C20LET

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Motorri C20LET i vendosur Kadett GSi

C20LET është një motor me djegie të brendshme nga Opel (General Motors Europe) 2,0 litërsh me kompresor turbo, 4 cilindërsh në vijë të drejtë dhe si lëndë djegëse përdor benzinën. Ai ka kapacitet prej 1.998 centimetra kub, ka 16 valvola, dy shufra me gunga në kokë të motorit (Overhead camshaft) DOHC. Sipas Institutit Gjerman për Standardizim (DIN) ky motor prodhon fuqi prej 150 kW, dhe gjeneron forcë rrotulluese tërheqëse prej 280 Nm.

Kotorri C20LET u paraqit në vitin 1992 dhe me të u pajisën modelet Opel Vectra Turbo dhe Calibra Turbo. Është pothuajse i njëjtë me C20XE, përveç pjesëve kryesore të turbinës KKK-16, pistonave të farkëtuar 86 mm prodhuar nga Mahle GmbH dhe Bosch Motronic M2.7 menaxhimi elektronik i motorit.

C20LET I ngjyrosur dhe përsonalizuar

Motori kryesisht pajisej me ndërruesin me 6-gjashtë shpejtësi F28 gearbox, edhe 4x4 sistemin e tërheqjes me 4 rrota aktive. Ky motor është një zgjedhje shumë e përdorur për zëvendësime, së bashku me 2 litra C20XE, edhe 2,5 e 3,0 litra V6 C25XE/C30XE.

C20LET dhe C20XE motorët janë vendosur në shumë modele tjera nga Opel siç janë Corsa A/B, Tigra, Vectra B, Astra F/G, Kadett E/D etj. Ku ka treguar sukses tepër të madh si motor tejet i qëndrueshëm me një performance tepër të lartë e gjithashtu edhe shpenzime e kosto jo shumë të lartë.

Kodi i motorit[redakto | redakto tekstin burimor]

Deshifrimi i emrit të motorit është si vijon :

C : Niveli i lirimit të gazrave : ECE R 83 A (si R 15.04)

20 : Kapaciteti i motorit - 2,0 L

L : Raporti i Kompresimit - 8,5 deri 9,0

E : Sistemi i Përzierjes –Injektim - Karburanti - Në shumë pika

T : Induksioni – Aspirim me Turbo

Opel Club Kosova