Cartoon Network

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cartoon Network
Logoja në përdorim prej 29 majit 2010
ShtetiShtetet e Bashkuara
Zona e transmetimitMbarëkombëtare
SelitëAtlanta, Georgia, SHBA
Programimi
Gjuha/ëtanglisht
spanjisht (me një kanal sekondar, transmetohet njëkohësisht audioja në të dyja gjuhët)
Përmasa e figurës
Pronësia
PronariWarner Bros. Discovery Networks
PrindiThe Cartoon Network, Inc.
Kanalet simotra
Historia
Nisur1 tetor 1992; 31 vite më parë (1992-10-01)
ThemeluesiTed Turner
Lidhjet
Faqja zyrtareCartoon Network

Cartoon Network (shpesh i shkurtuar si CN) është një kanal televiziv kabllor amerikan në pronësi të Warner Bros. Discovery. Televizioni është pjesë e The Cartoon Network, Inc., një divizion që gjithashtu ka nën kompetencë aktivitetet e transmetimit dhe prodhimit të Boomerang, Cartoonito, Adult Swim dhe Toonami. Kanali ka selinë në 1050 Techwood Drive NW në Atlanta, Georgia.

I themeluar nga Ted Turner (i cili emëroi Betty Cohen si presidenten e parë të televizionit),[1] ai u lançua më 1 tetor 1992, dhe kryesisht transmeton seri televizive të animuara, kryesisht programe për fëmijë, duke përfshirë zhanret nga aksioni tek komedia. Tani për tani transmetohet nga ora 06:00 deri në 17:30 çdo ditë (koha lindore/paqësore; koha e shkyçjes ndryshon sipas pushimeve dhe programeve speciale). Cartoon Network synon kryesisht fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç, ndërsa blloku i tij në mëngjes Cartoonito synon fëmijët e moshës parashkollore [2] dhe blloku i mbrëmjes Adult Swim synon adoleshentët më të rritur dhe të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç.[3]

Cartoon Network furnizohet edhe në gjuhën spanjolle, ose nëpërmjet një kanali të veçantë me pjesën audio angleze të hequr si pjesë e një pakete rrjetesh televizive në gjuhën spanjolle të shitura nga ofruesit e abonimit, ose një pjesë të veçantë audio të aksesueshme përmes opsionit SAP, në varësi mbi ofruesin.

Që nga marsi 2021, Cartoon Network është në dispozicion për rreth 94 milionë shtëpi me pagesë në Shtetet e Bashkuara.[4]

Krahas kanalit amerikan, Cartoon Network furnizohet përmes verzioneve lokale nëpër tregje ndërkombëtare, duke përfshirë Amerikën Jugore, Europën, Afrikën, Azinë dhe Australinë. Në tregun shqiptar furnizohet përmes shumicës së platformave kabllore, duke përfshirë Tring TV (Shqipëri) dhe Artmotion (Kosovë).

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 9 gusht 1986, Turner Broadcasting System bleu Metro-Goldwyn-Mayer/United Artists. Më 18 tetor të atij viti, Turner do ta shiste me zor MGM-in, por e mbajti një pjesë të madhe të librarisë së vet filmike dhe televizive prej përpara muajit maj 1986 (plus një pjesë të librarisë së UA) dhe formoi Turner Entertainment Co.[5] Më 8 tetor 1988, kanali kabllor Turner Network Television (TNT) u lançua dhe e fitoi publikun përmes librarisë së gjerë filmike.[6] Në 1991, Turner poashtu bleu librarinë e studios animuese Hanna-Barbera.[7][8] Ted Turner përzgjodhi Betty Cohen (atëkohë Zëvendëskryetarja e TNT-së) që ta shpikë një rrjet televiziv që të jetë shtëpia e këtyre programeve.[9] Më 18 shkurt 1992, Turner Broadcasting i lajmëroi planet e veta që ta lançojë Cartoon Network-un si vendi adekuat për animacion.[10] Më 12 mars 1992 u themelua kompania prind me të njëjtin emër.[11] Më 1 tetor 1992, kanali u lançua zyrtarisht si televizioni i parë kabllor i njëtrajtshëm dhe 24-orësh me animacionin si tematikë.

Në 1994, dikasteri i ri i Hanna-Barberës, Cartoon Network Studios, u themelua dhe filloi prodhimin e serisë What a Cartoon!. Kjo seri debutoi në 1995, duke ofruar filma të animuar me metrazh të shkurtër. Në 1996, transmetoi Cartoon Network dy programe parashkollore: Big Bag, një program hibrid me aktorë të gjallë dhe kukulla e prodhuar nga Children's Television Workshop, dhe Small World, që përfshinte seri të animuara parashkollore të importuara nga shtete të huaja. Turner Broadcasting System u bashkua me Time Warner[12], që e konsolidoi zotërimin e animacionit të Warner Bros. Rrjeti do të vazhdonte me prodhime origjinale prej atëherë.

Programacioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programacioni i tanishëm origjinal i Cartoon Network-ut përfshin seri si The Amazing World of Gumball, Craig of the Creek, dhe We Baby Bears. Programacioni origjinal i rrjetit prodhohet në Cartoon Network Studios, ndërsa seritë e tjera janë prodhuar në bashkëpunim me ose blerë nga studiot e tjera, duke përfshirë përkatësen Warner Bros. Animation. Në të kaluarën, Cartoon Network ka prodhuar dhe transmetuar programe hibride me animacion dhe aktorë të gjallë.

Ndër vite, rrjeti ka transmetuar filma të shkurtër nga seritë Looney Tunes, Merrie Melodies, Tom & Jerry, dhe Droopy në rotacion të vazhdueshëm, që prej lançimit të rrjetit në vitin 1992 deri në 2017. Në vitet e hershme, Cartoon Network përfitoi prej qasjes në gamën e gjerë të programacionit të animuar, duke përfshirë libraritë e Warner Bros. (Looney Tunes dhe Merrie Melodies), Metro-Goldwyn-Mayer (Tom & Jerry), Hanna-Barbera (Flintstonët, Scooby-Doo, Snorks), dhe DC Comics (Superman, Batman, Wonder Woman, Liga e Drejtësisë, dhe Titanët e Rinj). Zotërimi i Hanna-Barberës i dha Turner-it dhe Cartoon Network-ut qasje në një studio të përforcuar animuese, gjë që rivalët e vet nuk e kishin.[13] Shumica e këtyre serive u hoqën deri 1999 dhe u zhvendosën në Boomerang në 2000.

Seritë origjinale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një pjesë e madhe e programacionit rrjedh nga studioja vetanake e rrjetit, Cartoon Network Studios. Duke filluar si një dikaster i Hanna-Barberës, kjo studio do të prodhonte seritë më të hershme origjinale, duke përfshirë Dexter's Laboratory, Cow and Chicken, I Am Weasel, Johnny Bravo, dhe The Powerpuff Girls. Cartoon Cartoons ishte atëherë marka për seritë origjinale të animuara, por përdorimi i saj u bë më i rrallë deri në 2003. Emri eventualisht u pushua në 2008. Krahas kësaj, disa prej serive origjinale të Cartoon Network-ut janë prodhuar nga studio të huaja. Shembuj me vlerë përfshijnë Ed, Edd n Eddy, Courage the Cowardly Dog, and Codename: Kids Next Door. Emri Cartoon Cartoons u ringjall në vitin 2021 për një program që financon dhe përkrah filma të shkurtër të animuar.[14][15]

Blloqe programacioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga 1999 deri 2003, Cartoon Cartoon Fridays ishte blloku themelor i kanalit, duke dhënë premiera të serive origjinale të Cartoon Network-ut nën këtë markë; prej 2003 deri 2007 u riemërtua "Fridays" pasi po e nxirrte prej funksioni këtë markë. Blloku Toonami, që fillimisht u transmetua prej 1997 deri 2008, përmbante kryesisht seri aksioni dhe u synua drejt grupmoshave më të rritura dhe adoleshente, duke përfshirë seri anime; ai u rilançua më vonë nën kujdesin e Adult Swim-it në 2012. Në vitin 2009 u eksperimentua me bllokun CN Real, që shquante programe reality show me aktorë të gjallë (jo të animuara), me synim kah publiku rinor.[16] Në 2011 u prezantua blloku DC Nation, i fokusuar mbi seritë e adaptuara nga renditja e DC Comics.[17]

Në shtator 2021, Cartoon Network prezantoi dy blloqe të reja të orientuara respektivisht drejt publikut parashkollor dhe familjar,[18][19] duke përfshirë bllokun parashkollor Cartoonito,[20][21] dhe bllokun e ri të së dielës në mbrëmje ACME Night – i cili kryesisht mban filma familjarë dhe përmbajtje të librarisë së madhe filmike, si dhe seri të tjera origjinale, speciale, dhe filma televizivë nga Warner Bros. Animation, si dhe disa programe nga Adult Swim.[22] Ata u prezantuan si pjesë e një përpjekjeje nga kreu i ri Tom Ascheim për të zgjeruar shtrirjen demografike të Cartoon Network-ut.[23] ACME Night u zhvendos në Adult Swim më 3 shtator 2023, për shkak se Adult Swim e zhvendosi orarin e tij të kyçjes ditore në orën 17:00 (koha lindore/paqësore).

Redaktimi i filmave të shkurtër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoon Network, gjatë historisë së tij, ka transmetuar shumicën e filmave të shkurtër të animuar të Warner Bros., të krijuar fillimisht midis viteve 1920 dhe 1960, por rrjeti redaktoi skena që përshkruanin qitjen e armëve, pirjen e alkoolit, shakatë duke përfshirë kaubojët dhe indianët, duhanin dhe humorin e pandjeshëm. Versionet e paredaktuara u ndaluan nga transmetimi dhe publikimi i gjerë në tregun e videove. Coal Black dhe de Sebben Dwarfs (1943), një film i shkurtër politikisht i pasaktë por i vlerësuar mirë nga kritikët, dukej që u tërhoq plotësisht, ndërsa The Scarlet Pumpernickel (1950) dhe Feed the Kitty (1952), të dy të vlerësuar mirë, finalet e tyre u redaktuan shumë. për shkak të dhunës.

Vëmendja e medias u kushtua në qershor 2001 lidhur me një vendim të rrjetit në lidhje me lëshimet e mëtejshme nga transmetimi. Cartoon Network më parë planifikoi një maratonë 49-orëshe çdo vit të njohur si June Bugs, duke premtuar se do të transmetonte çdo të shkurtër të animuar të Bugs Bunny në rend kronologjik.

Rrjeti fillimisht synonte të përfshinte 12 pantallona të shkurtra për transmetimin e maratonës në vitin 2001 (njëri prej tyre pjesë e listës së Censured Eleven të karikaturave Merrie Melodies dhe Looney Tunes të hequra efektivisht nga shpërndarja) që ishin bërë të diskutueshme për përdorimin e stereotipeve etnike dhe kombëtare, megjithëse transmetimi. ata pas mesnate për t'u siguruar që pak fëmijë të shikonin, me prezantime në lidhje me vlerën e tyre historike si përfaqësues të një kohe tjetër.

Brende dhe njësi të ndërlidhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoonito[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Adult Swim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Toonami[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Boomerang[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbime të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studiot e produksionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoon Network Studios[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Williams Street[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hanna-Barbera Studios Europe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoon Network Productions[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoon Network Latin America Original Productions[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Media[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoon Network Games[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoon Network Enterprises[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aplikacioni mobil[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Licensimi i librave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Video lojërat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Online[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marketingu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërkombëtarisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga themelimi, Cartoon Network dhe kanalet e veta simotra kanë vendosur furnizuesë të ndryshëm kombëtarë dhe rajonalë. Që prej viteve të hershme 1990 dhe 2000, rrjeti u zgjerua në shtete si Kanadaja, Meksika, Amerika Jugore, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, si dhe Afrika e disa rajone paqësore aziatike.[24][25]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Betty Cohen". SheMadeIt.com (në anglisht). The Paley Center for Media. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 17 tetor 2015.
  2. ^ Milligan, Mercedes (16 gusht 2021). "Cartoonito Pre-K Block Debuts Sept. 13 on HBO Max & Cartoon Network". Animation Magazine (në anglisht). Marrë më 19 gusht 2021.
  3. ^ "Adult Swim/CN Split Cements Strategy". ICv2 (në anglisht). GCO. 3 mars 2005. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2012. Marrë më 30 nëntor 2012.
  4. ^ ""Birdgirl" Takes Flight April 4 on Adult Swim" ["Birdgirl" Fluturon më 4 Prill në Adult Swim]. The Futon Critic (në anglisht). Marrë më 16 mars 2021.
  5. ^ Delugach, Al (4 mars 1986). "Way Cleared for Turner's MGM Deal" [Lirohet Rruga për Marrëveshjen e Turner-it për MGM]. Los Angeles Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2011. Marrë më 30 gusht 2010.
  6. ^ Hall, Jane (23 janar 1990). "Ted Turner's TNT Exploding Onto the Cable Scene". Los Angeles Times. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2010. Marrë më 30 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "TBS Buys Animator Hanna-Barbera Library for $320 Million". Los Angeles Times. 29 tetor 1991. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2019. Marrë më 14 dhjetor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Turner Buying Hanna-Barbera". The New York Times. 30 tetor 1991. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2013. Marrë më 13 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Betty Cohen". SheMadeIt.com. The Paley Center for Media. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 17 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Carter, Bill (19 shkurt 1992). "The Media Business; Turner Broadcasting Plans to Start a Cartoon Channel". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2013. Marrë më 28 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "THE CARTOON NETWORK, INC. :: Georgia (US) :: OpenCorporates". OpenCorporates (në anglisht). Marrë më 2023-08-09.
  12. ^ Lander, Mark (23 shtator 1995). "Turner to Merge into Time Warner, a $7.5 Billion Deal". The New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2011. Marrë më 30 korrik 2010.
  13. ^ Stabile, Harrison (2003), p. 98
  14. ^ de Wit, Alex Dudok (15 prill 2021). "Cartoon Network Studios Launches First Dedicated Shorts Program In Over A Decade". Cartoon Brew. Shorts. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2021. Marrë më 16 prill 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Low, Elaine (15 prill 2021). "Cartoon Network Studios Debuts New Animated Shorts Program". Variety. News. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2022. Marrë më 16 prill 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Lloyd, Robert (17 qershor 2009). "Reality shows, kid style". Los Angeles Times (në anglishte amerikane). Marrë më 10 korrik 2022.
  17. ^ "Cartoon Network Builds on Brands, Launches DC Nation Block". Animation World Network (në anglisht). Marrë më 10 korrik 2022.
  18. ^ Milligan, Mercedes (16 gusht 2021). "Cartoonito Pre-K Block Debuts Sept. 13 on HBO Max & Cartoon Network". Animation Magazine. Marrë më 19 gusht 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Tapp, Tom (1 shtator 2021). "WarnerMedia Kids & Family Launches Weekly 'ACME Night' Programming Block For Families On Cartoon Network". Deadline (në anglishte amerikane). Marrë më 10 korrik 2022.
  20. ^ Tapp, Tom (1 shtator 2021). "WarnerMedia Kids & Family Launches Weekly 'ACME Night' Programming Block For Families On Cartoon Network". Deadline (në anglishte amerikane). Marrë më 10 korrik 2022.
  21. ^ Milligan, Mercedes (1 shtator 2021). "WarnerMedia Kids & Family Launching 'ACME Night' Block Sept. 19". Animation Magazine (në anglishte amerikane). Marrë më 20 shtator 2021.
  22. ^ Tapp, Tom (1 shtator 2021). "WarnerMedia Kids & Family Launches Weekly 'ACME Night' Programming Block For Families On Cartoon Network". Deadline (në anglishte amerikane). Marrë më 10 dhjetor 2022.
  23. ^ Whyte, Alexandra (5 shkurt 2021). "WarnerMedia's roadmap for world domination". Kidscreen. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Newcomb, Horace (2014). Encyclopedia of Television (në anglisht). Routledge. fq. 469. ISBN 978-1135194727. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2016. Marrë më 3 tetor 2015.
  25. ^ "Cartoon Network – International Sites" (në anglisht). Turner Broadcasting System. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2015. Marrë më 3 tetor 2015.