Caterina Albert

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Caterina Albert i Paradís
Lindi me: 1869
Lindi në: L'Escala,Kataloni
Vdiq me: 1966
Kombësia: Spanjolle
Profesioni: Shkrimtare


Caterina Albert i Paradís (lindi në L'Escala,Spanjë), (1869-1966), e njohur më mirë nga pseudonimi i saj Victor Català, ajo ishte një shkrimtare spanjolle e cila mori pjesë në lëvizjen Moderne dhe ishte autorja e një prej veprave të rëndësishme të këtij zhanri, Solitud (Vetmia) (1905). Aftësia e saj letrare është njohur për herë të parë në vitin 1898 kur ajo mori çmimin Jocs Florals (Lojërat e Luleve); së shpejti pas kësaj, ajo filloi të përdor pseudonimin Victor Català , duke e marrur atë nga një protagonist i një romani të cilin ajo kurrë nuk e përfundoi. Pavarësisht nga suksesi i saj si dramaturge dhe përpjekjet e saj në poezi, ajo është e njohur për punën e saj në letërsinë treguese, me forcën e stilit të saj dhe pasurinë e të folurit të saj që veçanërisht e vunë në dukje. Ajo vdiq në qytetin e saj të lindjes L'Escala, Kataloni, në vitin 1966 dhe është varrosur në Cementiri Vell (Varrezat e Vjetra) të L'Escala-s.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Vitet e hershme dhe Modernizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ajo e filloi karrierën e saj letrare shumë e re, në bashkëpunim me l'Almanach de L'Esquella de la Torratxa. Ky publikim satirik paraqiti poezitë e saja të para romantike nën pseudonimin Virigili d’Alacseal -midis viteve 1897 dhe 1900.

Rreth kësaj kohe ajo mori çmimin Jocs florals d 'Olot (një çmim i dhënë gjatë Ditës së Shën Gjergjit Katalon) për poezitë e saj "Lo llibre nou" (Libri i ri) dhe monologun "La infanticida "(Vrasja e fëmijëve). Një skandal i vogël shpërtheu kur juria mësoi se autori i këtyre të fundit, një pune veçanërisht prekëse të teatrit, ishte një vajzë e re nga l'Escala, dhe kështu që nga kjo pikë e më tej Albert përdori pseudonimin Victor Català për të gjitha shkrimet e saj.

Libri i saj i parë i publikuar ishte përmbledhja e poezive Lo cant dels mesos (Këngët e muajve) në vitin 1901. Caterina Albert kishte profesione të tjera si: ajo ishte një desinjatore, një piktore dhe një skulptore. Për fat të keq, ky aspekt i talentit të saj asnjëherë nuk u bë pjesë e karrierës së saj profesionale: ajo u shfaq në vetëm një ekspozitë në jetën e saj, në Cercle Artístic de Sant Lluc në dhjetor të vitit 1955.

Duket se përderisa karriera e saj letrare filloi të përfundojë, ajo i la aspiratat e saj artistike prapa. Në vitin 1901 ajo botoi përmbledhjen e saj të vetme me monologje, 4 Monòlegs (Katër Monologjet) , dhe filloi bashkëpunimin me revistën moderniste Joventut (1900-1906). Ky publikim do të shërbejë si një platformë për të nisur atë në ndërgjegjen publike dhe për të çuar përpara ambiciet e saj letrare; në të, ajo shkroi "dramën rurale" të parë të saj, tregimet e saj më të errëta dhe më prekëse. Në 1902 libri i saj me titull Drames rurals (Drama rurale) u botua dhe misteri i pseudonimit të saj filloi t'i sjellë famën asaj. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ajo filloi lidhjet e saj me Narcís Oller dhe Joan Maragall. Duke përdorur pseudonimin e saj si një mburojë, ajo mundi të shkruaj çdo gjë i pëlqeu saj, pa ndonjë kufizim moral. Pa "Víctor Català", kritika mund të kthehej, pasi shoqëria ende nuk e shihnin me sy të favorshëm ndër autoret femra.

Në vitin 1902 fiksimi i saj në aspektet më të errëta të gjendjes njerëzore filloi të tërheq kritika. Së shpejti pas kësaj, ajo boton një koleksion të përrallave, Ombrívoles (1904) dhe një koleksion të dytë të poezive, Llibre Blanc (Libri i bardhë) (1905). Ajo gjithashtu botoi disa tregime më pak dramatike, si dhe disa poezi, në revistën Ilustració Catalana (Iluminizmi Katalon).

Vepra e saj më e famshme, Solitud (Vetmia), u botua në faqet e revistës Joventut midis viteve 1904 dhe 1905. Ajo është ribotuar në formën e një libri nga shtypi Biblioteca Joventut në vitin 1905, duke e çuar romanin në më shumë njohje, dhe duke e bërë Víctor Català një shkrimtar të njohur. Ajo botoi një përmbledhje të tregimeve, Caires vius, në vitin 1907 dhe pastaj filloi periudhën e saj të parë të "heshtjes letrare", për shkak të lëvizjes së shekullit të njëzet.

Periudha e dytë (pas vitit 1907)[redakto | redakto tekstin burimor]

Përderisa në vitin 1920 Caterina Albert publikoi një përmbledhje të rrëfimeve, La Mare Balena (Nëna Balenë), nuk ishte fundi i shekullit të njëzet në mesin e viteve 1920 kur ajo botoi novelën e dytë të saj, dhe të fundit, Un film (Një film) (1926). Gjatë gjithë karrierës së saj ajo ishte e lidhur edhe me Jocs Florals (Lojërat luleve) të Barcelonës duke kryesuar mbi gjykimin në vitin 1917. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e Akademisë së Gjuhës Katalone (duke filluar në vitin 1915) dhe Akademisë së Letrave të Mëdha të Barcelonës (duke filluar në vitin 1923). Ajo fitoi për të dytën herë Englantina d’or (Trëndafili i artë, çmimi kryesor) të Jocs Florals (Lojrat e luleve) të Barcelonës me poemën e saj Cavalls del port (Kuajt e portit). Ajo ishte gjithashtu një folkloriste aktive madje edhe arkeologe, duke mbledhur dhe klasifikuar mbetjet greke dhe romake. Ajo ra në heshtje e saj të dytë letrare me fillimin e luftimeve në Luftën Civile Spanjolle.

Periudha e Pasluftës[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk ishte viti 1944 kur Albert botoi një tjetër punë-përmbledhjen e saj të parë të tregimeve në spanjisht, Retablo (1944). Dy vjet më vonë ajo zbuloi një koleksion të prozës letrare në lidhje me temat vendase, "Mozaiku" (1947), që u bë puna e parë e ribotuar në edicionin katalonisht e shtëpisë botuese Dalmau. Pas pak ajo filloi lidhjen e saj të frytshme me botuesit Selecta, me të cilët ajo botoi veprën "Vida Mòlta" (1950) dhe "Jubileu" (1951), koleksionet e saj të fundit të tregimeve, dhe më në fund Obres Completes (Veprat e plota) (1951, 1972). Pas vdekjes së saj Selecta do t'e ri-publikonte punën e saj.

Veprat Letrare[redakto | redakto tekstin burimor]

Kariera letrare e Caterina Albert mund të ndahet në tri periudha :

  • Modernizmi
    • "El cant dels mesos" (1901), përmbledhje poemash.
    • "Llibre Blanc-Policromi-Tríptic" (1905), përmbledhje poemash.
    • "Quatre monòlegs" (1901), përmbledhje monologjesh.
    • "Drames rurals" (1902), përmbledhje tregimesh.
    • "Ombrívoles" (1904), përmbledhje tregimesh.
    • "Caires Vius" (1907), përmbledhje tregimesh.
    • "Solitud" (1905), roman.
  • Periudha e dytë: nga viti 1907 deri në Luftën Civile Spanjolle
    • "La Mare-Balena" (1920), përmbledhje tregimesh.
    • "Un film 3.000 metres" (1926), roman.
    • "Marines" (1928), anthology.
    • "Contrallums" (1930), përmbledhje tregimesh.
  • Periudha e Pasluftës
    • "Retablo" (1944), përmbledhje tregimesh në spanjisht.
    • "Mosaic" (1946), përmbledhje prozash letrare.
    • "Vida mòlta" (1950), përmbledhje tregimesh.
    • "Jubileu" (1951), përmbledhje tregimesh.
    • "Obres Completes" (1951).
    • "Obres Completes" (1972).

Brenda periudhës së modernizmit, si dhe të gjithë karrierës së saj letrare, Solitud duhet theksuar veçanërisht, pasi ajo në mënyrë të përkryer përmbledhi modernizmin katalon dhe ende është vepra e saj më e njohur. Protagonistja e romanit, Mila, është një grua që lufton kundër rrethit të saj shoqëror dhe për individualitetin e saj. Në vitin 1909 vepra fitoi preminë Fastenrath, dhe është përkthyer në shumë gjuhë.

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Lluís ALBERT (ed.), Quincalla. Mil adagis per aprendre vocabulari, Edicioni i 62-të, Barcelonë, 2005.
  • Francesca BARTRINA, Caterina Albert/Víctor Català. La voluptuositat de l'escriptura, Eumo, Vic, 2001.
  • Lurdes BOIX, Jordi BOIX, Els paisatges de Caterina Albert i Paradís, "Víctor Català". Un itinerari històric i literari a través dels indrets vinculats a l'escriptora de l'Escala, Ajuntament de l'Escala, 2005.
  • Jordi CASTELLANOS, Víctor Català dins RIQUER/COMAS/MOLAS, Història de la literatura catalana, vol. 8., Barcelona, Ed. Ariel S.A., 1985, ps. 579-623.
  • Jordi CASTELLANOS, Víctor Català, escriptora, dins Literatura, vides, ciutats, Universitària 6, Edicions 62, 1997, ps. 51-110.
  • Jordi CASTELLANOS, "Solitud", novel·la modernista, Els Marges,núm. 25, 1982, Barcelona, ps. 45-70.
  • DIVERSOS AUTORS,Actes de les primeres Jornades d'estudi sobre la vida i obra de Caterina Albert Paradís "Víctor Català" , L'Escala, 9-11 d'abril de 1992, a cura d'Enric Prat i Pep Vila. Ajuntament de l'Escala, PAM, Barcelona, 1993.
  • DIVERSOS AUTORS, II Jornades d'estudi Vida i obra de Caterina Albert (Víctor Català), 1869-1966,L'Escala, 20, 21 i 22 de setembre 2001. Ajuntament de l'Escala, PAM, Barcelona, 2002.
  • DIVERSOS AUTORS, Caterina Albert. Cent anys de la publicació de "Solitud", Simposi celebrat a la Residència d'Investigadors CSIC- Generalitat de Catalunya els dies 18 i 19 de novembre de 2005, Publicacions de la Residència d'Investigadors, 30, Barcelona,2007.
  • DIVERSOS AUTORS,Actes de les terceres jornades d'estudi sobre la vida i l'obra de Caterina Albert Paradís "Víctor Català" (en ocasió del centenari de "Solitud" 1905-2005. Edició a cura d'Enric Prat i Pep Vila, Curbet, Girona, 2006.
  • Ricard GUANTER I FLAQUÉ, Caterina Albert i Paradís. "Víctor Català", vista per un escalenc. Allò que les biografies no diuen,Curbet, Girona, 2006.
  • Josep MIRACLE, Caterina Albert i Paradís "Víctor Català" , Ed. DOPESA (Pinya de rosa, 30), 1979.
  • Irene MUÑOZ I PAIRET (ed.), Epistolari de Víctor Català.(vol. I), Curbet, Girona, 2005.
  • Núria NARDI, Víctor Català dins Història de la Literatura Catalana, Vol. II, Edicions 62, Barcelona, 1984, ps. 93-104.
  • Joan OLLER I RABASSA, Biografia de Víctor Català, Rafael Dalmau, Barcelona, 1967.

Linqe të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]