Centauri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Centauri në kantharos, Boeotia, (Muzeu i Luvrit)
Cetauri me nimfën ga Laurent Marqueste, mermer, 1892, Tuileries Garden, Paris.
Skelet Centauri i formuar nga kocka të vërteta njeriu dhe zebre nga Skulls Unlimited International.


Centauri ose Kentauri figur e mitologjisë greke, që përfytyrohej si një qenie nga mesi e sipër si burrë e nga mesi e poshtë kalë.

Centaurët (greq. Kentauroi, lat. Centauri) - popull mitik katërkëmbësh gjysmënjerëz-gjysmëkuaj që jetonin në Tesali dhe në Arkadinë Perëndimore

Me përjashtime të vogla ishin të vrazhdë, të egër dhe të disponuar armiqësisht ndaj njerëzve. Në të shumtën, shkonin në masë anonime, ndërsa me emra i dimë pak më tepër se njëzet. Mitet më të vjetra nuk flasin asgjë për origjinën e tyre. Atyre në shek V, para e.s. poeti Pindar ua ka mveshur për babë burrin me emër Kentaur, i cili kinse ka qenë i biri i Iksionit, mbretit të lapitëve dhe Nefelës, resë së mishëruar. Kentauri kinse e kishte bërë barëse si pelë të egër në malet e Tesalisë. Në mitet e grekëve lindorë kentaurët nuk paraqiten. Azia e Vogël u bë atdheu i qenjeve të ngjashme (por vetëm dykëmbëshe) gjysmënjerëz dhe gjysmëkafshë - silenëve. Gjenerata më e re e kentaurëve ka humbur mjaft nga egërsia e saj e parë, iu bashkangjit silenëve e panëve dhe me ta formoi një përcjellje të shfrenuar të zotit Dioniz.

Prej masës së kentaurëve të egër dalloheshin vetëm dy vetë: Hironi, i bi¬ri i titanit Kron dhe e Oqeanidës Fibres dhe Foli, kinse i biri i Silenit dhe e njëfarë nimfe. Hironi dallohej me mençuri dhe ishte mësues i shumë kreshnikëve të famshëm, në mesin e të cilëve i Kastorit dhe Polideukut, Jazonit, Peleut dhe Akilit. Foli ishte mik i trimit Herakli. Prej kentaurëve të tjerë të famshëm ishte Euritoni, atëleti i madh dhe shkaktar i luftës me lapitet, në të cilën është vrarë shumica e kentaurëve. Proverbial u bë Neso dinaku, i cili u vra prej shigjetave të Herakliut kur u përpoq t'ia rrëmbejë gruan, Deanira.

Për kentauret më të dalluar do të gjejmë te titujt e veçant. Këtu do të flitet vetëm për luftën e tyre tragjike me lapitët. Lufta u shkaktua në darsmën e Piritout, mbretit lapit me Hipodaminë, në të cilën kanë qenë të ftuar edhe kentaurët me gjithë kreshnikët e famshëm të deriatëhershëm. Në gostinë dasmore (në pajtim me anën e natyrës njerëzore të tyre) aq ishin dehur sa që në ta shpërtheu temperamenti i tyre shtazarak. Udhëheqësi i tyre, Euritioni, pa kurrfarë arsyeje u hudh në Hipodaminë dhe deshti ta rrëmbejë, kurse shembullin e tij e ndoqën edhe kentauret e tjerë, kështu që në krihët e tyre u gjetën të gjitha gratë lapite të pranishme. Piritou me lapitët dhe kreshnikët grekë, kuptohet se ngritet në mbrojtjen e tyre. Pasi që në sallën e gostisë nuk kanë pasur armët iu desht të luftonin me atë çka kishin për dorësh. I hudhnin në kentaurët vazat dhe karrigat, i rrahnin me këmbët e tavolinave të thyera dhe me duar. Lufta përfundoi me fitoren e grekëve, ndërsa prej kentaurëve mbetën vetëm frikacakët të cilët ikën në pyjet e Peliut dhe nga këtu në jug dhe në perëndim, ku pasardhësit e tyre e kanë pritur përfundimin e botës së miteve greke.

Lufta e kentaurëve me lapitët është njëra prej temave më të dashura të artistëve grekë dhe kjo për arsye se kjo luftë e simbolizon unitetin e grekëve kundër barbarëve dhe se përfundimi i saj shënon ngadhënjimin e të drejtës kundër të padrejtës, të qytetërimit ndaj jetës së egër "të njerëzve të malit". Me ngjarjet nga kjo luftë grekët i zbukuronin tempujt, godinat publike dhe përmendoret. I njohim nga metopat në Partenonin athinas dhe nga frontoni perëndimor i tempullit të Zeusit në Olimp, nga Tezeoni athinas etj., dhe dihet se i kanë zbukuruar edhe "dy mrekullitë e botes" antike (Mauzoleun e Halikarnasit, për të cilin stolitë i kanë punuar Leohari dhe truporen e Zeusit në Olimpi, që e ka punuar Fidia). Janë ruajtur më se njëqind e njëzet vaza gre¬ke dhe dhjetëra relieve e mozaiqe greke. Piktura në vaza me pamjet e tjera nga jeta e kentaurëve (p.sh. Herakliu dhe Neso, Herakliu dhe Foli etj.) janë të njohura më së njëqind. Figura më e vjetër e ruajtur e kentaurit (Shigjetari e sulmon kentaurin) gjendet në vulën prej guri, me siguri nga shek. IX - VII para e.s., (sot gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit). Skulpturat më të njohura antike të Kentaurëve të tipit më të ri dhe të vjetrit gjenden në Muzeun Kapitolian në Romë, në Muzeun e Vatikanit dhe në Luvër të Parisit. Mozaiku i njohur Lufta e kentaurëve me bishta nga vila e Hadrianit në Tivoli (për nga koha rreth vitit 125 të e.s.) sot gjendet në Muzeun Shtetëror të Berlinit në Gjermani.

Artistët e kohërave moderne shpesh dhe me ëndje i janë kthyer mitit për kentaurët. Le ta përmendim vetëm basrelievin e Luftës së kentaurëve me lapitet të Mikelangjelos, për nga koha rreth vitit 1493 dhe sot gjendet në Casa Buonarroti (Kaza Buonaroti) në Firencë, pastaj pikturën e Luftës së kentaurëve me lapitët e Pierdi Cosimo (Pjer di Kozmiti) për nga koha nga kalimi i shek. XV në atë XVI që sot gjendet në Galerinë Kombëtare të Londrës, Kentauri dhe Herakliu i Giuseppe Riberes (Gjuzepe Riberës) për nga koha nga gjysma e shek XVII dhe sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit, skulpturat Lapiti në luftë me kentaurët e Antione Louise Bayeut (Antoan Luiz Bajeut), Kentauri dhe kentaura e Auguste Rodinit (Ogyst Rodenit) (në disa shembuj në Paris dhe Filadelfi, Kentauri në vdekje dhe kentaturi e hudh shigjetën me hark e Emil Antoine Bourdelit (gjendet në Galerinë Popullore të Bukureshtit dhe në Muzeun Metropolitan në Nju-Jork) dhe Vdekja e kentau¬rit e William Rimmerit (poashtu në Muzeun Metropolitan në Nju-Jork).

Prej pikturave të reja po i përmendim së paku vizatimet e Kentaurit të He¬nri Matissit dhe Pablo Picassos (Hanri Matis dhe Pablo Pikaso). Kentaurin nga blloku i mermert të rëndë tetëmbdhjetë tona e ka gdhendur Ernest Neizvestni në Vërnjaçka Banjë. Përmendoren më të madhe të kentaurëve të mundur e kanë ngritur astronomët antikë. Me emrin e tyre e kanë quajtur hyllësinë që quhet kështu edhe sot.