Charles Maurice de Talleyrand - Périgord

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Charles Maurice de Talleyrand - Périgord (1754 - 1838), një nga diplomatët më të mëdhenj që ka njohur bota, i shërbeu Francës në kohën e Napoleonit. Politikan i zhdërvjelltë, karrierist, i etur për fitime vetjake, mjeshtër i intrigave politike, ai i tradhtoi njëri pas tjetrit të gjithë eprorët në emër të interesave personale. Ishte ministër i Jashtëm në periudhën e Direktoratit, Konsullatit, Perandorisë dhe Restaurimit. Si përfaqësues i Francës në Kongresin e Vjenës (1814 - 1815), arriti të zbuste prirjet ekspansioniste të Prusisë dhe të Rusisë duke mbrojtur "Parimin e ligjshmërisë", çka donte të thoshte që shtetet duhet t'u kthehen sovranëve të ligjshëm të tyre.

Për marrëdhëniet anglo-franceze, Talejrandi u shpreh: "Franca dhe Anglia duhet të jenë të bashkuara fort, ashtu si kali me kalorësin. E rëndësishme është vetëm një gjë: të mos jesh kali!"

Meqënëse Talejrandi "i shiti" të gjithë eprorët, për të thuhej se "i shiti të gjithë ata që e blenë".