Charmed
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||
Charmed ishte një serial i prodhuar në ShBA nga "The WB". Seriali filloi më 7 tetor 1998 dhe mbaroi më 21 maj 2006.
Përmbajtja |
Përmbajtja [redakto]
Seriali fillon kur tre motrat Prue (Shanen Doherty), Piper (Holly Marie Combs) dhe Phoebe (Alyssa Milano) Halliwell, rikthehen në shtëpinë e tyre në San Francisco, gjashtë muaj pas vdekjes së gjyshes.
Më e vogla e motrave, Phoebe, gjen nje libër me emrin "The Book of Shadows" (Shqip: "Libri i Hijeve") në papafingon e kësaj shtëpije, dhe pa dashje ajo lexon me zë nga libri, dhe kështu ajo dhe motrat e saj marrin fuqite magjike që ju takojne:
- Prue mund të lëvizë gjëra më fuqine e mendjes (Telekinesis) , dhe në sezonet e mëtejshme te serialit, ajo ka edhe fuqine e projektimit yjor (Astral Projection).
- Piper mund te ndaloje molekulat e çdo trupi (Temporal Stasis) , në në sezonet e mëtejshme, ajo mund te shpërtheje gjëra (Molecular Combustion) .
- Phoebe ka fuqine që të shikoje në të ardhmen (Premonitions) , te shkuaren (ClairVoyance) , më pas edhe fuqine e levitimit (Levitation), dhe të empatise (Empathy), aftesi per te percjelle ndjenjat.
- Paige është gjysmëmotra e tyre. Kur Prue vdes, Phoebe dhe Piper e zbulojnë se Paige është motra e tyre, dhe sezonat në vazhdim kalojnë me Paige. Paige ka fuqinë e treshes "charmed", por pasi babai i saj ka qenë rrezatues i bardhë (ndryshe nje engjell), ajo poashtu ka fuqite e një rrezatueseje të bardhe.
- Leo është një rrezatues i bardhë, i cili dashurohet me Piper. Edhe Piper dashurohet me Leon, dhe ata martohen, e më pas bëjnë dy fëmijë: Wyatt dhe Chris.
- Darryl Morris është një polic i cili luan që prej sezonit të parë. Ai e di sekretin e të magjepsurave, prandaj tre motrat dhe Darryl bashkëpunojnë majft shpesh. Roli i tij është rol pozitiv.
- Cole- Nje gjysemdemon i cili bie ne dashuri me Phoebe-n dhe martohet me te. Më tej Phoebe kupton që ai kishte mbetur nje demon ,megjithese donte shume te ishte nje njeri i thjështë per te jetuar një jetë normale me të. Por vetëm dëshira nuk mjafton ,kështu që ajo me motrat e saj detyrohen ta vrasin
Aktorët [redakto]
- Prue - Shannen Doherty
- Piper - Holly Marie Combs
- Phoebe - Alyssa Milano
- Paige - Rose McGowan
- Leo Wyatt - Brian Krause
- Cole - Julian McMahon
- Wyatt (i vogel) - Jason Simmons
- Chris (i madh) - Drew Fuller
Shih edhe [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
- Faqja e stacionit "The WB" për Charmed
- Citate nga seriali Charmed
