CouchSurfing

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

CouchSurfing[redakto | redakto tekstin burimor]

Është një rrjet dhe uebsajt i shkëmbimit të mirëpritjes. Më një numër anëtarësh prej afro 2,8 milionë nga 246 shtete dhe vende, CouchSurfing ka një shkallë trafiku rreth 2500, sipas Alexa-s.

CouchSurfing

Themeluesit :

  • Casey Fenton
  • Dan Hoffer
  • Sebastien Le Tuan
  • Leonardo Bassani da Silveira

Themeluar më : 2003

Lokacioni : San Francisco, CA, United States

Hapësira shërbyese : Kudo

Fokusi : Shkëmbim mikpritjeje, pranim mbarëkombëtar

Metoda : Shërbim mikpritjeje

Motoja : pjesëmarrje në formimin e një Botë më të Mirë, një shtrat në çast

Uebsajti : www.couchsurfing.org

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Couchsurfing është një neologjizëm që i referohet praktikës së zhvendosjes nga njëra shtëpi e mikut, tek tjetra, të fjeturit në çfarëdo hapësirë të tepërt (rezervë), dysheme apo shtrat, zakonisht disa ditë para zhvendosjes në shtëpinë tjetër.

Anëtarësimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Regjistrimi është pa pagesë. Madje, anëtarëve u ofrohet mundësia e dhënies së informacioneve dhe fotografive të tyre dhe vendstrehimit që ofrojnë, nëse kanë një të tillë. Sa më shumë informacione të japin anëtarët, rritët gjasa që ndokush do ta gjejë anëtarin e besueshëm, të i cili do të bëhet mysafir apo mikpritës. Siguria zakonisht matët bazuar në referencat që i bëhen anëtarit, në bazë të shkëmbimit të informacionit në rrjetë. Vullnetarët mund t'i verifikojnë emrat dhe adresat. Anëtarët që kërkojnë strehim mund të kërkojnë për mikpritësit dukë shfrytëzuar disa parametra si : mosha, lokacioni,gjinia dhe niveli i aktivitetit.

Qëndrimet në shtëpi bëhen më marrëveshje midis mysafirit dhe mikpritësit, dhe kohëzgjatja, lloji dhe rregullat e qëndrimit të mysafirit zakonisht përpunohen deri në detaj. Nuk mund të bëhet fjalë për dëmshpërblim monetar, përpos për kompensim të shpenzimeve shkaktuara nga vetë personi (p.sh. ushqimi).

CouchSurfing siguron udhërrëfyes shëtitjesh dhe forume ku anëtarët mund të kërkojnë partnerë udhëtimi ose këshilla. Fokusi kryesor i CouchSurfing është "rrjeti social" dhe organizimi i aktiviteteve si kampingjet, mitingjet dhe aktivitet sportivë.

Uebsajti përmban nja bazë të shënimeve ku mund të bëhen kërkime të qindra ngjarjeve që do të organizohen nga anëtarët e CouchSurfing, përfshirë "Kampin Vjetor në Plazhin Berlin" i cili tërheq mbi 1000 vizitorë, "Kampin Dimëror" vjetor, dhe një festë "Viti i Ri" që bëhet në qytete të ndryshme të Evropës, çdo vit. Julian Assange dhe Daniel Bedingfield përfshihen në CouchSurf-erët e famshëm.

Verifikimi i Sigurisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekzistojnë tri metoda që janë dizajnuar për ta rritur sigurinë dhe besimin e shfletuesve dhe mysafirëve potencialë, dhe që janë të dukshme të profili i secilit prej anëtarëve :

  • 1. Referencat personale, të cilat shfletuesit dhe mysafirët mund t'i braktisin pasi ta kryejnë shërbimin.
  • 2. Një sistem opcional i verifikimit të kartelës së kreditit, dukë u mundësuar anëtarëve të "mbyllin" emrin dhe adresën e tyre, dukë bërë një pagesë më atë kartelë dhe dukë vendosur një fjalëkalim, të cilin CouchSurfing e dërgon në adresën elektronikë të paracaktuar nga poseduesi i kartelës. Kjo gjithashtu mundëson që CouchSurfing të kompensojë disa shpenzime të veta, dukë kërkuar një tarifë për verifikim. Për drejtësi, tarifa është e bazuar në një shkallë lëvizëse, dukë e futur në punë edhe "Purchasing Power Parity" dhe "Human Development Index" të shtetit ku e ka vendbanimin anëtari.
  • 3. Një sistem personal i sigurisë, përmes të cilit anëtari që është i etiketuar si i sigurte (fillimisht dukë u nisur nga vatë krijuesit e sajtit), mund të bëhet dorezan (garantues) për çfarëdo numri të anëtarëve të tjerë, të cilët i njeh apo i ka takuar nëpërmjet CouchSurfing, dhe u beson.

Ambasadorët[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarët të cilët kanë dëshiruar të jenë vullnetarë për detyra të ndryshme në sajt dhe kanë ndihmuar në shpërndarjen e lajmit rreth CouchSurfing, në përgjithësi kanë pasur mundësinë të bëhen ambasadorë. Ata duhet të jenë persona kyç që në mënyrë aktivë do të promovojnë shpirtin e CouchSurfing nëpër anëtarët dhe publikun. Në vend së të merren më reklamimin e sajtit, ata i mirëpresin anëtarët e rinj, u ndihmojnë rreth pyetjeve të tyre dhe të merren më punë tjera administrativë, të gjitha këto në baza vullnëtarë. Për momentin nuk janë dukë u bërë administratorë të rinj.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Qytetet më mbi 4,000 të regjistruar CouchSurfers më datën 3 Janar 2011
Shtetet më mbi 500 të regjistruar CouchSurfers më datën 3 Jana 2011

Në Janar 2011, kishte mbi 2,4 milionë persona të regjistruat në CouchSurfing, që është një shifër e krahasueshme më popullsinë e Letonisë apo Xhamajkës.

Gjithashtu në Janar 2011, anëtarët e CouchSurfing përfaqësonin më së 80000 qytete unikë në 245 shtete e vende. Rreth 20 % e tyre e kanë regjistruar shtetin e tyre si Gjermani, Francë, Kanada apo Angli, dukë qënë në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Qyteti më numrin më të madh të anëtarëve vendas ishte Parisi.

Anglishtja flitej nga afro 74 % e anëtarëve të CouchSurfing, kurse frëngjishtja 20 %, spanjishtja 17 % dhe gjermanishtja 16 %.

Mosha mesatarë e pjesëmarrësve ishte 28.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Casey Fenton[redakto | redakto tekstin burimor]

Projekti CouchSurfing ishte përfytyruar nga Casey Fenton më 1999. Sipas llogarisë së Fentonit, ideja i erdhi pasi kishte gjetur një fluturim të lirë nga Boston në Islandë. Ai u dërgoi imejla 1500 studentëve, në mënyrë të rastësishme, nga Universiteti i Islandës për t'i pyetur nëse mund të banonte. Përfundimisht, ai morri më së 50 përgjigje për mikpritje. Në kthimin e tij drejt Bostonit, ai filloi të zhvillontë idëtë që do ta definonin projektin CouchSurfing.

Fenton zhvilloi kodin më ndërprerje përgjatë disa viteve pasuese. Sajti u hodh në përdorim në bashkëpunim më Dan Hoffer, Sebastien le Tuan dhe Leonardo Silveira, si version "beta", në Janar 2003. Projekti u bë uebsajt publik në Janar 2004.

Në fillim rritja e sajtit ishte e ngadalshme. Kah fundi i 2004-ës, sajti kishte vetëm 6000 anëtarë. Në vitin 2005, rritja u shpejtua, dhe kah fundi i vitit, anëtarësimi arriti gati në 45000. Më 29 Janar 2011, CouchSurfing kishte gati 2,5 milionë anëtarë dhe është sajti më i popullarizuar për strehim pa pagesë. Në Prill 2011, sajti kishte një shkallë trafiku prej 2434, sipas Alexa-s.

Humbja dhe rilansimi i databazës më 2006[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Qershor 2006, projekti pati një varg problemesh kompjuterikë që çuan në humbjen e një pjesë të shënimeve nga baza e të dhënave, në mënyrë të pakthyeshme. Për shkak të sasisë së këtyre të dhënave kritikë që ishin humbur, Casey Fenton ishte i mendimit së projekti nuk do të mund të ringjallej. Më 29 Qershor 2006, ai u dregoi nga një imejl të gjithë anëtarëve, më përmbajtje :

"Përzemërsisht e kam të vështirë ta përballoj këtë situatë. CouchSurfing, të cilin e kemi njohur deri tani, nuk ekziston më."

Imejli i tij kishte hasur në kundërshtim njëzëri nga anëtarët dhe kishte gjetur përkrahje të konsideruar për rifillimin e projektit. Kolektivi i CouchSurfing gjedej në Montreal asokohe dhe ata që ishin të pranishëm atje u ngazhuan në rikrijimin e sajtit origjinal, dukë i bërë shfrytëzuesit t'i vendosnin sërish të dhënat për profilet e tyre. CouchSurfing 2.0 u shpall në fillim të Qershorit 2006, më qëllimin që të ishte ndërnacional për 10 ditë. Që nga rilansimi i sajtit, projekti ka gjetur mbështetje nga mediat ndërkombëtarë.

Incidenti në Leeds më 2009[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 5 Mars 2009, në Leeds, Britani të Madhe, një person më emrin Abdelali Nachet përdhunoi një grua nga Hong Kong-u, e cila kishte qëndruar të vendbanimi i tij përgjatë projektit CouchSurfing. Nachet u dënua më 10 vjet heqje lirie, dhe u dërgua në burg.

Organizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Misioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Formulimi i CouchSurfing për misionin e vet është "Krijo Përvojë Inspiruese" :

"Të CouchSurfing International, në parashikojmenje botë ku secili të mund të kërkojë dhe të krijojë lidhje kuptimplotë më njerëzit dhe vendtakimet e tyre. Ndërtimi i lidhjeve kuptimplotë ndërmjet kulturave na mundëson neve t'u përgjigjemi shumëllojshmërisë më kureshtje, mirësjellje dhe respekt. Të çmuarit e shumëllojshmërisë e shpërndan tolerancën dhe krijon një komunitet global."

Kolektivi i CouchSurfing[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga Qershori 2006, zhvillimi i uebsajtit është bërë në pjesën më të madhe nga Kolektivi i CouchSurfing : ngjarjet të cilat zgjasnin më ditë aop javë, e që bashkonin grupet e CouchSurfing në një qytet të zgjedhur, për të zhvilluar dhe përmirësuar CouchSurfing-un. Kolektivët e mëparshëm janë mbajtur në Montreal, Vjenë, Zelandë të Re, Roterdam, Tajlandë, Alaskë, Kosta Rikë dhe Stamboll.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]