Dërhemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dërhemi është njësi matëse e dalë nga përdorimi. Kjo njësi mase kishte vlerën e një të katërqindtës së okës. Po ashtu kjo shprehje përdoret për të treguar një nga gurët e vegjël prej metali, me peshë të ndryshme deri në pesëqind gramë, që përdorej për të peshuar. Ndërsa sot në popull apo letërsi përdoret për të treguar vlera shumë të vogla ngjashëm me shprehjet çikë, thërrime, grimë.[1]


Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980