Dajti (hotel)
Hotel "Dajti" ishte një hotel në Tiranë.
Vendndodhja [redakto]
Ai ndodhet në krah të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", shëtitorja kryesore e kryeqytetit.
Historia [redakto]
I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosion dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve '90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë.
Deri në vitin 1995, ndërmarrja Hotel "Dajti" ka qenë lider në fushën e hotelerisë dhe ka rezultuar me bilance mjaft pozitive. Ne maj te 2010 u fol per blerje nga banka e shtetit shqiptar per 50 milion euro, gjë që u vërtetua pak më pas.
Te dhena [redakto]
Ky hotel ka 85 dhoma, 124 krevate dhe ambiente për konferenca. Hotel Dajti është vlerësuar për arkitekturën e tij unike. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit në të cilin është vendosur Hotel Dajti është 8760 metra katror, ndërsa sipërfaqja nën objekt është 10240 metra katror.

