Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit.
[redakto] Historia
Banka e Shqipërisë u krijua gjatë procesit të tranzicionit me kalimin në sistemin bankar dynivelor dhe me krijimin e hapësirës së nevojshme ligjore për një bankë qendrore, e cila u zyrtarizua me miratimin e ligjit nr. 7559 "Për Bankën e Shqipërisë", datë 22 prill 1992. Rishikimet e mëvonshme që iu bënë këtij ligji u hartuan sipas modeleve të vendeve perëndimore e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë.
Banka e Shqipërisë ështe bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo mban, në përputhje me ligjin “ Për kontabilitetin” dhe standardet ndërkombëtare, llogari e regjistra, që në çdo kohë duhet të pasqyrojnë në mënyrë të saktë gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.
Në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të vendit, Banka e Shqipërisë gëzon të gjitha funksionet e mirëfillta të një banke qendrore klasike:
- Harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të vendit, për realizimin e objektivave të së cilës ajo përdor instrumentet e duhura monetare;
- Ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të kartmonedhës dhe të monedhës kombëtare.
- Mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë.
- Harton, miraton e zbaton regjimin e këmbimit valutor si dhe politikën e kursit të këmbimit.
- Licencon ose revokon licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare si dhe mbikëqyr aktivitetin bankar me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar.
- Shërben si bankier, këshilltar e agjent fiskal i Republikës së Shqipërisë.
- Shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë.
- Nxit funksionimin normal të sistemit të pagesave.
Banka e Shqipërisë drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga Guvernatori. Brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cënuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë e ka qendrën në Tiranë. Ajo ka 5 degë në rrethet Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë.
Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian.
Ky insitucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Njohur me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë ajo e filloi veprimtarinë e saj në vitin 1925.
Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e sistemit monetar e të kreditit në Shqipëri është historia e përpjekjeve që i paraprijnë krijimit të institucionit të bankës qendrore (1863-1924), krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925-1944), kalimit në Bankën e Shtetit Shqiptar (1944-1992) e cila kishte njëkohësisht atributet e një banke tregtare dhe ato të një banke qendrore, për të përfunduar në sistemin dynivelor me Bankën e Shqipërisë (që prej 1992), e cila përmbush atributet e plota të një banke qendrore.
[redakto] Ndertesa
Godina e Bankes se Shqiperise ka perfunduar se ndertuari ne vitin 1936. Stili i saj arkitektonik i perket rrymes se "Racionalizmit", rryme e cila lulezoi ne gjysmen e pare te shekullit XX ne Evrope. Projekti i godines eshte realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe, Vitorio Marpurgo.
Ky stil shquhet per volumet e medha dhe linjat e forta ne fasada. Kryesisht ai eshte aplikuar ne ndertimet shteterore me karakter zyrtar, me qellim qe te shprehte forcen e qeverive te asaj kohe dhe eshte perdorur ne shume vende te Evropes Perendimore. Ne kete kendveshtrim, edhe godina e Bankes se Shqiperise ben pjese ne ndertimet me te spikatura te asaj kohe ne llojin e vet, rrymes racionaliste.
Ne projekt-idene e saj, godina eshte konceptuar me planimetri shumekendeshe dhe ndare nga ana funksionale ne dy pjese, ne korpusin kryesor, qe do te kryente funksionin perfaqesues te bankes dhe ne pjesen operative te saj. Kjo e fundit do te ndertohej ne te dy krahet anesore te prapme te korpusit kryesor. Kjo pjese do te ndertohej ne vitet '40-te, por, per arsye te Luftes se Dyte Boterore, nuk u realizua ndertimi i saj.
Korpusi kryesor i saj eshte i ndertuar ne formen e nje harku, i detyruar nga pozicioni i saj ne sheshin kryesor te qytetit. Hyrja e saj kryesore eshte realizuar nga nje portal madheshtor, qe perfshin te gjithe lartesine e fasades dhe i mbeshtetur ne kolona te forta, si dhe e zbukuruar me relieve murale ne argjile te pjekur ne ngjyren karakteristike te saj qe ne kompleks i jep nje paraqitje shume dinjitoze godines. Krahas godines se bankes me te dy pjeset e saj, kompleksi ishte parashikuar te plotesohej edhe me pallatin e banimit per punonjesit e bankes. Edhe ky objekt ishte ne stil arkitektonik te njejte me banken dhe ishte parashikuar te ndertohej afer bankes, perbri godines se Parlamentit shqiptar te viteve '30-te, sot Teatri i Kukullave.
[redakto] Shiko edhe këtë
- Kartëmonedha e lëshuara nga Banka e Shqipërisë
- Monedhat sipas viteve
Faqja zyrtare: http://www.bankofalbania.org

