Death Note

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Death Note
Zhanri
Manga
Shkruar ngaTsugumi Ohba
Ilustruar ngaTakeshi Obata
Publikuar ngaShueisha
VulosjaJump Comics
RevistaWeekly Shōnen Jump
DemografiaShōnen
Vazhdimësia origjinale1 dhjetor 200315 maj 2006
Vëllimet12 (Lista e vëllimeve)
Roman
Death Note Another Note: The Los Angeles BB Murder Cases
Shkruar ngaNisio Isin
Publikuar ngaShueisha
Publikuar mëAugust 1, 2006
Serial televiziv anime
Drejtuar ngaTetsurō Araki
Prodhuar nga
Shkruar ngaToshiki Inoue
Muzika nga
StudiojaMadhouse
Lejuar ngaCrunchyroll
Rrjeti origjinalNippon TV
Vazhdimësia origjinale 4 tetor 2006 27 qershor 2007
Episodet37 (Lista e episodeve)
Film televiziv anime
Death Note: Relight - Visions of a God
Drejtuar ngaTetsurō Araki
Prodhuar nga
  • Toshio Nakatani
  • Manabu Tamura
  • Masao Maruyama
Shkruar ngaToshiki Inoue
Muzika nga
  • Yoshihisa Hirano
  • Hideki Taniuchi
StudiojaMadhouse
Lejuar ngaCrunchyroll
Rrjeti origjinalNippon TV
Lëshuar më31 gusht 2007
Koha e zbatimit130 minuta
Roman
Death Note: L - Change the World
Shkruar ngaM
Publikuar ngaShueisha
Publikuar më25 dhjetor 2007
Manga
Death Note: C-Kira Story
Shkruar ngaTsugumi Ohba
Ilustruar ngaTakeshi Obata
Publikuar ngaShueisha
RevistaWeekly Shōnen Jump
DemografiaShōnen
Publikuar më9 shkurt 2008
Film televiziv anime
Death Note: Relight 2 – L's Successors
Drejtuar ngaTetsurō Araki
Prodhuar nga
  • Toshio Nakatani
  • Manabu Tamura
  • Masao Maruyama
Shkruar ngaToshiki Inoue
Muzika nga
  • Yoshihisa Hirano
  • Hideki Taniuchi
StudiojaMadhouse
Lejuar ngaCrunchyroll
Rrjeti origjinalNippon TV
Lëshuar më22 gusht 2008
Koha e zbatimit100 minuta
Manga
Death Note: a-Kira Story
Shkruar ngaTsugumi Ohba
Ilustruar ngaTakeshi Obata
Publikuar ngaShueisha
RevistaJump Square
DemografiaShōnen
Publikuar më4 shkurt 2020
Live-action
Video lojëra

Death Note (Fletore e Vdekjesanglisht ose në japonisht デスノート, Desu Nōto) është një serial manga japoneze me histori të Tsugumi Ohba dhe ilustrues Takeshi Obata, publikuar nga Shueisha. Manga ndiqet nga prodhimi i një filmi serial dhe seriali anime. Në lidhje me Death Note janë publikuar edhe novela (si ajo e Nisio Isin me titull The Los Angeles BB Murder Cases) dhe lojëra të ndryshme kompjuterike (si Kira’s Game, Spiraling Trap, Death Note: Successors to L, etj.) për Nintendo DS.

Në Japoni titulli i mangës është shkruar me shkronja të mëdha, duke u shfaqur si DEATH NOTE. Është publikuar fillimsht në Japoni në revistën e përjavshme Weekly Shōnen Jump dhe publikimi ka filluar nga viti 2003 deri në maj të 2006 (për një total rreth 118 kapijtush) dhe më pas është përmbledhur në 12 tankōbon. Më pas nga suksesi shumë i madh i manga-s është krijuar edhe anime me 37 episode, të transmetuara në Itali në MTV, dhe tre filma live action.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Njeriu emri i të cilit shkruhet në këtë ditar do të vdesë"

Light Yagami është një student model, i mërzitur nga stili i jetës së tij dhe i lodhur që është i rrethuar nga krime dhe korrupsion. Jeta e tij merr një rrugë kur, në 2003, gjen për tokë një fletore ku ishte shkruar “Death Note ( ditari i vdekjes )“. Instruksionet e Death Note thonë që çdo person emri i të cilit do të shkruhet në fletore do të vdesë. Në fillim nuk e beson këtë gjë, duke menduar se është një shaka, por Light fillon të besojë këtë gjë kur shikon të vdesin dy kriminelë të cilëve i kishte shkruar emrin në fletore. Pasi takoi pronarin e vërtetë të Death Note, një Shinigami(perëndi e vdekjes në folklorin japonez) me emrin Ryuk. Ai i tha se ishte mërzitur nga puna e tij dhe kishte lënë fletoren që të binte në Botën e Njerëzve. Një shinigami është një djall i cili ka një fletore dhe duke shkruar emrin e një njeriu në të, ai vdes për 40 sek me një atak kardiak(infarkt). Kështu Light do të përpiqet që të bëhet “Zoti i Botës së Re“, botë e cila ai vetë do të udhëheqë me ligje të reja dhe pa kriminelë. Numri i madh i të vdekurve për shkak të atakeve kardiake, kap vëmendjen e policisë dhe të një detektivi misterioz i njohur nga të gjithë me emrin “L“ . L zbulon për shumë pak kohë se vrasësi , ose i quajtur ndryshe nga mediat me emrin Kira(shqiptimi në japonisht i fjalës angleze "killer"-vrasës), gjendet në Japoni. L thotë gjithashtu se mund të vrasë vetëm duke njohur fytyrën dhe emrin e viktimave . Light kupton menjëherë që L do të jetë armiku i tij më i madh, dhe nga këtu ka fillim një sfidë ndërmjet të dyve.

Kalojnë shumë vite, dhe Light është 22 vjeç, Misa vazhdon punën e saj, dhe Rem (shinigami i Misës) është bërë tashmë pluhur. Edhe Ryuk është kthyer në botën e tij... Bota ndërkohë duket se është nën zotërimin e Kirës. Diçka e shqetëson Light-in. Mello merr peng motrën e Light për të marrë kopjen origjinale të Death Note. Këtu ndërhyn një personazh tjetër, Near. Do të zbulohet që Mello dhe Near ishin pasardhësit e L, në fund do të fitojë Near dhe Mello do ti bashkohet një grupi mafiozësh për një qëllim të vetëm: të bëhet numri 1. Dhe pikësynimi i të dyve është që të vrasin Kirën. Deri këtu duket se historia po përsëritet. Por më e bukura do të vijë në volumet e fundit. Një personazh shumë interesant, Teru Mikami, që quhet X Kira, por, megjithëse atij i dedikohet një kapitull i tërë, do të bëjë pjesë vetëm në betejën finale.

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Yagami Light[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhëna personale Emri i vërtetë : Yagami Light Emra të tjerë : Kira Death Note : Po Data e lindjes : 28 shkurt 1986 Data e vdekjes : 28 qershor 2010 Pesha : 54 kg Grupi i gjakut : A Me çfarë merret : Student

Yagami Light është personazhi kryesor. Është një student 17 vjeçar që jeton në Japoni. Ditari misterioz i vdekjes ndërhyn në jetën e tij të qetë duke i shkaktuar një ndyshim të madh, nga një djalë normal shumë i qetë, Light transformohet në një kriminel të pamëshirshëm përkrahës të drejtësisë. Numri i madh i viktimave ndëmjet kriminelëve përfshin policinë dhe është nga mediat konsideruar si Kira ai i cili vazhdon “të pastrojë“ botën duke i ndëshkuar me vrasje. Kira me kalimin e kohës, bëhet shumë i njohur tek personat deri në atë pikë që fillon të jetë i konsideruar si një Zot. Por për nervozizmin e ëndrrës së tij utopike, ai nuk do të rezistojë që të vrasë edhe të pafajshëm për të përmbushur objektivin e tij: krijimi i një bote të re.

Ryuk[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përshkrimi: Ryuk është shinigami (perëndia i vdekjes në folklorin japonez) i cili me dashje lëshoi një Death Note në tokë për të lehtësuar mërzinë e tij, prandaj indirekt ia dha atë Light. Ai vepron më shumë si një spektator i thjeshtë i veprimeve të Light si Kira dhe është neutral në lidhje me ngjarjet e komplotit, duke mos qenë në anën e Light dhe as L. Ai është gjithashtu i varur nga mollët.

L[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhëna personale Emri i vërtetë : L Lawliet Emra të tjerë : L, Ryuuzaki Death Note : Jo Data e lindjes : 31 tetor 1979 Data e vdekjes : 5 nëntor 2004 Gjatësia : 1,79cm Pesha : 50 kg Grupi i gjakut : i panjohur Me ccfarë meret : detektiv privat

Përshkrimi: L është një nga detektivët më të mirë në botë por meqënëse nuk është shfaqur asnjëherë në publik , indentiteti i tij ishte një mister. Ky djalë i ri ka ndihmuar shumë herë policinë që të zgjidhte shumë raste të komplikuara. Jeton me Watarin që është kujdestari i tij dhe për të është si një baba. Nuk ka dëshirë që të shfaqet në publik dhe për këtë Watari i shërben si asistent. Ai është shumë llupës veçanërisht për ëmbëlsirat dhe ka shumë qejf që të qëndrojë i ulur me gjurin sipër, sipas logjikës së tij në këtë pozicion liveli i tij i arsyetimit rritet me 40%. Sfida me Kirën e bëri që të dilte nga maska e tij dhe që të bashkëpunonte me policinë.

Yagami Soichiro[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhënat personale Emri i vërtetë : Yagami Soichiro Emra të tjere : - Data e lindjes : 12 korrik 1955 Data e vdekjes : 11 tetor 2009 Gjatësia : 1,81 cm Pesha 68 kg Grupi i gjakut :A Me çfarë merret : Komandanti i policisë Përshkrimi : Yagami Soichiro është komandanti i grupit i cili po bën kërkimet për Kirën dhe komandanti i policisë dhe babai i Light. Objektivi i tij është që të kapë Kirën dhe ti japë fund të gjitha vrasjeve të panumërta. Është një burrë i ndershëm dhe një baba i kujdesshëm, ka një besim shumë të madh tek Light duke shpresuar në fund të fundit që djali i tij i dashur të mos jetë Kira.

Mikami Teru[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhëna personale Emri i vërtetë : Mikami Teru Emmra të tjerë : X Kira Data e lindjes : 07 korrik 1982 Data e vdekjes : 07 shkurt 2010 Gjatësia : 1.85 cm Pesha : 56 kg Grupi i gjakut : A Me çfarë merret : Avokat

Përshkrimi : Mikami Teru është i njohur si X Kira pasi i kishte marrë vendin, për shkak të vendimit të Light që të braktiste Death Note. Mikami është shumë i ngjashëm me Light, ndajnë të njëtën urrejtje për krimet dhe kanë shumë gjëra të ngjashme, në fakt sipas hipotezave të tij Kira do të kishte qenë ëndrra e tij e realizuar. Ai ka shumë besim tek zoti i tij, deri në atë pikë që të pranojë të bëjë gjithçka që i thotë ai. Por dëshira e pakontrolluar për të ndëshkuar kriminelët, do ta çojë që të bëjë një gabim ...

Kiyomi Takada[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhëna personale Emri i vërtetë : Kiyomi Takada Emri të tjerë : Zonjusha Todai Data e lindjes : 12 korrik 1985 Data e vdekjes : 26 qershor 2010 Gjatqësia : 1.66 cm Pesha : 44 kg Grupi i gjakut : AB Me çfarë merret : gazetare Përshkrimi : Kiyomi Takada ishte një mike e Light në kohët e shkollës , është diplomuar së bashku me Light dhe pasi mbaroi studimet filloi të punonte si një gazetare në një stacion televiziv . Që e vogël , ka qenë e dashuruar me Light dhe pikërisht kjo gjë do të jetë pika e saj e dobët për të cilën Light do të përfitojë për ta manipoluar dhe për ta shfrytëzuar atë që ai të arrijë planet e tij .

Near[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhëna personale Emri i vërtetë : Nate River Emra të tjerë : N , Near Death Note : po Data e lindjes : 24 gusht 1991 Data e vdekjes : - Gjatësia : 1.55 cm Pesha : 40 kg Grupi i gjakut : B Me cfarë merret : Detektiv privat

Përshkrimi : Near ndoshta është një nga personazhet më afër L . Si L , shumë i ccuditshëm por edhe më pak impresionues . Ai arrin të bashkojë mirë ndodhitë dhe të gjejë zgjidhjet por i mungon eksperienca dhe nuk ka arritur akoma livelin e L . Near duket taman si një fëmijë i ëmbël , i ka qejf lodrat e tij dhe ka qejf që të ulet në dysheme në të njëjtën posë si ajo e L . Kështu si L kishte shumë qejf që të luante me kubet dhe me gërshërët , Near ka pasion lodrat dhe kështjellat prej karte me të cilat luan në të gjitha episodet . Ashtu si Mello , Near ishte njënga kandidatët për tu bërë pasardhësi i L.

Mello[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhënat personale : Emri i vërtetë : Mihael Keehl Emra të tjerë : Mello Death Note : Jo Data e lindjes : 13 dhjetor 1989 Data e vdekjes : 26 qershor 2010 Gjatësia : 1.71 cm Pesha : 52 kg Grupi i gjakut : A Me ccafrë merret : komandanti i një bande mafioze Përshkrimi : Mello është një person impresionues dhe shumë nervoz , një djalë shumë i shkathët dhe inteligjent . Domethënë këto cilësi e bëjnë që të jetë i respektuar jo vetëm nga njerëzit që e rrethojnë , por edhe më shumë nga bota e mafias kur mbi të gjitha hyn në zotërim të Death Note të Shidoh . Mello shfqet si një personazh i rezervuar : e shumë vështirësii mund të kuptohet se për ccfarë po mendon , por nga shikimi i tij rrjedh diccka e zymtë dhe e keqe . Ai është jetim dhe ka jetuar në të njëjtin vend me Near . Është konsideruar si një nga zëvëndësit më të mirë të L , dhe ashtu si L kishte qejf që të hante ëmbëlsira , Mellos i pëlqen shumë ccokollata . M ëpas do të mundohet në të gjitha mënyrat që të nndalojë Kirën .

Matt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhënat personale

Emri i vërtetë : Mail Jeevas

Emra të tjerë : Matt

Death Note : jo

Data e lindjes : 01 shkurt 1990

Data e vdekjes : 26 korrik 2010

Gjatësia : 1.68

Pesha : 52 kg

Grupi i gjakut : A

Me ccfarë merret : Trafikant

Mail Jeevans është një personazh që shfaqet për shumë pak kohë edhe në mangë . edhe në anime . Është një tip që nuk ka dëshirë të dalë dhe nuk interesohet aspak për atë që po ndodh në botë , i mjafton që ta kalojë kohën duke luajtur me videogame dhe të pijë duhan . Është i krahasuar me Mellon dhe Near nga karakteri ëshë shumë i gjallë . Mik i Mellos , e ndihmon shpesh në punët e spiunazhit duke kryer urdhërat e tij pa diskutuar shumë . Edhe ai , i rritur në jetimoren e Ëammy , ishte një kandidat i mundshëm si pasardhës i L , edhe pse aftësia e Near dhe Mello ishin më të mir se të tijat .

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "The Official Website for Death Note" (në anglisht). Viz Media. Arkivuar nga origjinali më 2017-10-27. Marrë më 27 tetor 2017.
  2. ^ "Viz Media Announces Fall DVD Release of Death Note™ Anime Series". Viz Media via Anime News Network (në anglisht). 29 qershor 2007. Marrë më 2 janar 2020. it is as much a psychological thriller as it is a crime drama.
  3. ^ Ellingwood, Holly (9 nëntor 2007). "Death Note Vol. 1 Original and Uncut (Advance Review)". activeAnime (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2016.
  4. ^ Luther, Katherine. "Death Note: Series Profile". About.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2007. Marrë më 24 qershor 2020. Death Note is a supernatural thriller series that zeros in on a very delicate question: is all life worth saving or are there some that we'd be better off without?