Dhurata Haveri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dhurata Haveri Është diplomuar si juriste në fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në 1992. Fill pas mbarimit të studimeve, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ndërkaq, përgjatë viteve 1992-1996 dhe 2000-2001 ka qenë pedagoge e jashtme pranë universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër. Për katër vite (2000-2004) ka ushtruar detyrën e gjyqtares në gjykatën e Apelit në Shkodër. Prej vitit 2004 ushtron detyrën e gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda. Në dhjetor 2007 u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.