Diana Kiton

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Diana Kiton është një aktore e talentuar amerikane, e cila ishte treguar madhështore që nga filmi i saj kolosal "Kumbara I". Qysh në vitin 1972 shihej se kinematografia amerikane fitonte edhe një emër të ndritur filmor me emrin – Diana Kiton e cila luajti në mënyrë madhështore rolin e gruas së Majkëll Korleones në filmin "Kumbara I", II dhe III.

Si gruaja e bosit të ri mafioz (Majkëll Korleone), ajo më tepër duhej t`i shikonte punët e shtëpisë se sa të përzihej në biznesin afarist të bashkëshortit të saj të njohur. Me atë film famoz Diana arriti të bëhej njëra ndër aktoret më të kërkuara të kohës ngase mbahej në mend si një krijesë e qetë e martuar me një mafioz i cili i kishte marrë mbi vete të gjitha punët dhe aktivitetet e babait të tij –Don Vito Korleone dhe siç dihet ajo kaluajtur në tri pjesët e filmit "Kumbara", në të cilat shkëlqen si gjithnjë. Roli i saj i ndërlikuar, si bashkëshortja e njërit ndër njerëzit numër një të nëntokës amerikane, e solli aktoren Diana Kiton në shkallët më të larta të famës së saj të përjetshme. Na kujtohet vetëm një detaj kur ajo e pyet burrin e saj (Al Paçinon) se a ishte ai i përzier në vrasjet serike të mafiozëve të tjerë dhe në veprime të ngjashme kriminele dhe kur ai i përgjigjet negativish, por duke i thënë se do t`i përgjigjej "se nëse nuk do të pyeste më asnjëherë".

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Siç thamë edhe më parë – Diana Kitonu ngjit shkallëve më të larta, sidomos pas tre filmave "Kumbara", ashtu si edhe dy aktorët e tjerë : Al Paçino dhe Robert De Niro në rolet e tyre magjike dhe kolosale, duke u bërë edhe ndër dy aktorët më mitikë të nënqiellit filmor amerikan në vitet shtatëdhjeta, ku luanin role të ndryshme dhe të ndërlikuara. Diana Kiton bëhet një aktore shumë e famshme edhe me disa filma të Vudi Alenit, por atë nuk e harrojmë as nga filmi "Të kuqtë", të realizuar për mrekulli bashkë me Voren Bitin e shquar (në të cilin interpretonte një gazetare në Bashkimim Sovjetik me rastin e Revolucionit të madh të Tetorit të cilin e kishte përshkrur detajisht edhe shkrimtari amerikan- Xhon Ridi në librin e tij "Dhjetë ditë që tronditën botën"). Thuhej se Diana Kiton kishte një romansë edhe me Voren Bitin e popullarizuar i cili kishte shkëlqyer me filmat e tij të shquar "Shkëlqimi në bar" ; "Frizeri i Holivudit", "Bonidhe Klajdi", "Vrasësit", "Kaleidoskopi" dhe disa të tjerë dhe i cili ishte edhe regjisor i filmit "Të kuqtë", duke interpretuar edhe vetë rolin kryesor në atë film. Në ato vite të stuhishme në kinematografinë amerikane, V. Biti ishte një Xhems Din i ri i filmit amerikan i cili ishte bërë edhe i adhuruari më i madh i botës femërore, ku bënte pjesë edhe aktorja për të cilën e kemi fjalën në këtë shkrim. Bashkë Bitin dhe Diana Kitonin luante edhe aktori tjetër impozant amerikan Xhin Hekman i cili ishte i afirmuar edhe më parë me filmin e tij antologjik "Lidhja franceze" dhe me disa realizime të tjera të shkëlqyera, në mesin e të cilave ishin edhe "Boni dhe Klajdi", "Lugati", "Kafshoje plumbin" dhe disa realizime të fuqishme që kanë lënë gjurmë të pashlyera në artin filmor. Dina Kiton është e lindur në Los Anxhelles në të cilin është edhe Holivudi legjendar të -cilin e ëndërron çdo aktor amerikan dhe botëror. Dina Kiton- e bija e një inxhinieri amerikan befason të gjithë njerëzit kur në moshën 19 vjeçare lëshon kolexhin dhe merr orët e mësimit kushtuar artit në Plejhausin e Nju Jurkut, për t`u bërë më vonë edhe njëra ndër aktoret më interesante të atyre viteve kur fillon shkëlqimi i saj madhështor. Karrierën artistike e fillon në Teatrin veror të Vudstokut ,duke fituar rolin e dorës së dytë në filmin "Flokët" të Millosh Formanit i cili bëhet një hit i vërtetë dhe njëri ndër filmat më interesant kushtuar protestës rinore ndaj luftës amerikano-vietnameze. "Flokët" bëhet ndër filmat më të adhuruar që i kishte shikuar ndonjëherë njerëzimi, kurseregjisori (me origjinë çeke) - Millosh Forman – njëra ndër figurat më legjendare të kinematografisë më të re amerikane i cili krijonte befasira të njëpasnjëshme me filmat e tij monumentalë, në mesin e të cilëve ishte edhe "Fluturimi mbi folenë e qyqes" (1975) - i shpërblyer me 5 çmime Oskarë në atë vit. Pra, Diana Kiton, para se të bëhej njëra ndër aktoret më të shquara amerikane, ishte shumë e njohur edhe me filmin e saj "Flokët", për të rënë në sy se do të premtonte shumë më tepër në të ardhmen – çka doli shumë e vërtetë. Ajo luan edhe në Broduej në "Fluturimin e folesë së qyqes" por kësaj radhe kishte rolin kryesor teatral dhe çka do të thoshte se ajo kishte arritur shumë edhe në atë drejtim. Pas filmave të Frensis Ford Kopolëtrilogjia e "kumbarëve" (e për të cilët folëm më lart) ajo luante edhe në filmat e njohur të Vudi Alenit gjenial i cili kishte prirje të mëdha dhe jashtëzakonshme në gjininë e komedisë – duke u lidhur me të edhe në planin emotiv. Pas sukseseve të shumta filmore, Diana Kiton e provon fatin edhe si regjisore, duke krijuar edhe një episod madhështor të serialit të njohur "Tvin Piksi" (1990), disa nga episodet e të cilit i kemi shikuar edhe ne në ekranet tona televizive. Viteve të fundit aktorja e madhe angazhohej më tepër në lëmin e filmave komikë, siç ishte rasti me filmat e Stiv Martinit "Babai i nuses" dhe "Silvia" - në regjinë e Lorens Kasdanit. Thuhet se ajo ka sens edhe për regjisore, duke mos hequr dorë nga ky vokacion i vështirë. Diana Kiton luajti edhe në këta filma : "Luaj akoma, Sem" (1972), "Slipersit" (1973), "Të dua pikërisht tani" (1976), "Hari dhe Valteri shkojnë në Nju Jork" (1977), "Duke e kërkuar Mister Gudbarin" (1977), "Eni Holli" (1977), "Menheteni" (1978), "Çka dëshiron Dori" (1982), "Zonja Sofël" (1984), "Misteri i vrasjes në Menheten" (1993), "Dhoma e Marvinit" (1995) dhe "Klubi i parë femëror (1996).