Dijana Toska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dijana Toska

DijanaToska lindi në Shkup më 1961. Shkollën fillore e të mesme i kreu në Shkup, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Është dhe avokate. Në karrierën e saj 30-vjeçare ka punuar gazetare, korrespodente, drejtore, producente e programeve politike dhe bashkëpunëtore e agjensive të ndryshme të lajmeve vendase e ndërkombëtare, në Televizionin e Prishtinës dhe Radio Televizionin e Kosovës, në VOA, Rilindje, Lajm, ligjëruese në Akademinë Policore në Vushtrri. Është autore dhe producente e debateve të shumta televizive, e emisioneve dokumentare edhe e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”. Pastaj, ishte përfaqësuese rajonale e International Center for Promotion Enterprises me seli në Ljubljanë, si dhe Kryetare e bordit të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit në Gji. JETA/VITA. Është përfaqësuese rajonale e Knowledge Economy Network me seli në Bruksel si dhe drejtore ekzekutive e OJQ-së Litlle People of Kosova, e cila në vitin 2013 fitoi Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Në opinionin e gjerë njihet si veprimtare dhe lobiste e të drejtave të njeriut, për çka dhe ka fituar mirënjohje të ndryshme. Mirënjohje ka dhe nga VOA për kontributin e vazhdueshëm e të jashtëzakonshëm të transmetimeve të VOA në gjuhën shqipe dhe shumë vite të shquara të shërbimit ndaj çështjes së mediave të lira dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkan. U dekorua dhe me Çmimin, ”Mbretëresha Teuta”, për kontribut në avancimin e pozitës së femrës shqiptare në botë për vitin 2015 nga Klubi i femrave shqiptare të Kroacisë. Ka botuar librin - “Maqedonia në gazetarinë time”, në vitin 2014. Në vitin 2015 realizoi si autore dhe ideatore projektin “Himni i Nënë Terezës” në Prishtinë. Në vitin 2016,si autore përruroi pullën postare dedikuar Shenjtërimit të Nënës Tereze, ndërsa dizajnimin e saj e realizuan njerëzit me aftësi të kufizuara të Kosovës.

Është producentja e parë shqiptare që ideoi dhe organizoi koncertin me yjet e njohura shqiptare në botë në vigjilje të Shenjtërimit të Nënës Tereze në Vatikan,për çka u dekorua me 3 Mirënjohje:Albanian Exellence Histori Suksesi 2016,Diplomatic Mission Peace and Prosperity Headquarters Albania dhe u shpall Antare Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze për 2016.

Himni i Nënë Terezës

Idea: çdo intelektual i mirëfilltë, në një moment historik për kombin, ka dëshirë të reflektojë, të realizojë ndoshta një ëndërr të tij që do të linte gjurmë për brezat që do të vinë. Ky moment ishte pikërisht në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës. Një ide timen desha t’ia fal kombit dhe shtetit tim, desha të jemi të bashkuar dhe në këtë hapërim hyjnor kombëtar ti falënderohemi bijës sonë për lavdinë universale që na e dhuroi. Shpresoj se do të jemi krenar për jetë e mot si komb, sa herë e kudo që do të interpretohet në botë-Dijana Toska

Në dhjetor të vitit 2014, teksa në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Don Zef Ramaj, më lindi ideja që poezinë e shkruar nga duart e Nënë Terezës, ta shndërroj në një testament që do të shërbejë si kod moral i bekimit të njerëzimit. Nga kumtesat e paraqitura ndjeja krenari për veprimtarinë dhe civilizimin që ishte zhvilluar në qendër të Shkupit 200 vjet më parë, nga familjet shqiptare. Ndërkohë tek unë rritej zemërimi se neglizhenca e moskujdesi i duhur ndaj figurave tona të shquara të historisë jo rrallëherë është interpretuar gabimisht e përvetësuar nga popujt tjerë. Pati tendenca të tilla edhe ndaj Nënës Tereze, duke qenë e lindur në Shkup, të thuhej se është me kombësi maqedone apo vllehe. E frymëzuar nga kjo ngjarje, propozova të bëjmë himnin e Nënë Terezës. Vendosa për poezinë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza në anije kur ajo po largohej më 1928 për në Kalkutë. Muzikën e kishte realizuar kusheriri i saj, kompozitori Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij. Me 5 janar, në Katedralen në Prishtinë, takova, Don Lush Gjergjin për t’ia paraqitur projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënë Terezës.

Në Tiranë u incizua audio e Himnit të Nënë Terezës

19 korrik 2015Nën dirigjimin virtuoz të maestros, Bujar Llapaj, orkestrim të rafinuar të kompozitorit,Genc Tukici, interpretimit shpirtëror të divës tonë kombëtare, Inva Mula, violinistes së mirënjohur nga Maqedonia, Sihana Badivuku, nën përcjelljen të orkestrës gjithëkombëtarë dhe korit të Filharmonisë së Kosovës të udhëhequr nga Baki Jashari, fjalët e Nanës Tonë, bijat e bijtë e saj i shndëruan në vepër muzikore.

Figura unifikuese dhe mbresëlënëse e Nënës Tereze, u shpreh simbolikisht edhe në vetë përbërjen e ekipit që u morr me realizimin e himnit. Artistë, producentë e organizatorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Diaspora të mbledhur rreth kësaj ideje artistike, e bëjnë porosinë që shpreh ajo, më madhështore dhe më reflektuese për botën. Imazhi i kësaj vepre artistike do të jetë një ‘‘biometri’’ për gjithë ato gjenerata shqiptarësh të shquar të cilët në rrethana e kohë të ndryshme nuk arritën të kenë komunikim normal me botën e qytetëruar. Nënë Tereza dhe vepra e saj humane po e shpërfaq edhe njëherë talentin dhe zgjuarsinë e artistëve shqiptarë në dioptrinë më të lavdishme“.

Ky tesatament moral i njerezimit që kombi shqiptarë do tia dhurojë botës u bë realitet,falë përkushtimit,dashurisë dhe sakrificës që tregoi gjithë ekipi realizues. Himni u regjistrua dhe jam tepër e kënaqur e krenare,si me përmbajtjen dhe mesazhin që vet kompozimi përçon. Është qëndisur dhe i është përshtatur jetës dhe veprës e sidomos namit që gëzon Nana jonë në botë – atë universal, fetar e kombëtar.

Në Katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë, me një koncert madhështor u përurua, Himni i Nënë Terezës

5 shtator 2015

Përmes këtij manifestimi i dëshmuam edhe njëherë botës solidaritetin dhe shpirtin human të popullit shqiptar .Falenderuam të gjithë ata që ndihmuan në lirinë dhe ndërtimin e paqës në Kosovë duke ju shprehur mirënjohjen tonë.Përmes këti Himni kombi ynë vulosi tolerancën fetare që mbisundon me shekuj mes nesh dhe dëshmoi se disa thirrje të individëve janë më shumë raste aksidentale të importuara nga jashtë për qëllime të caktuara. Shqiptarët historikisht kanë demonstruar në praktikë tolerancën fetare, kurse dëshmia më e fortë për këtë është pikërisht figura e Nënë Tereze, e cila tashmë konsiderohet si aset kombëtar për gjithë shqiptarët, pa dallim përkatësie. Nena Terezë është figurë universale e dashurisë, e unitetit në mes të popujve e racave, e dashurisë ndaj njeriut, çfarëdo përkatësie qoftë fetare, racore, etnike e fetare.

Shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan

shtator 2016

Kemi rastin historik si komb dhe shtet që ta dëshmojmë veten dhe të hapim një faqe të ndritur të historisë sonë drejt shtatorit te vitit 2016 në Vatikan, kur miliona njerëz nga rruzulli tokësor do të përcjellin Shenjtërimin e Nënës Terezë. A ka identifikim më të madh për popullin shqiptar nëse Himni do të arrihet të interpretohet LIVE dhe Shqip. Jemi popull i bekuar të cilit kjo reklamë i vjen aq natyrshëm sa që çdo popull tjetër në botë kishte për ta dëshiruar. Miliona njerëz në botë ndoshta për herë të parë do ta kenë rastin ta dëgjojnë gjuhën e ëmbël amtare të Nanës Tonë, përmes poezis ‘’Lamtumirë’’, që e shkroi me dorë të vetë në gjuhën shqipe dhe përmes Himnit që bijtë e bijat e saj e bënë në shenjë dashurie e nderimi për jetën e veprën e saj. Prandaj, ky është një rast historik dhe i papërsëritshëm në historin e kombit shqiptar. Zhvillimet teknologjike kanë ndikuar në tjetërsimin dhe largimin e njeriut nga njeriu.Si kurrë më parë në këtë shekull ne kemi nevojë për kujdes e dashuri ndaj njëri tjetrit.Fatkeqësisht njeriu modern sot nuk ka një vizion të qartë për veten dhe botën edhe përkundër stërngarkimit me informacione të ndryshme.Kisha dashur që kjo vepër artistike të riprodhohet dhe shfrytëzohet për të mirën e njerëzimit në të gjitha mënyrat e mundshme.Të jetë një ndihmesë për një qasje më të qartë dhe më humane ndaj botës, sepse ndonjëherë vetëm edhe një tingull i mjafton bukuris së njerëzimit. Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit,paqës,tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë.

Valsi Hyjnor - Himni i Nënës Terezë