Dilan Çiçek Deniz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dilan Çiçek Deniz
U lind në28 shkurt 1995 (27 vjet)
Sivas, Turqi
ArsimiAkademia Amerikane e Arteve Dramatike
ProfesioniAktore, modele
Vite aktiviteti2014–sot

Dilan Çiçek Deniz (lindi më 28 shkurt 1995) është aktore dhe modele turke. Ajo mban titullin si Miss Universe Turqia 2014 dhe përfaqësoi vendin e sajMiss Universe 2014. Ajo është e njohur për rolin e saj si Sena Koçovallë në serialin Çukur.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo ka lindur në vitin 1995 në Sivas. Prindërit e saj janë mësues. Nëna e saj është Hale Temizyürek dhe babai i saj është Orhan Deniz. Ajo mori tre vjet arsim teatrale në shkollën e saj të mesme. Në moshën 15-vjeçare ajo shkroi një libër me poezi të titulluar Güneşi Annem Sanırdım (fjalë pëër fjalë Mendova se dielli ishte nëna ime) në turqisht.[1] Kur ishte 17 vjeçe, ajo iu bashkua një konkursi teatri në shkollën e saj dhe fitoi një çmim aktrimi. Ajo filloi me një diplomë të turizmit në Universitetin Ege, por shpejt ndryshoi drejtimin e saj në letërsi.[2]

Dilan mori pjesë në konkursin e bukurisë Elidor Miss Turkey 2014 dhe fitoi vendin e dytë. Në konkursin e Miss Universit 2015 që u zhvillua në Miami, ajo përfaqësoi Turqinë. Në vitin 2015 ajo luajti si 'Ebru' në Tatlı Küçük Yalancılar. Në atë shfaqje televizive ajo iu bashkua Bensu Soral, Şükrü Özyıldız, Alperen Duymaz, Beste Kökdemir, Büşra Develi, dhe Burak Deniz.[3] Në vitin 2015 ajo luajti gjithashtu si 'Elif' në shfaqjen televizive Güneşin Kızları me Hande Erçel dhe Tolga Sarıtaş.[4] Nga gushti 2016 deri në qershor 2017 ajo luajti një rol kryesor në serialin Bodrum Masalı.[5] Në vitin 2016 ajo u shpërblye me çmimin e yllit të ndritshëm në Golden Butterfly Awards.[6] Në vitin 2018 ajo u shfaq në një reklamë buzëkuqish për Avon Products.[7]

Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ajo kishte një nga rolet kryesore në serialin Çukur, përkrah Aras Bulut İynemli, Perihan Savaş, Erkan Kolçak Köstendil, Necip Memili dhe Rıza Kocaoğlu. Në vitin 2020, ajo u luajt së bashku me Metin Akdülger në filmin Një drejtim për të nesërmen, i cili tregon historinë e dy të huajve që udhëtojnë nga Ankarajaİzmir.[8]

Në vitin 2020, ajo luajti si Elif Urazollu përballë Burak Deniz në serialin Yarım Kalan Aşklar. Në të njëjtin vit, ajo u zgjodh si një nga aktorët kryesorë të Alev Alev së bashku me Demet Evgar dhe Hazar Ergüçlü, duke luajtur personazhin e Ryja Jëlldërëm.

Miss 2014[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dilan Cicek Deniz u kurorëzua si Miss Universe Turqia. Në të njëjtin konkurs me tre fitueset e tjera të Miss Turqisë 2014. Deniz dhe tre mbretëresha që u kurorëzuan si Miss World Turkey si fituese zyrtare e konkursit, Miss Earth Turkey si vendi i tretë dhe vendi i fundit si Miss International Turqia. Konkursi Miss Turqia për 2014 u mbajt në Star TV Studios në Stamboll më 27 maj.[9]

Dilan Cicek Deniz konkurroi në Miss Universe 2014, por u eliminua.[10][11]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2018, u zbulua se ajo ishte në një lidhje me aktorin turk Furkan Andıç.[12][13] Të dy u ndanë në nëntor 2018.[14]

Ajo aktualisht është në një lidhje me regjisorin islandez Thor Saevarsson. Më 10 dhjetor 2021, ajo zbuloi përmes Instagramit të saj se ata ishin fejuar.[15]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seriale televizive
Viti Titulli Roli Shënimet Programi
2015 Tatlı Küçük Yalancılar Ebru Roli kryesor Star TV
2015-2016 Güneşin Kızları Elif Roli mbështetës Kanal D
2016-2017 Bodrum Masalı Su Erguven Roli kryesor
2017-2019, 2021 Çukur Sena Koçovallë Show TV
2020-2021 Alev Alev Ryla Jëlldërëmllar Atajxhi
2022 Kusursuz Kiracı Manolya "Mona" Ünkap FOX
Seriale dhe filma interneti
Viti Titulli Roli Shënimet Platforma
2020 Yarım Kalan Aşklar Elif Urazollu Roli kryesor BluTV
Një drejtim për të nesërmen Lejla Netflix
Së shpejti Gidenler Defne
Filma kinema
Viti Titulli Roli Shënimet
2013 Balayı Bahar Roli mbështetës
Yakında Aniden[16] Shebnem Mysafir

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Dilan Çiçek Deniz bilinmeyenlerini anlattı". Hürriyet (në turqisht). 6 korrik 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
  2. ^ "Dilan Çiçek Deniz". Diziler.com (në turqisht). Marrë më 1 shtator 2022.
  3. ^ {{cite web|url=http://www.hurriyet.com.tr/en-tatli-yalancilar-29376852%7Ctitle=En[lidhje e vdekur] tatlı yalancılar|work=Hürriyet|date=26 qershor 2015|accessdate=1 shtator 2022}|language=tr}
  4. ^ ""Güneşin Kızları"na tescilli güzel". Hürriyet (në anglisht). 30 tetor 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
  5. ^ "Bodrum Masalı başlıyor". Hürriyet (në turqisht). 4 gusht 2016. Marrë më 1 shtator 2022.
  6. ^ "Pantene Altın Kelebek'in üç güzeli". Hürriyet (në turqisht). 9 shtator 2016. Marrë më 1 shtator 2022.
  7. ^ "Avon'un yeni marka yüzü Dilan Çiçek Deniz 'Mükemmel Mat Ruj'u tanıttı". NTV.com.tr (në turqisht). 14 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2018. Marrë më 22 mars 2018.
  8. ^ "Ozan Açıktan'ın tüm filmleri dijitalde". Hürriyet (në turqisht). 17 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2020. Marrë më 18 shkurt 2020.
  9. ^ Miss Turkey 2014 - Results Arkivuar 2014-06-02 tek Wayback Machine
  10. ^ "Miami'de kampa girdi". Hürriyet (në turqisht). 13 janar 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
  11. ^ "Dilan uçuyor". Hürriyet (në anglisht). 30 janar 2015. Marrë më 1 shtator 2022.
  12. ^ için, Son 24 Saatte Magazin Gündemidaha fazla video. "Dilan Çiçek Deniz ve Furkan Andıç aşk mı yaşıyor?". Hürriyet (në turqisht). Marrë më 2020-10-25.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  13. ^ "Furkan Andıç ve Dilan Çiçek Deniz ilk kez el ele". Posta (në turqisht). 24 janar 2018. Marrë më 1 shtator 2022.
  14. ^ "Dilan Çiçek Deniz-Furkan Andıç ayrıldı!". Milliyet (në turqisht). 3 nëntor 2018. Marrë më 3 nëntor 2018.
  15. ^ Duran, Şüheda (26 dhjetor 2021). "Dilan Çiçek Deniz Sevgilisinin Ailesi ile Tanıştı! Görümcesi ve Kayınpederiyle Pozlarını Paylaştı..." Onedio (në turqisht). Marrë më 1 shtator 2022.
  16. ^ "Dilan Çiçek Deniz'den yeni proje". Birsen Altuntaş (në turqisht). 5 tetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2022. Marrë më 9 maj 2022.