Dino Malo Islamaj-mësuesi atdhetar i Dhëmblanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Dino Malo Islamaj-mësuesi atdhetar i Dhëmblanit" libër me autorët: Dr. Zihni Haskaj - historian, Bektash Zite - publicist. Redaktor: As. Prof. Dr. Hamit Kabaj - historian. Recezent: Dr. Faik Qytyku - historian. Konsulentë: Hulusi Runa - "Mësues i Merituar", Muharem Bushi - studiues. Korrektore: Juliana Boriçi. Realizimi kompjuterik: Tonin Lleshi, Irena Bame. Botim i Shoqatës Atdhetare - Kulturore - Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena". Shtypur në shtypshkronjën "GEER", Tiranë 2004. Faqet e librit 227.


Mbi librin:

Mësuesit, që s'u lodh kurrë së punuari për shkollën e mësimin e gjuhës shqipe, atdhetarit që luftoi dhe mobilizoi djemtë në luftën për çlirimin e vendit, këshilltarit që organizoi aksionet për rindërtimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit, luftëtarit konsekuent për përparimin e Dhëmblanit e të Lopësit, njeriut që nuk reshti asnjë çast, për t'i hapur rrugën së resë, me fjalën dhe shembullin e vet, bashkëshortit, familjarit dhe babait që rriti dhe edukoi qytetarë të denjë, burrit që la pas një emër të respektuar: Dino Malo Islamaj - "Nder i Krahinës së Lopësit".