Dioskurët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

DIOSKURËT (greq. Dioskuroi, lat. Dioscuri ose Gemini) - vëllazërit Kastori dhe Polideuku, heronjët më të famshëm dorikë pas Heralkliut.

Kanë lindur si bineq, por megjithatë janë gjysmë vëllezër. I ati i Kastorit ishte Tindareu, mbreti i Spartës, i Polideukut ishte Zeusi, zoti suprem, ndërsa e ëma e tyre ishte Leda, gruaja e Tindareut. I kanë pasur dy motra: Helena si edhe Polideuku, ka qenë e Zeusit, ndërsa Klitemnestra e bija e Tindareut. Vëllazërit dalloheshin me trimëri, fuqi dhe guxim, të dytë përherë luftonin së bashku, dhe sikurse me veprat e trimërisë, u bënë të famshme me dashurinë e sinqertë vëllazërore.

Polideuku si biri i Zeusit ka qenë i pavdekshëm dhe e ka pasur fuqinë vigane. Asnjëri prej njerëzve nuk ka mundur të shtyhet me të në bokës. Kastori i vdekshëm ishte drejtues i famshëm i qerreve luftarake dhe i shkonte për dore t'i frenojë edhe kuajt më të egjër. Në rini vëllazërit kanë fituar arsim solid, kështu që mësuesit dhe prindërit e tyre kanë mundur me të drejtë të jenë krenarë me ta. Me kreshnikun Jazon kanë marrë pjesë në ekspeditën e argonautëve në Kolhidë me Meleagrin në gjah në derrin e egër të Kaliodonisë; ndërsa me Heraklin kundër amazoneve. Nga të gjitha ekspeditat janë kthyer të kurorëzuar me famë. E kanë liruar poashtu edhe motrën e tyre Helenën, kur Tezeu, mbreti i Athinës, e rrëmbeu si vajzë krejtësisht të re dhe me ndihmën e Piritout, mbretit të lapitëve. Rrëmbimin e saj të dytë të cilën e shkaktoi Idasi, sepse i mashtroi djemtë e vëllaut. Andaj bineqt një kohë ishin në radhët e heronjve, për të cilët poeti thotë se nuk ushqehen me bukë dhe verë të kësaj bote.

Metafora poetike ndonjëherë është më e pasur për nga kuptimi, se sa formulimi prozaik i shprehur saktësisht. Për Kastorin dhe Polideukun, në të vërtetë, nuk mund të pohohet se në kohën e rrëmbimit të dytë të Helenës, cili ishte shkaktar i luftës së Trojës, tani më ishin të vdekur; mirëpo, nuk ishin as ndër të gjallët. Ndërkaq, kjo rrethanë e jashtëzakonshme ka pasur një paralojë krejtësisht të rëndomt. Me Linkeun dhe Idasin, djemt e vëllaut, djemt e Afareut, mbretit të Mesenisë e kanë vjedhur njëherë në Arkadi kopenë e demave. (Vjedhja e kafshëve në kohën heroike ka qenë veprim i rëndomt i mbretërve dhe i djemve të tyre, sikurse edhe më vonë pushtimi i territoreve të huaj). Me rastin e ndarjes së plaçkës shpërtheu grindja të cilën e shkaktoi Idasi, sepse i mashtroi djemtë e vëllaut. Andaj bineqt u futën në Meseni dhe e morën tërë kopenë, së bashku me pjesën që iu ka takuar djemve të vëllaut të tyre. Dhe për t'i zemëruar deri në fund ua rrëmbyen edhe nuset e tyre. Pasi që e kanë ditur fare mirë se Idasi dhe Linkeu nuk do t'i lejojnë që të shkonin të qenë, bineqt per t'i pritur dhe per t'i suknuar, u fshehën në drurin e zgavëruar. Mirëpo, shikimi i mprehtë i Linkeut depërtoi nëpër dru, kurse shigjeta e Idasit depërtoi nëpër dru dhe e therri gjoksin e Kastorit. Polideuku kërceu nga strehimi i vet dhe u vërsul në kusherinjët për ta marrë gjakun e vëllaut. Të parin e zuri Linkeun dhe e vrau me një grusht. Pastaj u vërsul në Idasin e fuqishëm. Betejën e pamëshirueshme e vendosi Zeusi: nga lartësitë e vranta e lëshoi vetëtimën dhe me të e dogji Idasin. Mirëpo, Polideuku në vend që t'ia shprehë mirënjohjen, atë e mallkoi duke e qortuar pse nuk e ka lejuar të vdesë së bashku me Kastorin. E mallkoi edhe pavdekshmërinë e vet, e cila nuk i ka mundësuar që së bashku ta ndajë fatin me vëllaun e vet. Zeusi orvatej që ta qetësojë, por më kot. Në fund i dha mundësi që të zgjedhë: ose përjetë i ri do të jetojë në mesin e zotërave olimpikë ose një ditë të qëndrojë me vëllaun në mbretërinë e errët të Hadit dhe një ditë në Olimpin e ndriçuar. Polideuku me gëzim zgjodhi mundësinë e dytë. Kështu, siç thotë Homeri, të dy vëllazërit një ditë të gjallë, ndërsa tjetrën sërish të vdekur: me nderimin që kështu e arritën u përngjajnë zotërave të pavdekshëm. Sikurse shumë heronj të tjerë Dioskurët kanë kaluar prej miteve greke në ato romake.Historianët romakë,madje,thonë se këtë betejë me latinët,të liqeni të Regilit, në vitin 496 para e.s. e ka fituar kalorsia romake, në krye të së cilës ishin vetë Kastori dhe Polideuku (lat. Castor dhe Pollux - Kastor dhë Polluks). Fama e Dioskurëve ka jetuar mija vjet: sot gjatë netve të kthjellëta mund të shihen në kupen qiellore si hyj Binjak. Grekët dhe romakët u ndërtonin tempuj, kurse ushtarët spartanë dhe kalorësit romakë i nderonin si pajtorë të tyre; ndërsa marinarët iu drejtoheshin si patronëve të tyre, artistët i kanë paraqitur në vaza dhe shtatore. Tempulli më i madh dhe më i famshëm dedikuar Kastorit dhe Polideukut në tërë botën antike gjendej në Forumin romak. Sipas traditës ka qenë i ngritur në fillim të shekullit V para e.s., dhe më vonë disa herë është (sendërtuar (herën e fundit në kohën e Augustit). Nga ky deri më sot janë ruajtur tri shtylla të stilit korintian. Në Romë gjenden edhe dy ansamble më të mëdha skulpturale, të cilat paraqesin figurat e tyre: njëra gjendet në sheshin e Kvirinalit para pallatit të kryetarit të Republikës së Italisë, kurse tjetri në Kapitol në afërsi të selisë së Senatit të Romës. Në postamentin e lartë pesë metra e gjysmë të Dioskurëve në Kvirinal gjenden emrat e Fidisë dhe Praksitelit. Në të vërtetë është nga fillimi i shek. IV të e.s. nga termat e Konstantinit, kurse në këtë vend ka urdhëruar që t'i vendosë para Siksti V. Dioskuri i Parë para Kapitolit poashtu është i kohës së vonë perandorake. Janë gjetur në shek. XVI në geton e dikurshëm të Romës. Njësoj si shtatoret e Dioskurëve, që u janë mveshur Fidisë dhe Praksitelit, vepër e autorit të panjohur janë edhe dy Himne Dioskurëve që i mvishen Homerit.