Diskutim:Asteroidet

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Asteroidet. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Zotërinj dhe zonja, përshëndetje! Kam pak material mbi asteroidët dhe do të doja ta postoja këtu, "problemi" është se e kam publikuar më parë tek blogu im (Astronomi, Asteroidët). Për mua nuk ka asnjë problem edhe nëse del këtu. Politika ime e publikimit është e njëjta: material pa pagesë, mjaft që ata që lexojnë të mos nxjerrin përfitime nga materialet e publikuara. Fillimisht po e postoj këtu, kopi-peist të thjeshtë, do të mundohen ta sistemoj vet, nëse ndërkohë nuk e bën ndonjë tjetër, kur të kem më shumë kohë.



Asteroid (planet i vogel). Me këtë emer quhen një mizëri trupash qe vertiten rreth Diellit sipas orbitash te perfshira kryesisht ndërmjet orbitave te Marsit dhe te Jupiterit. Quhen gjithashtu edhe planetoidë, por sot kjo fjalë ka marre tjetër kuptim. Janë planete shumë te vegjel. Me i madhi prej tyre, Ceresi, e ka diametrin prej 800 km.

Ne vitin 1772, Johan Bode, duke llogaritur largesine e planeteve te njohur, verejti një farë lidhjeje reciproke ndërmjet tyre (Rregulli i Bodes) dhe arriti ne përfundimin se ndërmjet Marsit dhe Jupiterit duhej te ndodhej edhe një planet i panjohur gjer atehere. Me 1800, astronomi italian Piaci zbuloi një objekt te ngjashem me një yll, qe rezultoi se vertitej rreth Diellit pikerisht ne largesine qe pritej. Ky trup u quajt Ceres (Cerera). Ne vitin 1802 Olbersi zbuloi një planet tjetër te vogle, Pallasin (Palladën). Një vitin 1804 u zbulua Junona, me 1807 Vesta, dhe pas shumë vje shkeputjeje, me 1845 Astreja, e kështu me radhe. Qe atehere janë zbuluar një numer i madha steroidesh. Ky numer pati rritje pas vitit 1891, kur u përdor fotografia. Tashmë u janë llogaritur orbitat me shumë se 1700 trupave te tille. Mendohet se numri i pergjithshem i tyre arrin ne disa dhjetra mijera, megjithese shumë prej tyre janë teper te vegjel dhe nuk mund te vrojtohen. Rreth 97% e asteroideve te studiuar qarkullojne rreth Diellit ne orbita qe perfshihen midis atyre te Marsit dhe te Jupiterit. Jashtë qendersia e mesatare e orbitave te tyre është 0.15, por ka disa perj tyre qe e kalojne mjaft këtë madhesi: kështu asteroidi Albert e ka jashteqendersine 0.54; Hidalgoja 0.65 etj. edhe pjerresia e tyre leviz ne kufij mjaft te gjere, duke filluar nga zeroja e deri ne 43o.

Forca turbullese e Jupiterit ne zonen ku qarkullojne shumica e asteroideve ben edhe ne keta te ndjehet po ai efekt qe ushtron Saturni mbi unazen e vet. Kështu, ne zonen ne fjale verehen breza te zbrazet (intervalet ose dritaret e Kirkvudit, sipas emrit te asronomit qe e zbuloi).

Disa asteroide levizin sipas orbitash qe dalin jashtë kufijve ku shtrihen orbitat e pjeses me te madhe te tyre. Kështu, grupi i Trojanëve leviz ne një orbite qe perputhet me ate te Jupiterit. Orbitat e disa te tjereve, dhkojne akoma me larg. Për shembull, Hidalgoja ka një orbite qe i afrohet Diellit gati sa ç’i afrohet orbita e Marsit, dhe qe largohet pastaj deri ne zonat ku kalon orbita e Saturnit. Asteroide te tjerë futen ne zonat e brendshme te sistemit diellor, duk iu afruar Diellit (ne perihel) me shumë bile se Merkuri (Ikari).

Asteroidet qe u zbuluan te paret u emertuan me amra te marre nga miologjia si Cerea, Pallada, Vesta, Psikea, Talia etj. Me vone filluan t’u vihen emra te shpikur, edhe jomitologjike, por gjithmone femërorë, bile edhe kur emri origjinal ishte mashkullor, atij i ngjitej mbarese femërore. Asteroidet qe janë e shquar ne ndonjë aspekt, mbajne emra mashkullorel te tille janë Trojanet, Ikari, Hidalgoja (për nder te heroit meksikan Manuel Hidalgo), Eros, Amur e e tjerë. Shumë asteroide emertohen vetëm me numer.

Ne grupin e asteroideve dallohen Ceresi, i cili është me i madhi, me një diametër rreth 770 km. Pas tij vijne Pallasi me rreth 490 km, Vesta me rreth 380 km; rreth 70 asteroide i kanë diametrat mbi 100 km, ndërsa te tjeret janë me te vegjel. Me te vegjlit qe njihen e kanë diametrin rreth 1 km. Me i ndritshmi nga të gjithë është Vesta, qe ka një albedo mjaft te lartë dhe mund te arrije (kur ndodhet ne pozicionin me te pershtatshem perkundrejt Dielli dhe Tokes) madhesine e gjashte, pra mund te shihet edhe me sy te lire. Masa e të gjithë asteroideve te marre se bashku nuk e kalon 1% te mases se Tokës, prandaj, kuptohet vetiu se as me i madhi prej tyre, Ceresi, nuk mund te mbaje rreth vetes kurrfare atmosfere.

Nder asteroidet dallohen disa, orbitat e te cileve futen mjaftt me brendesi te orbites se Marsit dhe i afrohen Tokës ne mënyrë te dukshme.me i famshmi nga keta është Erosi, i zbuluar nga Viti me 1898; ky është një trup në formë te crregullt, si dardhe, me permasa 32 km me 6 km. Ne vitin 1931 ai iu afrua Tokës gjer ne largesine 23 milion km. I njejti afrim ndodhi perseri ne vitin 1957. Ne këtë grup asteroidesh, qe njihen edhe me emrin “Tokëgërryesat”, bejne pjesë edhe: Alberti, qe ka një diametër prej 5 km dhe i afrohet Tokës gjer me 35 milion km. Apoloni, me diametër 35 km dhe afrim maksimal 3 milion km; Adonisi, me diametër 2 km dhe afrim maksimal 1.5 milion km dhe Hermesi, me diametër 1 km dhe afrim maksimal 600 mije km. Afrimi me i madh i Hermesit është ai i vitit 1937, por qe atehere ai nuk është pare me. Pergjithesisht shumë asteroide humbasin, sepse nuk arrihet qe te llogaritet saktë orbita. Kështu ka ndodhur me rreth 8000 asteroide. Duhet thënë se probabiliteti i perplasjes se një aseroidi me token edhe kur ai afrohet mjaft është i paperfillshem.

Për origjinen e asteroideve ka dy hipoteza. Sipas asaj te Olbersit, keta janë formuar nga shkaterrimi i një planeti te madhe qe vertitej rreth Diellit, diku ndërmjet orbites se Marsit dhe asaj te Jupiterit. Një hipoteze tjetër i nxjerr asteroidet si mbeturina te lendes se pase nga e cila është formuar sistemi yne diellor. --Rinstinkt (diskutimet) 7 tetor 2012 14:25 (CEST)[përgjigjuni]


ps. dua njëfarë konfirmimi, nëse mund apo jo t'i vendos këtu disa materiale që më parë i kam postuar tek blogu im? pra ka apo nuk ka problem nëse gjenden në dy vende njëkohësisht. Natërisht unë do të marr përsipër barrën e vërtetimit se ai është "vërtet" blogu im! :)

ps.2. shkrimin ka disa probleme me ë-të. --Rinstinkt (diskutimet) 7 tetor 2012 14:25 (CEST)[përgjigjuni]