Jump to content

Diskutim:Enciklopedia

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Enciklopedia. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Remzije ZEKOLLI, poete HYGOIZMI, MITI DHE REALITETI I HIDHUR NË NJË PROZË (Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e valë, nr.29, Mitrovicë, 2016)

Miftar Kurti është autor i këtyre veprave: Vëllimit me poezi “Monolog shiu” (1998), novelës “Dasma e Kreshbardhës” (2007) dhe monografisë “Poezia e Jakup Cerajës (autori-teksti-lexuesi)” (2013), por edhe i një varg shkrimesh publicistike, kritike dhe historike të botuar jo vetëm në shtypin vendas. Në numrin 29 të revistës letrare “Fjalë e Valë” të këtij viti 2016, që e boton Shoqata e Shkrimtarëve Mitrovicas “Jakup Ceraja”, në mesin e shumë krijimeve me temë e vlera të veçanta, si lexuese e kësaj reviste më ra në sy proza e veçantë “USB e Ulpianës” të Miftar Kurtit, që përbëhet prej dy pjesëve: “Dyzazh në kohë perverse” dhe “Nëna Nioba”. Si lexuese e kësaj reviste prestigjioze (në të cilën edhe unë kam publikuar) po jap një vlerësim timin për prozën në fjalë, sepse kjo prozë e meriton të shkruhet për të.

Hygoizmi dhe realiteti i hidhur Monarkët janë hedhur në sulm kundër lirisë, reaksioni është hedhur në sulm kundër paqes, por megjithatë suksesi ynë është i sigurt, popujt duan të bashkohen. Në epokën tonë njerëzit kanë një detyrë të dyfishtë: të shtypin vullnetin e monarkëve dhe të përmbushin vullnetin e popujve. Viktor Hygo E nisa këtë shkrim me këtë thënie të shkrimtarit të madh Viktor Hugo, sepse me novelën e tij, Miftar Kurtit sikur na e solli ndërmend këtë shkrimtar të madh, sikur gjen diçka hygoiane në këtë novelë. Luftëtari edhe nëpërmes pendës, përpiqet që të jetë luftëtarë i dritës sonë e cila shpeshherë po ngulfatet nga retë e zeza, e rrezet e saj assesi s’po na ngrohin ashtu siç dëshiruam ne. Autori, trimërisht identifikon shkaqet pse retë e zeza kanë okupuar diellin e dritës sonë. Por, vetë identifikimi i problemit nuk është zgjidhja. Prandaj luftëtari i dritës sonë shkon edhe me tej, përpiqet për ndryshimin e realitetit pervers. Ai ka gjet mënyrën specifike të hyjë në thelbin e problemit të cilin faktori njeri vet e krijoi. Ajo çka me ra në sy është fillimi i novelës me flijimin e nënës kryefamiljare për rritjen e fëmijës jetim. Me këtë rast mendoj se mund ta tërheqim një paralelen mes fatit të fëmijës dhe fatit të atdheut, se edhe atdheu ynë gjatë rrugëtimit dhe zhvillimit të tij shpesh u kryqëzua me pabesi, ploja, të cilat me guxim e trimëri ditëm t’i përballojmë e të dalim faqebardhë. Mirëpo, paslufta solli edhe zhgënjim e një realitet të hidhur. Autori merr guximin për t’i luftuar (nëpërmes pendës) ato veti denigruese të një realiteti të cilin kurrë nuk e deshëm, por çuditërisht na u imponua, edhe pse mund të themi se pak ia ndihmuam edhe ne këtij imponimi. Autori, edhe vetë luftëtar i dritës, pa pikë frike rëndit një nga një të metat e një realiteti të pistë që po na rrethon pas lufte si një gjarpër i cili na ka rrëmbyer e mbërthyer e mbështjellë si një mjegull të cilën një ditë do ta largojmë. Shpresa për këtë ka filluar të duket në horizont si një ylber pas atij shiu pervers. Në këtë novelë është karakteristikë e llojit të vet dialogu mes Vetvetes dhe Unit. Ky dialog është kulmi i mllefit kundër dukurive negative që ka kapluar shoqërinë tonë. Autori më pas largohet nga vetvetja dhe fillon rrugëtimin drejt luftimit të së keqes. Një rrugëtim trimërues, fisnik, i guximshëm të cilin pak njerëz mund ta bëjnë. Luftëtari i dritës e bënë këtë sepse ka besim tek vetja, tek etika e morali, prandaj do të del fitimtar. Ai merr fuqinë, sikur që luftoi gjatë luftës, tani po lufton të keqen edhe pas saj, natyrisht me mjete tjera. Shembull konkret kemi këtë novelë. Mirëpo, kjo betejë e pas luftës duket se është më e rëndë sesa lufta me okupatorin, sepse ai fare s’e ka menduar se do të duhej ta ngjeshë “armën” (pendën) që t’i kundërvihet të keqes, e ti thotë jo të keqës që ta largojë nga këtu, nga atdheu se nuk e ka vendin këtu pas gjithë asaj sakrifice. Një mesazh mes tij dhe dhimbjes është aq popullor, po aq filozofik, aq real sa mua me la pa frymë dhe me bëri t’i kthehem disa herë këtij leximi. Autorit i shkakton dhimbje ky realitet i pistë, ndonjëherë i bëhet se as s’ i ka njohur njerëzit që nganjëherë ka rastis t’i ketë afër. Luftëtari ynë nuk mbetet vetë, ai është me të gjithë ata që nuk e duan këtë realitet, ata janë më shumë, luftëtari pas ka lexuesit, e ai është vetë populli i cili e nderon dhe e do aq shume luftëtarin e dritës së tij. Në këto rrethana që u krijuan, autori bëhet zë fuqishëm për të luftuar realitetin e hidhur me të cilin po ballafaqohemi pas luftës, realitetin e drogës, interesit. Individët e paskrupullt për interesa të veta po i vrasin fëmijët e tyre. Kjo u bë sepse për ata paraja është vet shteti, kombi, është feja, familja, dashuria. Një përshtypje të veçantë më lanë personazhet ide: Liria, Besniku, Dashuria dhe Lumturia të cilat pa frikë e them se kombit tim i mungojnë si kurrë me parë në historinë e tij. Pendës së mprehtë të tij nuk i ka shpëtuar as denigrimi i politikës, as vënia në tender e shtetit tonë. Oh kohëra, oh zakone, do të klithte aktori në këto momente. Po aq pak e paskemi dashur atdheun, sa ta zhveshim nga pasuria e ta shesim, u ngopën ata me paranë e marrëzisë, populli ynë mbeti i uritur, ende s’dimë kur do ngopet i gjori. Egzodi i kohës së paqes, për një autor revoltues e revolucionar nuk do mbetet temë tabu. Pra, është prekur edhe kjo temë, por pa u thelluar dhe zgjeruar në shkaktarët që sollën, që e shkaktuan këtë plagë si fenomen shoqëror që vjen si dhuratë e demokracisë sonë. Autori sikur tërheq paralele mes egzodit të luftës dhe të pasluftës. Në të dy rastet viktima janë shqiptarët. Mirëpo, këtu bëhet dallimi, sepse gjatë luftës rruga shpëtimtare ishte Shqipëria, ishin djemtë tanë që dolën në male për lirinë e munguar që e sollën edhe me ndihmën miqve tanë, të cilët na dolën në ndihmë ta tejkalojmë këtë katrahurë të quajtur luftë. Paradoksi në egzodin e paqës është se rruga e “shpëtimit” kalonte nëpër Serbi. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një krim të organizuar, me trafikimin legal të qenieve njerëzore. Dhe kjo fatkeqësisht u bë para syve të organeve të sigurisë shtetërore. Vallë a nuk e deshi Serbia zbrazjen e Kosovës edhe kësaj radhe, ashtu siç ndodhi gjatë viteve ’80 dhe ‘90? Para një situate të tillë ec e mos klith: O tok e etur për liri e dashuri njerëzore, hapu dhe mos na mbaj më, se të kemi renduar së tepërmi me marrëzitë tona, o toka jonë e etur për dashuri! Sa e rëndë qenka kur ne luftojmë kundër vetvetes. Guximi i krijuesit më bënë të besoj se luftëtari i dritës do të gjen forcë që jo vetëm përmes pendës të luftojë e ta fitojë edhe betejën për Dritën tonë, për jetën tonë të shëndosh, ashtu siç rri në zemrën e tij të pastër. Ai do fitojë edhe këtë betejë, edhe pse ai veç sa ka hyrë në të, por që nuk është vetëm. Poetët shpesh bëhen zë revoltues, ashtu siç u bë miku dhe luftëtari jonë i çmuar nga pjesa më e ndjeshme e popullit, ajo është shtresa e shpresës së madhe se do luftojë atë luftë monarkësh, siç do shprehet Hygoi ynë i madh.

Miti i flijimit dhe i qëndresës përballë të keqes Në këtë novelë, përveç një realiteti të hidhur është i pranishëm edhe miti. Pra, miti e përshkon pjesën e dytë të saj. Kjo pjesë fillon, fillon e përfundon me një ofshamë, me pasthirrmën “Ah”, e cila flet për dhimbjen e shqetësimet që i ka sjellë ky realitet i hidhur. Miti si pjesë e antikës shpeshherë kryqëzohet e gërshetohet në pjesën e dytë të novelës që mban një (nën)titull “Nëna Nioba”, të Miftar Kurtit. Nioba, në mitologjinë antike greke simbolizon flijimin për fëmijët saj. Niobës, pasi ia vrasin fëmijët, sipas legjendës shtangohet dhe era e dërgon në shtëpinë e të atit. Një ngjarje që ta kujton Rozafën që muroset në murin e Kalasë së Rozafatit, sepse që të ndërtohej kalaja duhej flijimi, murosja e saj në muret e kalasë. Nioba, e shndërruar në statujë, u bë imazh i vdekjes bashkë me familjen e saj. Niobës i vriten edhe fëmijët edhe bashkëshorti. Ajo u shndërrua në erë dhe shkoi në fshatin e babait të saj. Në këtë moment të trishtimit Nioba me duar lartë nga qielli klith: ”Gëzoju, o hyjneshë mizore, për vuajtjen time! Por ta kesh me dije këtë: edhe në mjerimin tim jam më e lumtur se ti, më kanë mbetur më shumë fëmijë se që ke pasur ti ndonjëherë” (Vojtech Zamarovcky, Heronjtë e miteve antike, Rilindja 1985 f.358). Proza “Nëna Nioba” fillon me citatin që autori e merr nga shkrimi më i lashtë për të në kohën antike nga Iliada e Homerit. Autori ngrit zërin kundër një dukurie që nuk është në traditën tonë, ajo e lakmisë dhe vet ofshama, na bënë të kuptojmë kundërshtimin, shqetësimin, brengën e tij dhe një lloj pamundësie e momentit për ta luftuar këtë dukuri, këtë të keqe. Fjalia: Tokë e larë me lot e ujitur më gjak, para nesh shpërfaq një dramë, një situatë tragjike nëpër të cilën kemi kaluar, porse boshti kurrizor të kësaj pjese e konsideroj pyetjen: A po e shihni se si doni t’ia nxirrni sytë njëri-tjetrit, se si atdheut ia keni ngulur thonjtë në palcën e shpirtit e po ia zini frymën me dëshirat tuaja të pista? (Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.75). Largimi i ndjenjës humane mes njerëzve, veti kjo që gjatë okupimit klasik serb të Kosovës na bënte më të fortë dhe të ndihemi krenar, e shqetëson tej mase autorin. Shkrimtari Hygo, thekson: “Për fat të keq, vepra ka qenë e pa plotë, dhe unë e pranoj se shkatërruam regjimin në veprat, por nuk mundëm ta zhdukim kryesisht nga idetë. Të asgjësosh shpërdorimet nuk mjafton, duhet të ndryshosh zakonet’’( Viktor Hygo, Të mjerët, Vëllimi i parë, Bota Shqiptare, f.42). Athua çka e shtyri autorin ta bëjë këtë pyetje? Gjatë vazhdimit të leximit do e gjejmë edhe përgjigjen. Gjatë rrugëtimit të shtetësisë sonë, disa procese nuk shkuan ashtu siç i dëshiruam. Thonjtë janë të atyre hileqarëve, lakmitarëve, ziliqarëve, injorantëve që përveç interesit personal nuk shihnin asgjë, ata shkuan aq lartë sa që goditën palcën e shtetit, në këtë kontekst, arsimin, drejtësinë, gjyqësinë, sigurinë, shëndetësinë, shkurt çdo arterie të shtetit tonë. Ëndrra jonë për funksionimin e shtetësisë, siç e deshëm, u zbeh. E kuptoj se në fazën transitore mund edhe të jetë bërë ndonjë lëshim, por të goditet shpirti i shtetit përmes privatizimit siç është bërë, se ekonomia është bazamenti për funksionimin e tij, më duket një absurd i llojit të vetë. Hygoi e donte shkatërrimin e monarkisë për t’i hapur rrugë revolucionit. Ai e dinte mirë se pa ndryshimin e vetvetes do ishte e vështirë të ketë sukses shkatërrimi i monarkisë. Çdo fjalë te “Nënë Nioba” peshon dhe ka mesazh shumë të qartë. Autori mes tjerash thekson: “Etje e uri kishim edhe ne. Etje e uri për dashuri e për liri, etje e uri për ta përkundur djepin, për t’i shtruar sofrat pa frikë, për të kultivuar ëndrra, dëshira e shpresa”. (Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.76). Rrugëtimi për të ardhur deri tek Liria ishte i vështirë, duke mundur frikën për të shuar etjen. Hygoi mes tjerash shkruan: “Lirimi nuk është çlirim”’(Viktor Hygo, Të Mjerët,Vëllimi i parë Tiranë 2000, f.102). Vaji dhe shqetësimi i Nënë Niobës për fëmijët e saj në edhe në këtë rast nuk reshtë. “Heshtja e saj fliste siç fliste dhimbja që lëkurën e vet nuk e zinte” (Miftar Kurti Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.77). Ajo edhe përmes heshtjes flet. Hygoi do shprehej: “Me humbjen tënde u zhduk tirania, dhe triumfoi në fund liria” (Nina Muravieva, Viktor Hygo, Tiranë , 2000, f.35). Në këtë rast humbësit do të duhet të ishin ata që i vënë thonjtë në fyt shtetit, se vetëm atëherë Nënë Niobës do ti shëroheshin plagët, do t’i pakësoheshin dhimbjet që iu shkaktuan. Miq, ndonjëherë humbja e dikujt është vet shpëtimi për të tjerët, është vetë çlirimi i shumicës. A thua, a do mundet dikush më mirë se autori jonë ta përshkruante këtë triumf? Unë them jo. Ja arsyeja: ai ishte pjesëmarrës i betejës për lirinë, ishte i vetëdijshëm pse hyri në këtë betejë dhe aq mirë e din pse çlirimi mori në thua, apo e zbuloi se kush është thembra e Akilit që e pengoi çlirimin. Miftar Kurti rreshton proceset që përjetuam, protestat e kohës në shi e borë, të cilat nuk na pengonin në rrugëtimin tonë drejtë lirisë. Në këtë rrugëtim nuk mungonin as nënat e moshuara, sepse aq shumë e donin lirinë. Vetë mënyra dhe koha e pyetjes së nënës se: “Çka të përkujton shiu e rruga Nënë”( Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.79)-flet vet. Jo vetëm lexuesi i nderuar, por edhe vetë protagonistin e kësaj novele, që në të shumtën e rasteve na del si një monolog i thurur mjeshtërisht, na befason përgjigja e saj plot metaforë e kuptimësi. Ajo nuk është e sigurt, ka dilema nëse rruga i përkujton” “Lirinë apo robërinë, të kaluarën apo të tashmen, ëndrrat apo realitetin, …tokën apo qiellin, etjen e urinë, tymin apo flakën, jetën apo vdekjen, shtoi ajo”(Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.79). Si një realist i rryer autori tregon vështirësitë e rrugëtimin nëpër rrugën e etur, e cila, ndonëse u lagë shumë herë ende nuk e shoi etjen tonë. Shtegu na dërgonte tek rruga e malit e që nëna e bekon me dashuri e fisnikëri edhe, djali i saj, si shumë bijë të tjerë ishte një ushtar i thjeshtë, ushtarë i dritës sonë, i cili vetëm kishte dëshirë ta zinte majën e ëndrrës sonë. Për autorin e kësaj novele ne ushqejmë mirënjohjen tonë më të thellë, që me guxim arriti të tërheqë një kufi mes realitetit, dëshirës, kohës, hapësirës dhe veprimit të tij. Pa frikë po e them se kjo novelë për momentin është kryevepra e tij. Mjegulla si një fenomen na shoqëronte shpesh në ecijaket tona atdhetare, gjatë proceseve shpesh na vinte në sprovë dhe në luftë mendimesh e dyshimesh, për të na takuar krejtve në shtegun e lumturisë. Mjegull ka edhe në realitetin e sotëm. E autori synon ta largojë e ta luftoi këtë mjegull. Prandaj, themi se çdo fjalë në këtë novelë e ka peshën, mesazhin e saj të fuqishëm. Në një rast autori shprehet: “Rrëfimi i saj (Nënës-R.Z.) më çoi në një cep të rrugës së jetës që kishte kaluar e përjetuar. Dhe ajo rrugë kishte shumë etje, kishte shumë uri. Hëngri shumë zemra njerëzish e shteroi shumë burime, kroje e lumenj’’ (Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.82). Rrëfimi për të rënët gjatë luftës ishte ai cepi tjetër i rrugës që na dërgoi gjatë leximit të tij dhe i dëmeve materiale që përjetuam nga lufta. Ishte kjo rruga që gjeneratë pas gjenerate kishim shkelur nëpër çdo stinë. Me një simbolikë të veçantë rrëfen se përroskat e vogla (grupet, lëvizjet ilegale) u derdhën, u shndërruan në lumenj (pra në UÇK), që gjatë rrugëtimit të tij u krijua ujëvarë që i rastisi që me vete të bartëve ndonjë mbeturinë që e gjente gjatë rrugëtimit të saj nëpër bregun e lumit. Përqafimi i ushtrisë nga populli ishte ëndrra që e dëshiroi ai e cila rrugëtoi në rrugën për shuarjen e etjes. Dëshirën dhe guximin për flijim e gjejmë në këtë frazë: “Unë vazhdoja rrugën në të cilën isha nisur. Nuk e qaja kokën se cili zjarr mund të më digjte, cili tym mund të më ngulfatëte, cili lum liqen a oqean mund të më rrëmbente e të më përpinte’’. (Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.85). Këto rreshta janë plot heroizëm për flijimin e tij në atë rrugën e etur, i cili, sypatrembur eci nëpër të pa marrë parasysh a do të goditet nga kundërshtarët e brendshëm (lumenjtë), apo ata ndërkombëtarë (oqeani). Ai nuk do të dorëzohet kurrë, sepse rruga e etur ishte ëndrra e të parëve të tij, ajo ishte liria, por mos të harrojmë jo edhe çlirimi i plotë. Pa marrë parasysh vështirësitë, ai do ti del ballë fjalës së tij të dhenë. Vendosmëri, guxim, mençuri dhe largpamësi tek ky rresht i lartë cituar. Rrëfim i një përmase simbolike dhe realiteti është roli dhe pozita e nënës apo gruas shqiptare gjatë rrugës së etur. Lindja e parë dështoi si pasoj e kushteve të rënda ekonomike që i kishte kombi ynë, dështimi i dytë erdhi si pasoj e dhunës që përjetoi gruaja shqiptare gjatë rrugëtimit të saj. “Unë isha nisur për një rrugë, por mbeta vetëm” (Miftar Kurti, USB e Ulpianës, Fjalë e Valë, Mitrovicë,2016, f.87). Hygoi në poezinë e tij do theksonte: “Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë, Po edhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi; I dhjeti do të jem, po qese mbeten dhjetë: E ne mbettë veç një – do të jem unë ai’’. Edhe në vargun e parë edhe në të dytin kemi të bëjmë me vendosmërinë e personazheve tona për mos largimin nga rruga e idealit edhe nëse gjatë atij rrugëtimi do të mbesin vetëm. Do përpiqem të tërheq paralelen mes Kurtit dhe Hotëvilë Hauz për poshtërimin e gruas si qenie e pa fuqishme që bëri armiku shekullor. Njëra nga tri problemet e mëdha të shekullit Hauz thekson. “Poshtërimi i gruas nga uria dhe atrofizimi i fëmijës nga errësira” (Viktor Hygo, Të Mjerët përkushtimi i Vëllimit të parë, 2000 Tiranë). Ja, miq, pse e arsyetova qysh në fillim reagimin, revoltën e ofshamën e autorit duke nisur e përfunduar me pasthirrmën “ah” , sepse kjo pjesë (“Nënë Nioba”) fillon dhe mbaron me të. Autori jonë mendjendritur e mendje prehtë, reagimin e tij për lakminë individuale e paraqet më mirë se kush deri më sot në këtë novelë. Kam e mendimit se “Nënë Nioba” është pjesa kryesore, më e bukur e prozës “USB e Ulpianës” Është meritë e autorit që secilit prej nesh na e bëri të qarte se pa e kuptuar dhe ndryshuar vetën rruga jonë ende do mbetet e etur për çlirim, siç do të shprehej Hygoi. Si lexuese u përpoqa të vë një paralelizëm mes novelave të Kurtit e cila shpeshherë u kryqëzua me tregimet e Hygoit. Vushtrri Më 21-23.05.2016. §Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje Gazeta, javore, letrare, kulturore Nacional. Nr.359

Start a discussion about Enciklopedia

Nis një diskutim