Diskutim:Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Autori Piro Tase sjell librin "Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët", historia që nga shekulli VI para.e.s. Libri prej 545 faqesh është publikuar edhe online nga siti gjigand "Amazon.com" dhe "Barnes&Noble.com"[Redakto nëpërmjet kodit]

                          Herodoti "me shokë" flasin shqip.
 

Për Shqipërinë është shkruar edhe atëherë kur vendi ynë ende nuk njihej me këtë emër.

Misionarë, diplomatë, historianë, udhëtarë etj, nga rajone të ndryshme të botës kanë mbajtur shënime, ndërsa kanë kaluar në trojet tona. Të tjerë na kanë njohur nëpërmjet letërkëmbimeve apo dorëshkrimeve. Por,të gjitha këto, të shkruara në gjuhë të ndryshme të botës, në kohë dhe persona po të ndryshëm, për herë të parë na vijnë në gjuhën shqipe.

"Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët" është libri me disa qindra faqe (544), që nga shekulli VI para.e.s, ku flasin historianë të lashtësisë; që nga Herodoti e Tit Livi; Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres e Villeharduin.

Po, shqip, në këtë libër, flasin edhe historianët bashkëkohorë, si: Hammond e Arnold Tonybee.

Këto "biseda" kanë ardhur nga autori, Piro Tase dhe janë botuar nga kompania amerikane "Outskirts press com".

Libri është publikuar edhe online nga siti gjigand "Amazon.com" dhe "Barnes&Noble".






                       "Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët"  

Veç historianëve, në librin e Piro Tases ka "të ftuar" të të gjitha fushave. I tillë është edhe albanologu i shquar Robert Elsie me introduksionin e tij për "Seyahatnamenë" e Evlia Çelebiut.

Është historia e një qyteti që ka si "protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese, apo të atyre ndërluftuese në këto treva; që nga Konsulli Romak, Sulpicius Galba e më pas, Qezari dhe Pompeu i Madh, e deri tek Karli I Anzhuin dhe Sulltan Mehmeti II në rrethimet historike të Kalasë së Beogradit.

Më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë italianë dhe francezë, rumunë, kronikanë turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Midis tyre gjen: misionarë apo diplomatë të huaj të të gjitha kohërave, politikanë dhe personalitete të shquar si: Koloneli Lik, Pokevili i famshëm, Aubrey Herbert, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar. Poetë dhe artistë të mëdhenj si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami etj. Në këtë libër, "takon" vizitorë të shumtë; qofshin këta, studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë, biologë, apo, edhe turistë …, si: Evlia Çelebi, Kurzoni, Patsch, Burileanu, Rikakes, Popp, Baldaçi e së fundi, Filip Winn dhe turisti amerikan, W. Schroeder.


Gazeta "AGON". 9 Janar, 2008. Faqja 13 http://gazeta-agon.com[Redakto nëpërmjet kodit]

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Diskutim:Piro_Tase"