Dodona e Thesalisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përveç Dodonës së famshme të Epirit, autorët e lashtë kanë shkruar se në Greqinë antike ekzistonte edhe një tjetër Dodonë e cila ishte një qytet që ndodhej në rajonin e Perrhaebias në Thesali, pranë malit Olimp.[1]

Dodona Thesaliane përmendet në Katalogun e Anijeve në Iliadën e Homerit së bashku me qytet-shtetet Kyfos dhe Gonos dhe “brigjet e Titaresios", të gjitha të sunduara nga Guneus dhe që u përkasin Enienëve dhe Peraebejve. Këto vende dhe grupe etnike ndodhen të gjitha në Thesalinë e lashtë, jo në Epir; dhe kështu, nuk mund të ketë dyshim, se ky fragment tek Homeri i referohet Dodonës në Thesali. Megjithatë, Dodona tjetër dhe orakulli i saj me të cilin u konsultua Odiseu, përmendet nga Homeri në veprën ‘Odisea’.[2]

Ka një tjetër përmendje nga Homeri në Iliadë për Dodonën, me mendime të ndryshme se për cilën Dodonë bëhet fjalë; disa supozojnë se Akili, nuk iu lut Zeusit në Dodonën e Epirit, por ai iu lut atij në Dodonën Thesaliane si perëndia mbrojtës i vendit të tij të lindjes, pasi Akili banonte në Thesali; ndërsa të tjerë pohojnë se përmendja e Sellëve, emri i të cilit diku tjetër lidhet me Dodonën Thesprote, tregon për vendin në Epir. Duke qenë se nuk ka asnjë provë për ekzistencën e një orakulli në Dodonën Thesaliane, ka të ngjarë që lutja e Akilit t'i drejtohej perëndisë në Epir, orakulli i të cilit kishte fituar tashmë një famë të madhe, siç e shohim në një fragment në ‘Odisea’. Dodona e Thesalisë thuhet se është quajtur edhe Bodona; dhe nga ky vend thuhet se ka marrë një koloni Dodona thesprote dhe emrin e saj.[3]

Thesalia (Greqi)
  1. ^ Talbert, Richard (2000). Barrington Atlas of the Greek and Roman World. Princeton University (në anglisht). Press. p. 55, and directory notes accompanying.
  2. ^ Homeri. Iliada (në greqisht). fq. Vol. 2.748-51.
  3. ^ Straboni. Gjeografika Vol. VII (në anglisht). fq. f.327, ix. f. 441.