Don Kishoti i Mançës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Don Kishoti i Mances është një libër nga novelisti spanjoll, Miguel de Servantes. Ky libër flet për aventurat e Don kishotit, i cili ishte një njeri idealist (me plote kuptimin e fjalës).

Si lindi Don Kishoti ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Historitë mbi kalorësit legjendare vazhdonin të ishin ende shume të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh. Gjithnjë heroi kishte një damë e cila betohej përjetësisht për dashurinë e tij pasi heroi e kishte shpëtuar nga një situate e pashpresë. Në Spanjë këto romane flisnin për komandante që kishin luftuar kundër hordhive arabe. Pas zbrapjes së arabëve shumë nga shtresa e mëparshme fisnikëve ngelën me kujtimet që u vinin nga të tilla romane. Një pjesë e mirë e fisnikërisë spanjolle u largua për në kolonitë e përtej oqeanit ndërkohë që pjesa e ngelur jetonte me kujtimet heroike.

Don Kishoti[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi ka lexuar një sere librash kalorsiake Alonso Quixan arrin te bindi veten dhe te tjerët që është huhogj;një Don (titull nderi). Kështu ai shkon te marre armaturën e tij që është e gjitha e ndryshkur, si dhe merr për kalë një gërdalle. Optika e personazhit është krejt e ndryshme nga e te gjithë lexuesve pasi duket qarte që ai i sheh ne çdo ndodhi te jetës se tij mundësinë për tu bere personazh kalorësiak. Kudo që ai sheh, ka sfida dhe beteja. Ngjarjet zhvillohen ne një fshatë te Mances (një territor ne qendër te Spanjës).

Don Kishoti sapo del nga një botë imagjinare librash vendos që ta ktheje në realitet, sajon armaturat gjen një kalë dhe i vë një emër te kumbueshëm si Rosinant dhe e detyron hanxhiun që ta pagëzojë me emrin e nderuar të kalorësit të arratisur. Për të dashurën e zemrës si që donte zakoni zgjedh një fshatare të kolme dhe i ve emrin ”Dylqina e Tobozës” ndërsa për shqytar merr Sanco Pancon e si shpërblim do ta bënte guvernator në një ishull.

Rrugës ai ndeshet me mullinjtë e erës të cilët i pandeh për gjigante keqbërës por gjendet i përplasur në toke nga goditja e krahëve të mullirit.

Bemat vazhdojnë kur ai u del para një turme te burgosurish dhe nis te sulmoje rojet. Bamirësia kthehet ne çast kundër tij sepse u gabua ne atë që pandehu. Sikur këto te mos mjaftonin, ai sulmon edhe butet me vere duke pandehur se po përleshet me përbindësha. Derdhja e verës e bën atë te mendoj se është gjak. Demi që shkakton është i madh gjë që bën që pronari ta ndeshkoje paq. Ai ndeshet me bariun i cili e sakaton dhe e dhe e katandis si mos më keq. Pas kësaj përleshjeje kalorësi mendjeshkulur nuk e mori veten por zuri shtratin. Don Kishoti sërisht nuk zë mend dhe vendos që duhet të vejë drejtësinë. Ai pranon sfidën e Kalorësit të Henës së Bardhë që nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkëfshatar. Djaloshi e mund pa shume vështirësi dhe i premton që do ja fale jetën me kusht që do të kthehej në shtëpi e do të hiqte dorë nga marrëzitë.

I dërrmuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht Don Kishoti bën për të parën herë ashtu si i thonë dhe kthehet në shtëpi dhe zë shtratin për të mos u ngritur më. Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti Manës.