Jump to content

Doruntina Disha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Doruntina Disha
Lindi
Shtetësiakosovaro-norvegjez

Doruntina Disha lindi më 4 korrik 1988Prishtinë. Në moshën 4 vjeçare së bashku me familjen e saj migroi në Norvegji, ku edhe sot jeton dhe vepron në Oslo. Ajo është nxënëse e gjimnazit të Oslos dhe i pëlqen të studioj psikologjinë.

Doruntina qysh nga mosha e fëmijërisë është marrë me aktivitete kulturore të ndryshme si në Komunintetin ShqiptarNorvegjisë gjithashtu edhe në atë norvegjez, duke prezantuar denjshëm origjinën e saj shqiptare. Ajo që në fëmijëri filloi të merrej me muzikë, ku hapat e para i bëri në luajtjen e flautit e më pas filloi te merrej edhe me këndim.

19 mars 2005, Doruntina u paraqit në një audicion të muzikës në Oslo të organizuar nga "Power Hit Radio", e cila aranzhoi "Poëer Star Search". Doruntina mposhti publikun me këngën e Celine Dion, "My Heart will go on", që e interpretoi për mrekulli ku dhe arrin te futet në finale. Finalja e garës të 10 finalistëve ishte më 7 maj 2005, në qytetin Drammen të Norvegjisë. Atje, Doruntina pritet në skenë në mënyrë spektakulare nga ana e mijëra artdashëve norvegjez dhe shumë lehtë edhe juria arrin ta shpallë fituese të garës "Power Star Search". Menjëherë pas kësaj fitoreje të madhe, produksioni "Dreamfactory", Doruntinës i ofron bashkëpunim dhe brenda një jave ajo nxjerr këngën e saj të parë, të titulluar "Dreamworld". Më 25 qershor 2005, zyrtarisht del në shitje CD i parë nga Doruntina së bashku me videoklipin e saj.

Ajo tashmë kudo në Norvegji është bërë yll i muzikës dhe në të gjitha mediat norvegjeze emetohet videoklipi i saj, ku dhe ka arritur të renditet ndër më të suksesshmet e verës 2005. Kënga është ritmike dhe me melos bregdetar.

Doruntina vetëm se është vendos në epitetin e botës së artit, ajo ka plane të shumta në këtë drejtim por edhe një ftesë nga ndonjë kompani produksioni të muzikës shqiptare do të ishte e mirëseardhur për atë.

Në personalitetin e saj cilësohet çiltërsia, komunikimi me njerëz dhe shpirtbutësia. Dëshira e saj është të bën ndonjë punë që ka të bej me komunikimin ndër njerëzor.

Ajo tashme ka publikuar edhe këngën e dyte "I Burn 4 you" të cilën e nxori në CD në tri versione. Doruntina këto ditë është duke e ber promovimin e këngës së dyte nëpër Kosovë dhe Shqipëri ku në përcjelle të saj është menaxheri Ola Kleiven dhe gazetar nga Norvegjia.

Në Shqipëri do të jetë te ftuar ne koncerte dhe mbrembje muzikore ne Vlorë dhe Tiranë, e pushimin e saj do te vazhdoj ne plazhin e Durrësit. Ajo ka filluar një bashkëpunim edhe me kompozitorin nga Shqipëria Flori, ku ne te ardhmen pritet edhe ndonjë bashkëpunim me te duke kombinuar melos shqiptar me atë te zhanrit te saj pop/rock.

Ndonëse e lindur ne Kosove dhe e rritur ne Norvegji është e pamundur qe me krenari ne çdo prezantim te saj ne audience te mos shprehet nostalgjinë për Kosovën dhe mburrjen për nacionalitetin e saj.

Tashme pas një vit ajo ne Norvegji është bere me se e popullarizuar ku edhe menaxheri i saj shprehet se me Doruntinën mburret e gjithë Norvegjia dhe se talenti i saj do te sjell popullaritet ne gjithë Evropën e pse jo edhe me larg, ai pretendon se ajo do te arrin sukses sikurse e famshmja këngëtare Madona, në një interviste te dhen ne gazetën "Lajm Ekskluzive" të datës 15 korrik 2006.