Dukagjin Pupovci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dr. Pupovci

Dukagjin Pupovci (lindi më 5 qershor 1964 në Prizren) është ekspert i arsimit[1][2][3] dhe profesor universitar[4][5] nga Kosova.

Shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prishtinë. Studimet e matematikës i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës (1985). Studimet pasuniversitare të magjistraturës në fushën e matematikës aplikative i përfundoi në Universitetin e Zagrebit (1989), duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Konvergjenca e metodave paralele për reduktimin e normës”. Disertacionin e doktoratës me titull “Paralelizimi i disa metodave të tipit të Jakobit për zgjidhjen e problemit të vlerave vetjake” e mbrojti në FSHMN të Universitetit të Prishtinës (1998).

Në vitin 1985 punësohet si asistent në Universitetin e Prishtinës, ku më vonë u zgjodh ligjërues, docent dhe profesor. Ka kontribuar në mësimdhënie të lëndëve të ndryshme nga fusha e matematikës dhe shkencës kompjuterike deri në vitin 2010, ndërsa në periudhën 2010-2016 është angazhuar si mësimdhënës në programet e fushës së edukimit. Ka ushtruar detyrën e anëtarit të Pleqësisë së FSHMN-së (1987-1989), të anëtarit të Kuvendit të Universitetit (1989-1993), të prodekanit të FSHMN-së (1997-2000), të koordinatorit për rindërtim të UP-së (1999-2000) dhe të anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së (2005-2007).

Është autor dhe bashkautor i një numri të konsiderueshëm të studimeve dhe librave nga fusha e arsimit të publikuara në vend dhe në botë, si dhe i dy punimeve dhe dy librave nga fusha e matematikës. Ka qenë koordinator i Grupit për Promovimin e Procesit të Bolonjës[6] dhe sekretar i Këshillit Kombëtar të Shkencës.[7]

Pupovci ka kontribuar në zhvillimin e dokumenteve të rëndësishme të politikave dhe është bashkautor i studimeve e artikujve në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në Kosovë.[8][9] Nga marsi i vitit 2000 është drejtor ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC), organizatë joqeveritare e specializuar në fushën e arsimit.[10][11]

Burime dhe referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.timeshighereducation.com/comment/opinion/a-chance-to-clean-up-and-move-forward/2011949.article
  2. ^ http://ec.europa.eu/dgs/education_culture/repository/education/events/2012/documents/1120-speakers_en.pdf
  3. ^ http://www.kosovapress.com/en/news/ekspertet-gjendja-ne-arsim-eshte-per-tu-vajtuar-29824/
  4. ^ http://tesheshi.com/dukagjin-pupovci-ja-cmendoj-per-kompensimit-te-arsimtareve-kosovare-pergjate-okupimit-serb/
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2016. Marrë më 29 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ http://www.herdata.org/public/broshura_ang_.pdf
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2013. Marrë më 29 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2015. Marrë më 3 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ http://ec.europa.eu/education/events/2012/documents/1120-speakers_en.pdf
  10. ^ http://kec-ks.org/
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2015. Marrë më 3 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]