Jump to content

Edi Shukriu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dr. Edi Shukriu
Fotoporteti
Emri Edi
Mbiemri Shukriu
Lindur më 22 tetor 1950
Lindur në Prizren
Vdiq më 17 janar 2023
Vdiq në Prishtinë
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovare
Profesioni shkrimtare, arkeologe

Edi Shukriu (1950 - 2023)[1] është një shkrimtare, arkeologe dhe historiane e shquar nga Prizreni.

Edi Shukriu u lind në Prizren22 tetor 1950 nga prindërit Margarita (Gita) Mjeda-Shukriu dhe Muhamed Shukriu. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe. Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK, 2009-2012).

Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-) dhe nënkryetare e saj (2009-), anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973). Ishte shkencëtare vizituese në Universitetin e Harvardit. Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.

Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004). Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004 - 2013). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demonstratave të shumta të grave kundër regjimit serb.

Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2013 anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve.

- Çmimi letrar “Beqir Musliu”, Ars Clubi “Beqir Musliu” (2019).

- Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanica”, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (2017).

- Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën poetike "Nënqielli' (1990).

- Çmimi “Gani Bobi” për librin shkencor "Dardania protourbane", Dukagjini, Pejë (1996).

Vepra profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2018 Ancient Kosova, Ministry of Culture, Youth and Sport (Museum of Kosova, Institute of Archaeology), Prishtina.
  • 2018 Kosova Antike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik), Prishtinë (ribotim i plotësuar).
  • 2017 Saint Prenda Church - Prizren, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina.
  • 2017 Lindja e Lashtë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
  • 2017 Istaknute albanske ẑene, Dea, Zagreb (Përkth. L. Koci).
  • 2016 Studime për Dardaninë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2014 Hynjesha Dardane, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2012 Kisha e Shën Prendës - Prizren, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë.
  • 2012 Distinguished Albanian Women, Dudaj, Tirana (Përkth. K. Imholz).
  • 2011 Eminentne albanke, Plima, Ulcinj (Përkth. J. Nikolaidis).
  • 2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Prishtina.
  • 2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë.
  • 2000, 2003 Gra të shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë.
  • 1996 Dardania protourbane, Dukagjini, Pejë (Çmimi “Gani Bobi”).
  • 1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e lashtë, Prishtinë.
  • 2014 Ungëshimë, Jeta e Re, Prishtinë.
  • 2001 Përjetësi, Dukagjini, Pejë.
  • 1990 Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës).
  • 1985 Syri i natës, Rilindja, Prishtinë.
  • 1980 Legjenda e Hasit, Naim Frashëri, Tiranë.
  • 1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinë.
  • 1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë.
  • 2015 Pasqyra e Thyer, Koha, Prishtinë (roman).
  • 1998 Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Prizren (dramë për fëmijë).
  • 1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë (dramë).
  • 1986 Kthimi i Euridikës, Rilindja, Prishtinë (dramë).

Dokumentarë:

  • 2010 Ulpiana antike - Ancient Ulpiana
  • 1995 Prevent the war in Kosova
  • 2010 “Premiers résultats des campagnes de fouilles à Ulpiana (2006-2008)“, Actes du V colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008) sur l’Illyrie méridionale et L’Epire dans l’antiquité, Volum I, Paris, 449-458.
  • 1997 Kosova and other Albanians outside Albania.
  • 1996 Kosova - The Hungry Future, Food Summit – Rome, Prishtina.
  • 1995 Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina.

KE/CoE Preliminary Technical Assessments (PTA) & Visibility Studies

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2007 Complex Haxhi Zeka Mill – Peja
  • 2007 Old Hous Vokshi - Gjakova
  • 2006 Ulpiana
  • 2005 Hamam of Gazi Mehmet Pasha - Prizren http://www.coe.int/t/e/cultural_co-operation/ heritage/ tehnical_cooperation_and_consultancy/3._projects_and_programmes/ PTA_ KosovoUNMIK_HammamGaziMehmedPasha_aPP.pdf?L=E2005 Kalaja Fortress - Prizren6t0z7

Artikuj shkencorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2014 Monumentet epigrafike nga Smira, Studime Shoqërore 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 121-143.
  • 2014 Shkencëtarët hungarezë - Kontributi për trashëgiminë kulturore të Kosovës,Albanians and Hungarians: Historical Similarities and Differences in Centuries, EÖTVÖS LORÁND University, Budapest.
  • 2014 Pro at contra sa Balkanskog aspekta, Кulturnata integracija i stabilnosta na Balkanot, Makednoska Akademija Nauka i Umetnosti - Blgarska Akademija Nauka, Skopje.
  • 2013 Post-war archaeological research in Kosova, Archeologia, identità e Guerra, TEMPUS; Project: Network for Post Graduate Masters in Cultural Heritage and Tourism Management in Balkan Countries, Chieti.
  • 2012 Rrënjët historike të Kosovës [Historical Routs of Kosova], Monograph, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
  • 2012 Veprimtaria arkeologjike e Universitetit të Prishtinës [Archaeological activities of the University of Prishtina], Monograph, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
  • 2011 “Republik of Kosova” (Shirley J. Schermer, Edi Shukriu, Sylvia Deskaj), The Routledge Handbook of Archaeological Human Remains and Legislation: an international guide to laws and practice in the excavation, study and treatment of archaeological human remains edit. by N. Márquez-Grant and L. Fibiger).
  • 2011 Parahistoria dhe antika në Kosovë, Kosova, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 169-177.
  • 2011 Trashëgimia kulturore, Kosova, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 479-486.
  • 2010 “Spirals of the Prehistoric Open Rock Painting from Kosova, XV Congress of International Union for Prehistoric and Protohistoric Sciences, Vol. 35, British Archaeological Reports, Oxford http://www.amazon.com/Session-C74-Methods-Prehistory-Circular /dp/ 1407306499
  • 2010 “Two Labyrinths and Dardanian, Greek and Roman Relations”, 5ème colloque international sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, Grenoble, Volume II, CRHIPA – De Boccard, Paris, 571-575.
  • 2010 “Two labyrinths and two identical texts on the Dardanian goddess monument”, ARKOS /Scienca e reastauro/ 19, Cosenza, 160-164.
  • 2009 “Parahistoria dhe antika e Kosovës“, Kosova - Historia, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2009 “Trashëgimia kulturore”, Kosova - Kultura, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2009 “Zhvillimet etnolitike në Kosovë përmes historisë”, Bankanlarda Tarih ve Kultur Kongresi, Sakarya Universitesy-Universiteti i Prishtinës
  • 2008 “Prehistory and Antique History of Kosova”, Thesis Kosova 1, University AAB, Prishtina, 5-28.
  • 2008 “Parahistoria dhe historia antike e Kosovës”, Thesis Kosova 1, Universiteti AAB, Prishtina, 5-28
  • 2007 “Qeverisja gjinore në antikitet – Pudu Hepa dhe ndërtimi i paqes”, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVII, Pishtinë, 146-153.
  • 2006 „Trashëgimia arkeologjike e Kosovës dhe risimet”, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare 25/1, Prishtinë, 57-63.
  • 2006 “Books, Men and Women”, Sfinga, Prishtina.
  • 2005 “Books, Men and Women” www.uiowa.edu/~iwp/EVEN/.../Shukriu_Books_Men_Women--web_000.pdf
  • 2004 “Perëndesha Dardane – Ikonografia e monumenteve, simbolet dhe funksionet“, Instituti i Historisë, Kosova 24, Prishtinë, 9-33.
  • 2003 “Paläochristliche Lampen aus dem antiken Dardania“, Mitteilungen zur Christlichen Archaologue, Osterreichische Akademie der Wissenschaften, Philosophisch-Historische Klasse, Wiena
  • 2003 “Mbretëria dardane“, Historia e popullit shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.
  • 2003 “At Shtjefën Gjeçovi – arkeolog dhe mbrojtës i trashëgimisë kulturore”, Vjetar XX, Arkivi i Kosovës,Prishtinë.
  • 2003 “Shteti dardan”, Kosova 22/23, Instituti i Historisë, Prishtinë, 9-33.
  • 2002 “Mbretëria e Dardanisë“, Kosova, Instituti i Historisë, Prishtinë.
  • 2002 “Kalaja e Tërnocit dhe shandanet paleokristiane“, Studime 8-9, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,Prishtinë, 217-230.
  • 2002 “Gradina e Gushicës dhe Municipium Labutza”, Vjetar XXVII-XXVIII, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 23-30.
  • 2002 “Trashëgimia arkeologjike në kontekst të ndryshimeve të toponimeve, Toponomia e Gjakovës me rrethinë”, Kuvendi i Komunës së Gjakovës, Gjakovë, 45-49.
  • 2001 “Le royaume dardan”, Studia Albanica 2001 1, 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë,
  • 2001 “Dardanët në veprat e Aristofanit, Menandrit dhe Cecil Statit”, Dardania Sacra 2, Prishtinë 87-95.
  • 2001 “Dea e Dardanisë dhe monumentet e tjera epigrafike nga Smira”, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVI,Prishtinë, 17-37.
  • 2001 “Pozita aktuale e shkencës së arkeologjisë në Kosovë”, Studime, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, 39-43.
  • 2000 “Kosova, kontinuiteti etnik dhe historik i subjektivitetit të saj”,Kosova, Instituti i Historisë, Prishtinë - Instituti i Historisë, Tiranë.
  • 1996 “Proceset etnolitike tek dardanët dhe integrimet iliro-arbërore“, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Tiranë-Prishtinë.
  • 1995 “Das alte Dardanien“, Dardania, Zeitschrift fur Geschichte, Kultur und Information, 4/1995, Wien, 27-35.
  • 1995 “Aspekte të historisë politike të Mbretërisë Dardane“, Buletin i Fakultetit Filozofik XXIV, Prishtinë.
  • 1995 “Probleme të zhvillimeve të studimeve arkeologjike shqiptare“, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 17, Tiranë, 75-82.
  • 1994 “Ancient Dardania”, Kosova 3, Institut of History-Prishtina & Institute of History - Tirana, Tirana, 11-15.
  • 1994 “Zhvillimi protourban dardan“, Studime 1, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 1994 “Toponimi g r a d i n ë në suazat e zhvillimit të vendbanimeve kodrinore në Kosovë“, Buletin i Fakultetit Filozofik XXII, Prishtinë, 127-132.
  • 1994 “Kosova-ethnic and historic continuity of its subjectivity”, Albanian-Serbian Relations in Past and Present, SISVO, Amsterdam.
  • 1993 “Kisha e Shën Premtes në Prizren”, Buletin i Fakultetit Filozofik XXI, Prishtinë.
  • 1991 “Stella nga Smira dhe Gradina e Gushicës”, Gjurmime Albanologjike 20, Instituti Albanologjik, Prishtinë.
  • 1990 “Fortifikata e Veletinit”, Arheološki Pregled, Arheološko Društvo Jugoslavije, Lubljana, 106-108.
  • 1990 “Kulti i diellit te Dardanët”, Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën e popullit shqiptar, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 103-112.
  • 1990 “Kultura materiale e regjionit të Llapit në parahistori dhe antikë”, Gjurmime Albanologjike XIX, Instituti Albanologjik, Prishtinë.
  • 1989 “Dea e Dardanisë dhe mozaiku i Orfeut”, Seminari Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare XIV/1988, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 15-21.
  • 1988 “Veprimtaria arkeologjjike e Shtjefën Gjeçovit”, Përparimi 4, Prishtinë, 1988.
  • 1987 "Fortifikata Hisar në Kasterc të Suharekës”, Gjurmime Albanologjike 16, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 7-17.
  • 1986 “Mozaiku i Orfeut, Gjurmime Albanologjike 15, Instituti Albanologjik, Prishtinë
  • 1985 “Monedhat e perandorëve Volusian dhe Valentinian”, Gjurmime Albanologjike 14, Instituti Albanologjik, Prishtinë.
  • 1984 “Kultura materiale dardane në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë”, Iliria XIV, Tiranë (1983, Gjurmime Albanologjike XIII, Instituti Albanologjik, Prishtinë)
  • 1980 “Zef Mirdita - Studime dardane“, kritikë, Përparimi 6, Prishtinë.
  • 1979 “Slicnosti sahranjivanja kod Ilira u Metohiji i severoistocnoj Albaniji“, SANU, Naucni skupovi VIII, knj.II, Beograd.
  • 1978 “Rezultate paraprake arkeologjike përgjatë rrjedhës së poshtme të Drinit të Bardhë“, Iliria VII-VIII, Tiranë (1977 Gjurmime Albanologjike IV-V, Instituti Albanologjik, Prishtinë).
  • 1973 “Rekognosciranje doline Belog Drima od sela Romaje do granice sa SR Albanijom“, Arheoloski Pregled, Arheolosko Drustvo Jugoslavije, Beograd.
  1. ^ https://kallxo.com/kulture/vdes-arkeologia-edi-shukriu/