Edikti i Milanos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pllakatë në Kishën e Shën. Giorgio al Palazzo, i ngjitur në pjesët e mbetura të Pallatit Mbretëror nga ku u shpall Edikti.

Edikti është një shpallje në vlerën e një ligji/dekreti apo dhe një urdhëri që lëshohet nga gjykatësit(në rastin e perandorisë romane) i cili shpallet nga ai që ka autoritet/pushtet i quajtur edhe ius edicendi. Termi rrdhjedh nga latinishtja edictum që përbëhet nga termi e-dicere – “ thuaje jashtë” në kuptimin e një lajmërimi/shpalljeje.

Edikti i quajtur dhe Dekreti i Milanos[redakto | redakto tekstin burimor]

Në pranverën e vitit 313 në Milano u ligjërue Kristianizmi dhe u ndal përsekucioni i paganve gjaksor ndaj Kristianve. Në vitin 313 m.k(mas Krishtit) zotëruesit/padronët e vetëm të perandorisë Liçinio dhe Kostandini takohen në Milano dhe me këtë rast shpallin Ediktin e famshëm që lejonte lirinë e plotë të kultit për të krishterët dhe parashikonte rikthimin e të mirave materiale që iu ishin sekuestruar. Duke parë rrethanat a pavolitshme të luftës si dhe për të falenderuar Kostandinin, Masimino Daia shpall në të njëjtin vit një Edikt për rikthimin e lirisë së plotë të kultit për të krishterët për të cilët ishte angazhuar në të kaluarën ti persekutonte.

Edikti i Milanos megjithatë themeloj vetëm një fazë tranzitore të marrëdhënieve ndërmjet perandorisë dhe të krishterëve, vetëm pak muaj më vonë pas hartimit të tij(ediktit) Liçinio dhe Kostandini patën mosmarrëveshtje sepse: për të parin në fakt ishte një lejim maksimal i mundshëm nga ana e shtetit, kurse për të dytin bëhej fjalë vetëm për një pikënisje për zgjerimin e marrëdhënieve lehtësuese ndaj të krishterëve.

Një edikt i tillë lejoj për të parën herë mundësinë e mirëfilltë të zgjedhjes vetjake të fesë së krishterë, siç thekson dhe Latancio(“pro arbitrio suo atque ut isdem erat libitum”), ky edikt i hoqi paganizmit vlerën e fesë shtetërore. Kostandini vendosi që jo vetëm t’ju kthehen të mirat materiale të krishterëve por edhe t’ju garantohet dëmshpërblim për dëmet e pësuara.

Mbetet akoma edhe sot i paqartë motivi i shfrenuar që solli Kostandinin ti bashkohej Krishtërimit: të paktën në vitet e para pas së ashtuquajtures “konvertim i 312-tës”, ku perandori mbeti tolerant ndaj feve diellore, duke lejuar dhe simbolet mbi harkun të pranuar nga senati dhe mbi monetën deri në 327 m.k.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Përgatiti: Edmond Pjetri