Edmond Haxhinasto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Edmond Haxhinasto

Z. Edmond Haxhinasto lindi në Tiranë, më 16 Nëntor 1966.

Eshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, në degën Anglisht, në vitin 1989. Në vitin 1996, mori titullin Master në Administrim Biznesi për nivelet Ekzekutive, në Slloveni, ndërsa në vitin 2000, kreu Master në Politikë Publike, nga Shkolla “Woodrow Wilson” e Universitetit Princeton, në SHBA.

Në vitin 2004 ishte ndër themeluesit e Levizjes So­cialiste për Integrim, ku ka mbajtur pozicionet e Sek­retarit për Marrëdheniet Ndërkombëtare, Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar, si dhe postin e Zëvëndëskryetarit. Z. Haxhinasto është anëtar i Krye­sisë së LSI-së, Sekretar Politik për Qarkun e Elbasanit.

Gjatë viteve 2009 - 2010 ka shërbyer si Zëvëndësministër i Punëve Publike dhe Transporteve. Më pas gjatë periudhës 2010-2012 ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Re­publikës së Shqipërisë. Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Nga Janari 2011 deri në Prill 2013 ka mbajtur postin e Zëvëndëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Ai ka shërbyer në disa detyra të tjera të rëndësishme si: Përfaqësuesi i Qeverisë në Grupin e Menaxhimit të Emergjencave të ngritur për situatën e Refugjatëve kosovarë në Shqipëri, Këshilltar Diplomatik i Kryemi­nistrit të Shqipërisë, i Ngarkuar me Punë i përhershëm në Ambasadën Shqiptare në Beograd.

Z. Edmond Haxhinasto në vitin 2013 zgjidhet Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë.