Ekskursioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ekskursioni fjala ekskursion rrjedh nga fjala latine "excursio" që do të thotë udhëtim i shkurtër.

Ekskursion është një udhëtim i organizuar nga një grup i njerëzve, i cili zakonisht bëhet në kohën e lirë, me qëllim arsimi, apo për aktivitet fizike, vizite të një vendi, nganjëherë për punë dhe qëllime të tjera. Ndërsa pikniku është një formë e argëtimit dhe ngrënies jashtë objekteve të banimit, gjegjësisht në natyrë.

Me ekskursion mësimor nënkuptohet zhvillimi - mbajtja e mësimit jashtë objektit shkollor. Objektiv i ekskursionit mësimorë është arritja e njohurive të cilat duhen të arrihen, por që nuk mund të demonstrohet në objektet shkollore.

Si ndahen ekskurzionet ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas lëndës studimore ekskursionet mësimoremund të jenë:

• Tematike, të cilat organizohen me qëllim të përpunimit të përmbajtjeve të ndryshme ( gjeomorfologjike, klimatologjike, ekonomikogjeografike, demografike , pedologjike, urbanogjeografike, historike, kullturore e të ndryshme).

• Regjionale, oraganizohen me qëllim të vëzhgimit kompleks dhe studimit të ndonjë territori (kanë përbërje më të pasur,kërkojnë përgaditje të gjithanshme, organizim të mirëfilltë, organizim të vazhdueshëm të nxënësëve e tj.).

Në aspektin didaktik ekskurzionet mund tëorganizohen:

• Me qëllim të arritjes së njohurive të reja,

• Me qëllim të përforcimit të njohurive të arritura më herët,

• Me qëllim që njohuritë e arritura t’i aplikojnë në praktikë.


Për nga vendi se ku bëhet ekskurzionet ndahen në:

• Lokale, të cilat janë të lidhura me mjedisin gjeografik në të cilin gjindet shkolla dhe në vendbanimet më të afërta,

• Vendore, mbahen për çdo vit në fillim apo në fund të vitit shkollor, në kohëzgjatje rreth shtatë ditë, me qëllim të njohjessë hapsirave interesante të vedit tonë. Ndërkaq, në kohët e fundit vendet në regjion praktikojnë edhe daljen jashtë shtetit (ekskurzione profesionale).

Për nga kohëzgjatja ekskursionet mund të jenë:

• Në kohëzgjatje nga 1 deri 3 orë

• Gjysëm ditorë,

• Njëditorë,

• Disaditorë.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]