Ekzokrin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pnkreasi ekzokrin - është gjender alveolare e degëzuar dhe përben pjesën me te madhe te gjendres. Si organ kompakt, pankreasi ndërtohet nga kapsula qe dërgon serte ne brendësinë e pankreasit duke e ndare atë ne lobula. Ne serte kalojnë ene gjaku limfatike, fije nervore dhe gypat e pankreasit. Funksioni ekzokrin shihet nga ajo se një pjesë e pankreasit e krijon dhe sekreton lëngun pankreatik, i cili përmes kanaleve të ushqimit në trakt digjestiv. Enët e gjakut ndahen ne dege interlobulare dhe inter lobare dhe japin një nga dy arteriala për çdo ishull.

Lobulat ndërtohen nga acinuset. Acinusi është njësia morfologjike e dhe funksionale e pankreasit ekzokrin. Qelizat e acinusit sekretojnë lëngun pankreatik. Acinuset kane forma te çrregullta. Ato ndërtohen nga 6-10 qeliza ne forme konike te vendosura ne membranën bazale shume afër njëra-tjetrës, përbejnë 90 % te masës pankreasike. Kur i ngjyrosim me hamtoksiline -eozine, pjesa bazale e qelizës merr ngjyre blu kurse ajo apekale ne roze. Ngjyra blu ose bazofile i detyrohet bërthamës si dhe rrjetit endoplazmatik kokrrizor qe vendoset ne bazën e qelizave, kurse pjesa apikale acidofile përmban kokrriza sekreti, merr ngjyrën e enzimës, quhet zona zimogjene. Këto qeliza jo vetëm kane polaritet morfologjik por dhe funksional. Kështu proteinat sintetizohen ne pjesën bazale nga ribozomet, nga këtej, kalojnë ne rrjetin endoplazmatik. Nga rrjeta endoplazmatike transportohen ne aparatin e golxhit ku behet lidhja e tyre me sheqernat. Si proteinat ne glikoproteina. Nga aparati i Golxhit, lëngjet shkëputen ne formën e vakuolave te kondensimit. Pas përqendrimit te enzimave, vakuolat shndërrohen ne kokrriza zimogjene. Gjate nxitjes nervore hormonale, kokrrizat migrojnë ne drejtim te pjesës apikale te qelizës dhe nëpërmjet procesit te ekzocitozes nxjewrrin përmbajtjen e tyre ne lumenin e acinuseve. Cipa bazale e acinusit është e pasur me receptore specifike për hormonet qe veprojnë këtu. Ne pjesën qendrore te disa acinuseve dallohen 1 ose 2 qeliza me citoplasme te zbehte qe quhen qeliza qendrore te acinusit, por, net e vërtete këto janë qeliza te gypit te avinusit, qe me tej kalojnë ne gypin intralobular dhe interlobular. Këta te fundit derdhen ne duktusin pankreatik major dhe minor te cilat derdhen ne duoeden.

Gypat ndërtohen nga epiteli kubik ato me te vegjlit, dhe cilindrik ato me te mëdhenjtë. Ne duktusin pankreatik gjenden qeliza kaliciforme qe sekretojne mukus. Qelizat reduktuese pankreatike kane te zhvilluar mire rrjetin endoplazmatik dhe kompleksin e golxhit, por nuk kane kokrriza zimogjene. Funksioni i tyre është te sekretojnë ujë dhe bikarbonate. Përvec epitelit këtu është zhvilluar mire lamina propria. Ne pjesën e duktusit jashtë gjendrës, është zhvilluar mire lamina muskulare me fije rrethore cirkulare. Lëngu pankreatik, lëng alkali izotonik. Me plazme qe ka 5,8 g proteina, ai përben rreth 98 % ujë ku gjenden katione (Na+, K+, Ca, Mg+, anione te klorit dhe bikarbonateve te proteinave. Rreth 90 % e proteinave janë enzima te llojeve te ndryshme, rreth 15 % e tyre janë te afta për te zbërthyer yndyra, fosfolipide, proteinat, acidet nukleike dhe karbohidrate te cilat janë te pranishme ne kokrrizat zimogjene, ne lëngun pankreatik gjenden dhe proteina joenzimatike si laktoferine, albulina IgG, IgM, IgA, qe luajnë rol ndaj infeksioneve. Prodhimi i lëngut kalon ne disa faza qe rregullohen nga mekanizma hormonale dhe nervore. Hormone kolecystokinine qe prodhohet nga stomaku nxit sekretimin e lëngut pankreatik te pasur me enzima, kurse sekretina nxit prodhimin e një sekrecioni qe permbasn ujë dhe bikarbonat.