Ekzoplaneti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Exoplanet Discovery Methods Bar.png

Ekzoplaneti është planet që ndodhet në një sistem diellor të ndryshëm nga ai i Tokës.

Idenë rreth ekzistencës së ekzoplanetëve janë shfaqur që në lashtësi. Kështu Epikuri në vitet 300 p.e.s. në shkrimin e tij "Letër për Herodotin mbi fizikën" mbështeste ekzistencën e një numri të pafund botësh në Univers "ku mund të ketë bimë, kafshë dhe të gjithë qeniet që ne shohim". Në 1584 në veprën e tij Pafundësia, Universi dhe botët" Xhordano Bruno hedh mendimin se "jo vetëm që Toka nuk është në qendër të universit, por që ka edhe një pafundësi botësh të ngjashme me të". Kjo ide do ta çojë atë drejt e mbi turrën e druve. Edhe pse idetë rreth ekzistencës së ekzoplanetëve janë shumë të hershme, vetëm më 1995 dy astronomë zviceranë Mikel Major (Michel Major) dhe Didier Keloz (Didier Queloz), arrijnë të zbulojnë ekzoplanetin e pare "51 Peg b" te ndodhur në yllësin e Pegasusit.