Electronic Program Guide

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Electronic Program Guide (EPG) (shqip Gazeta Elektronike e Programit) është një variant e gazetave të shtypit. Kusht i përdorimit të EPG është që Televizionet emetuese të jenë të regjistruara. Pasi që të jetë bërë regjistrimi i programit shikuesi me ndihmën e EPG-së ka mundësi të lexojë në ekranin e tij përmbajtjen e programit d.m.th kohen e emetimit të emisioneve, titullin dhe kohëzgjatjen e emisioneve. Përpos këtyre të dhënave mund të lexohen edhe përmbajtjet e emisioneve në veçanti.

Në teknologjinë e televizorëve digjital informatat nga EPG-ja transmetohen sipas standardit DVB SI EIT ndërsa receive-rët digjital në kutin e tyre kanë një sistem të vetin EPG që këto informata i transmeton. EPG-të externe (të jashtme) sipas standardit MHP kanë aftësi të transmetojnë edhe fotografi dhe të dhëna tjera plotësuese si dhe është i mundshëm programimi i Videorekorderve digjital ose HTPC.

Programimi i Viderekorderit[redakto | redakto tekstin burimor]

Të dhënat e transmetuara si data, fillimi, mbarimi, etj. të filmave mund të programohen për regjistrim në ndonjë medium (hardisck, DVD-Rekorderi). Përparsi e kësaj metode ndaj metodave tjera si ShowView është thjeshtësia e programimit. Për të programuar nevojitet që informatat nga EPG të importohen në mediumin pranues. Disa gazeta të shtypit klasik që shpërndahen për informimin e teleshikuesve me kohen e transmetimit të emisioneve në programe të ndryshme, janë të interesuara që këtë ta bëjnë me edhe me ndihmën e kësaj metode.


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Gazeta të programeve -Software:
    • TV-Browser - program falas (Open-Source), për më tepër se 80 programe