Elektromiografia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Elektromiografia (EMG) është teknika e regjistritmit të aktivitetit elektrik të muskulit në qetësi dhe gjatë kontraksionit.[1]

Regjistrimi me elektroda sipërfaqësore ka rëndësi vetëm për studimin e fiziologjisë së muskujve dhe për të përcaktuar cili muskul ose grup muskujsh kontribon në kryerjen e një lëvizjeje të caktuar ose për të regjistruar frekuencën e lëvizjeve jo të vullnetshme (tremorit). Për qëllime diagnostike, aktiviteti regjistrohet me elektroda bipolare, në formë gjilpëre, të futura në muskul. Sinjali i fituar zmadhohet dhe paraqitet si gjurmë vizuale në osciloskopin katodik dhe si tingull nga një megafon.[1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Fakulteti i Mjekësisë