Elmaz Hasamataj
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Elmaz Hasamataj (* Matogjin, 19 shkurt 1928 - † Tiranë, 26 tetor 2016) ka qenë partizan, pilot dhe nëpunës shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Matogjin të Smokthinës, në një familje bujqish, djali i Hadërit dhe i Merzaisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij Matogjin. Pas vdekjes së papritur të të jatit, nën kujdesin e xhaxhait të madh, Malos, i cili sapo ishte kthyer nga emigracioni në Amerikë dhe Argjentinë, ndoqi klasën e 5-të në Vlorë dhe në pamundesi për të vazhduar shkollën me tej u kthye në Matogjin.
Emazi morri pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në korrik të 1943-it doli partizan duke ju bashkuar çetës partizane "Zigur Lelo" të fshatit të tij, me komandant Mevlan Dervishin. Më vonë ai u rreshtua në batalionin e tretë të Brigadës së 5-të Sulmuese (e dekoruar pas Lufte me titullin e lartë "Hero i Popullit") dhe luftoi deri në çlirimin e plotë të vendit dhe të trojeve shqiptare deri në Sanxhak të Jugosllavisë. Me përfundimin e Luftës Elmazi iu rikthye shkollës duke ndjekur nga prilli 1945-ës deri në mars të 1948-ës shkollën "Skënderbeg" në Tiranë. Në 15 mars të 1948-ës ai u dërgua bashkë me skënderbegas të tjerë për studime në qytetin Saratov të Bashkimit Sovjetik me synimin për tu përgatitur si pilot për avionë bombardues. Pas dy vjetësh studimet vijuan në Tolmatschowo/Nowosibirsk (Siberi) për pilot gjuajtës duke përfunduar me sukses në gusht të 1952-it.
Në këtë kohë Elmazi kthehet në Atdhe dhe sherbeu deri në fundin e viti 1953 si pilot gadishmerie. Pas kësaj periudhe u dërgua përsëri në Bashkimin Sovjetik, në qytetin e Groznit/Çeçeni për tu specialzuar si pilot i avionëve të gjeneratës më të re, të reaktivëve. Me mbarimin e specializimit, në shkurt-mars të vitit 1954 u kthye në Shqipëri dhe u vendos bashkë me një sërë kolegësh të tjerë në bazën ajrore ushtarake të - Kuçovës (ish Qytetit Stalin).
Në paradën ushtarake të 29 Nëndorit 1954, të organizuar në Tiranë me rastin e 10 vjetorit të çlirimit të Atdheut, Forcat Ajrore Luftarake, tashmë pjesë përbërëse e Ushtrisë Popullore morrën pjesë për herë të parë në paradë dhe Elmazi pilotoi një nga avionët reaktivë të skuadriles shqiptare, që fluturoi për herë të parë mbi qiellin e Tiranës.
Në gusht të vitit 1955 u dërgua për studime në afërsi Akademinë e Forcave Ajrore të Bashkimit Sovjetik - Monino të Moskës, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në nëndor të vitit 1958.
Mbas kësaj u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi fluturimet deri në fund të vitit 1960. Në vitin 1961 u emërua Shef i Shtabit të Forcave Ajrore Ushtarake, detyrë të cilën e kreu me ndërgjegje e devotshmëri të lartë deri në fund të vitit 1978. Pas 1978-ës u largua nga aviacioni për arësye shëndetësore dhe punoi si Drejtor Ushatarak në Ministrinë e Ndërtimit deri në vitin 1987 kur doli në pension. Elmazi është një nga pilotet e parë shqipëtarë, që e krijuan aviacionin shqiptar nga hapat e para, periudha e avionëve me helikë dhe e shoqëruan gjithë zhvillimin e tij të mëtejshëm deri në atë të avionëve reaktive MIG 15, 17 dhe atyre supersonik MIG 19 dhe MIG 21.[1] Ai pati fatin dhe nderin të punontë me kolegët e tij të nderuar, pilotët Niko Hoxha, Edip Ohri, Fahri Bubësi, Babaçe Faiku, Peco Polena, Hektor Eftim Lako, Haki Jupasi, Lulo Musai (Spahaj), Vasil Trasha, Masar Aga, Refat Kasimati, Hasan Shyti e shumë të tjerë.
Për merita të veçanta është vlerësuar me 9 dekorata dhe 3 tituj nderi, të luftës e të shërbimit ushtarak si dhe është nderuar me titullin e lartë "Nderi i Organizatës së Veteranëve" të LANÇ.
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elmazi është i martuar me Kanerina Çipin dhe ka dy fëmijë Emirën dhe Agimin.
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libra autobiografikë dhe me kujtime:
- Flamur Micko: "Midis qiellit e tokës mëmë"
- Idajet Jahaj: "Shqiponja qe çau rete"
- Fillota Koruni: "Pranvera dhe dimri i aviacionit shqipëtar"
- Thanas Gjiknuri: "Në gjurmët e jetës sime"
- Agustin Gjinaj: "Edip Ohri – Legjenda e aviacionit'
- Idajet Jahaj: "Shqiponja qe çau retë"
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Pilotet e pare Shqiptare".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
- Aviacioni Shqiptar
- AVIACIONI USHTARAK SHQIPTAR -24 prill 1951
- Kush ishin 14 pilotet e parë Shqiptarë
- Vasil Nikollë Trasha – Pilot Ushtarak i Klasit të parë (Dëshmor i Atdheut)
- Ishte dhe mbeti komandant – Monografi kushtuar pilotit të klasit të parë Lulo Musai (Spahaj)
- Homazh kushtuar pilotit nga minoriteti grek në Shqipëri, Vasil Thoma Noni
- Kush ishte piloti i shquar Andrea Toli