Epiteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Epiteti (greqisht epitheton - shtojce, venie persiper) është një fjalë përcaktuese, zakonisht mbiemër, që i shtohet një emri për t'i pasuruar kuptimin, duke i dhëne bukuri artistike, duke shprehur një vlerësim, një qëndrim nga autori, ose duke i vënë në dukje një anë. Në përgjithësi epitetet janë metafora te shprehura me mbiemra, por epiteti mund te shprehet dhe me emra, ndajfolje, pjesore te foljeve, etj. Jo ç'do mbiemër është epitet.

  • (muri i bardhë) mbiemri i bardhë nuk është epitet, sepse shënon një tipar te natyrshëm që tregon ngjyrën, ndërsa kur themi
  • (zemra e bardhë), mbiemri e bardhë është epitet, sepse është përdorur në mënyre figurative, nuk tregon ngjyrë, por cilësi

Përdoret edhe një lloj epiteti me një kuptim të caktuar që del bashkë me emrin sa herë që ky përdoret me një kuptim te caktuar.Epiteti mban ne vete dhe nje ngarkese emocionale dhe ndikon drejtperdrejt ne ndjenjat e lexuesit dhe ben keshtu qe poezia te tingelloje aq e bukur

Ky lloj quhet epitet i përhershëm ose i ngulitur (i ngulur).

Shembuj :

  • Akil këmbëshpejti
  • Dhelpra dinake
  • Toka e zezë
  • Ricard "zemerluani"
  • Aleksandri "i madh"