Ergometria
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ergometria është një test mjekësor me qëllim për marrjen e të dhënave mbi gjendjen fizike të trupit të njeriut. Ky test përdoret në mjekësinë sportive si dhe në kardiologji.
Testimi ergometrik i të sëmurëve kardiakë bëhet për të konstatuar dëmtimet funksionale të aparatit kardiovaskular, ndërsa te sindroma koronare edhe për verifikimin e diagnozës së iskemisë dhe anginës pektorale.[1]
[redakto]
| Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
