Erida Gjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Erida Gjini, lindur më 1983, është kërkuese shkencore në fushën e biomatematikës dhe epidemiologjisë teorike. Gjithashtu është drejtuese kërkimesh në Institutin Gulbenkian të Shkencës në Portugali.

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Erida Gjini ka studiuar në gjimnazin "Dhaskal Todri" në Elbasan dhe në Kolegjin e Botës së Bashkuar të Adriatikut në Duino, Itali gjatë viteve 2000–2002.(www.uwc.org).

Studimet universitare dhe pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Utrehtit (Utrecht University College) në Holandë specializuar në shkenca matematike (www.uu.nl).

Gjithashtu, është fituese e bursës "Kelvin-Smith" për doktoraturë në biologjinë matematike dhe epidemiologjinë teorike të sëmundjeve infektive në Universitetin e Glasgout (www.gla.ac.uk), në Mbretërinë e Bashkuar.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2012, Erida Gjini filloi kërkimet shkencore postdoktorale në Institutin Gulbenkian të Shkencës, në Portugali. Ajo është kërkuese e pavarur dhe drejtuese e grupit të modelimit matematik të proceseve biologjike në këtë institut që prej vitit 2015. [1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2022. Marrë më 12 tetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)