Erika Demiraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Erika Demiraj lindi më 7 maj 1963Naugatuch, Connecticut SHBA, ushtarake shqiptaro- amerikane

Erika Demiraj ishte vajza e tretë nga katër vajzat, e prindërve Rrustem dhe Sophie. Erika Demiraj është ndër femrat e vetme shqiptare e cila shërbeu në ushtrinë amerikane u shkollua në Naugatuch, dhe qysh si e re kishte dëshirë të shërbente në forcat ushtarake amerikane. Këtë ndjenjë ia kishte forcuar edhe babai i sajë. Babai i sajë inkurajoi edhe djalin e tij Rrustemin, i cili shërbeu katër vite në “ US Marine Corp”, me detyrë në Bosnjë, Nigeri, Siera Leone etj.

Erika mbasi mbaroi shkollën e mesme u fut në Forcat Ajrore. Rekrutimin për katër javë e bëri në “ Locland Air Force” në St. Antonio, Texsas e më pas e derguan në një bazë tjetër në Ilinois. Erika së pari kishte shfqur dëshirë të shërbente për intelegjencë,- D.I.A- Intelegjenca e Ministrisë së Mbrojtjes. Erikën e kishin refuzuar të futej në intelegjencë.

Sipas raportit të policisë lokale të Waldasta , në Geogia, ku ajo banonte si dhe sipas pohimeve të autoriteteve ushtarake, Erika kishte bërë vetvrasje në banesën e sajë.