Ethernet
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ethernet është një protokoll komunikimi i shtresës fizike për paketat e të dhënave si dhe rrjeti që përdor një protokoll të tillë. Ky protokoll është frymëzuar nga protokollet e radio-komunikimit. Metoda e këtij protokolli është shpërndarja. Kjo do të thotë që çdo kompjuter që gjendet në një rrjet Etherneti i "sheh" të gjitha paketet që kalojnë në rrjet por merr vetëm ato që i adresohen atij. Një nga problemet kryesore me të cilin ndeshet ky protokoll është transmetimi në të njëjtin moment i një pakete nga dy ose më shumë kompjutera. Kjo situatë quhet "përplasje" dhe mund të ndodhë kur ka trafik shumë të madh.
Megjithatë Etherneti mbetet sot protokolli më i përdorur për rrjetet lokale dhe rritja e shpejtësisë së funksionimit të tij e ka minimizuar probemin e "përplasjeve". Etherneti është i përcaktuar nga norma 802.3 e IEEE në formën e tij fillestare.
| Vegla elektronike | PC · Modem · RAM · Bluetooth · Fibrat optike · Wireless · AGP |
|---|---|
| Vegla informatike | Sistemi operativ · Browser · IE · Firefox · HTML · PHP · DHTML · Java Script · SQ Spell · Kursivi · Wiki · weblink (hyperlink) · ASCII · Protokolli · IP · DNS · DISh · Ethernet · TCP · VoIP · HTTP · FTP · TLD · Shtresa e Aplikimit · Programe për PC · Asterisk PBX · File sharing · P2P |
| Rrjeta | LAN · Telenet · Gopher · IRC · Rout-Gateway · Client-Server · www · JScript.NET · Ring network · Star network |
| Shërbime interneti | Newsgroup · Blog · E-mail · Faqe të verdha · Usenet · E-biznes · Lycos · Search · Alexa · Yahoo! · Google |
| Të tjera | GNU · Open Source · Pr-tech · Public Domain · ICQ · Messenger · MSN Messenger · MySpace · YouTube · Adware |

