Linja e Abonentit Digjital

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skemë e linjës së Abonentit Digjital.
Skemë e linjes së Abonentit Digjital me valë.
Linja e Abonentit Digjital.

Linja e Abonentit Digjital paraqet një grup teknologjish DSL (nga anglishtja Digital Subscriber Line - Linja e Abonentit Digjital) të cilat bëjnë te mundur transmetimin e sinjalit digjital nëpërmjet rrjetit kabllor metalik. Teknologjitë DSL klasifikohen sipas simetrisë se transmetimit dhe numrit të çiftit kabllor që përdorin: ADSL Lite, ADSL, VDSL, RADSL, SHDSL, HDSL.

Si funksionon[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrjeti telefonik publik përdor frekuencat e transmetimit nga 0.3 deri 3.400 Hz, mirëpo lidhja midis centralit dhe abonentit te shërbimit telefonik mund te përdoret ne frekuenca me te larta. Ketë gjë shfrytëzojnë teknologjitë DSL te cilat përdorin frekuencat nga 3,4 kHz deri ne 1,1 MHz (ADSL Lite deri ne 552 KHz) për te transmetuar te dhëna. Të dhënat transmetohen ne kanale te veçanta me brez 4,3125 Khz. Gjithsej janë 1100 Khz/4,3125 KHz = 255 kanale. ADSL Lite përmban 128 kanale. Ne rastin e ADSL më tepër kanale përdoren për transmetimin e të dhënave nga centrali telefonik tek abonuesi dhe me pak ne drejtimin e kundërt, kështu qe shpejtësia e transmetimit është më e madhe në rastin e parë dhe linja është asimetrike.