Etimologjia e gjuhës shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Etimologjia e gjuhës shqipe është degë e gjuhësisë që merret me burimin e fjalëve e me historinë e tyre. Etimologjia e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve që prej disa shekujsh, por studimet etimologjike nisën me themelimin e gjuhësisë krahasuese historike. Me këtë degë janë marrë disa albanologë e ballkanologë të huaj, ndër të cilët vend të rëndësishëm zë G.majeri me “Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe”. Ndihmë të rëndësishme ka dhënë edhe studiuesi shqiptar E.Çabej, i cili ka vënë në bazë të studimeve të tij një koncept shumë të gjerë për etimologjinë, duke e trajtuar atë si shkencë që merret edhe me jetën e fjalës gjatë zhvillimit historik të gjuhës, fjalëformimit e leksikut.