Europa dhe shqiptarët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Europa dhe shqiptarët.jpg

Europa dhe shqiptarët libër me Autor Alban Daci. Shtëpia botuese "Julvin 2", Tiranë, 2011. Faqet e librit 200.

Libri është i ndarë në katër kapituj, të cilët kanë një lidhje historike dhe simbiotike mes tyre: Kapitulli i parë "Europa e Bashkuar", trajton në linja të përgjithshme Bashkimin Europian. Në këtë kapitull janë trajtuar çështje të rëndësishme të Bashkimit Europian si: Historiku, dobishmëria, zgjerimi, e tashmja dhe ardhmja. Në kapitullin e dytë "Europa dhe shqiptarët", i cili është edhe titull kryesor i librit, jam përpjekur të shpjegoj: Çfarë është Europa për shqiptarët? Bashkimi Europian për shqiptarët nënkupton më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe stabilitet ekonomik, më shumë demokraci dhe liri, zgjedhje të lira, dinjitet të merituar për shqiptarët, kudo që ndodhen. Gjithashtu, në këtë kapitull kam trajtuar çështjen e Bashkimit Kombëtar. Mendoj, se ky bashkim, duhet të bëhet përmes formës federative, por jo nga një federate e krijuar me në krye shtetin aktual shqiptar, por në perspektivën e Bashkimit Europian ("Federatës Europiane"). Pa trajtuar në këtë kapitull nuk kam lënë edhe emigracionin shqiptarë në Itali. Zgjodha emigracionin shqiptar në Itali, sepse ketë eksperiencë e kam përjetuar vetë, në formën e një studenti emigrant, kur për rreth pesë vjet kam jetuar në qytetin e Gjenovës në Itali, ku kam kryer studimet universitari dhe pasuniversitare. Futa çështjen e emigracioni shqiptar në kapitullin "Europa dhe shqiptarët", sepse ishin pikërisht emigrantët ata të cilët që në fillim të viteve ’90 e kanë jetuar realisht dhe jo virtualisht Europën e Bashkuar. Në këtë kapitull në një hapësirë të veçantë kam trajtuar "Çështjen e Maqedonisë", e cila mendoj se është një çështje mjaft komplekse dhe nëse nuk gjen një zgjidhje imediate në nivel ndërkombëtar mund të ketë pasoja destabilizuese për rajonin e Ballkanit dhe ndoshta edhe më gjerë. Kapitulli i tretë titullohet "Europa Federaliste". Gjatë kohës së studimeve universitare dhe pas universitare në Genova të Italisë, u njoha me literaturën federaliste dhe me lëvizjet federaliste europiane. Nga kjo literaturë, për shkak të ngjarjeve të kaluara si: luftërat etnike dhe fetare në Ballkan dhe dy luftërat botërore të fillim shekullit të XX-të, kuptova dhe u binda se e keqja me e madhe e Kontinentit Europian është shteti nacional. Falë ideve dhe Lëvizjes Europiane Federaliste, Europa e Bashkuar nga një utopi që ishte u kthye në një projekt konkret politik i cili gjatë gjithë kohës është në lëvizje dhe zhvillim. Pra, në këtë kapitull kam trajtuar pikërisht ideologjinë federaliste të përfaqësuar në Europë nga Lëvizja Federaliste Europiane. Kapitulli i katërt dhe i fundit titullohet "Demokracia dhe Shqipëria". Një vend nuk bëhet demokratik brenda limiteve të caktuara kohore, nëse ka pasur një të kaluar totalitare, vetëm se ka aplikuar institucione, teori dhe rregulla demokratike. Një vend është demokratik nëse ka krijuar edhe një kulturë demokratike. Shqiptarët kanë pasur një të kaluar totalitare, në këto njëzet vite tranzicion janë përpjekur të krijojnë norma dhe institucione demokratike, por akoma nuk kanë krijuar një kulturë politike (e kam fjalën sidomos për elitën politike). Prandaj, lindja pyetja nëse Shqipëria është demokratike apo jo? Përgjigja gjendet në brendësi të këtij kapitulli... Autori.