Evis Gega

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Evis Gega është artiste shqiptare me famë botërore. Është një nga violinistet më të afirmuara të moshës së saj, pedagoge në Universitetin Johannes Guttenberg dhe në Konservatorin Peter Cornelius në Gjermani, Koncertmaestre dhe Soliste e Filarmonisë së Bonnit, themeluese e Duetit “Spohr”, e shpallur “Artiste e Vitit” në Gjermani, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, ndër ta e Çmimit Ndërkombëtar “Yfrah Neaman”. Ajo bën jetë koncertale në të gjithë botën që nga Europa e Londrës dhe e Gjermanisë, në Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Jugut. Evis Gega është qytetare Nderi e Fierit, qyteti ku lindi dhe kaloi fëmijërinë. Në vitin 2008 Presidenti i Republikës Bamir Topi e nderon me titullin “AMBASADORE e KOMBIT”. Violinistja shqiptare me famë botërore u largua me familjen e saj nga Shqipëria, përpara rënies së regjimit komunist. Që në moshën tetë vjeçare kishte luajtur në violinë vepra si koncerti i Mendelssohnit, gjë që e kishte evidentuar për publikun dhe specialistët e artit si një “gjeni”. Që në moshën 19 vjeç, ajo u spikat nga pedagogu i madh botëror Yfrah Neaman, i cili e mori në klasën e tij të Londrës mes solistëve më të zgjedhur. Në vitin 1996 ajo diplomohet me diplomën prestigjoze Concert Recital Diploma me vlerësimin maksimal”Premier Prix” të Guildall School of Music and Drama.” Ajo jeton në Bonn të Gjermanisë.