Excel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Excel është program për paraqitjen e tabelave, paraqitjen grafike të të dhënave dhe llogaritjet e ndryshme. Hapja e programit Excel bëhet si e çdo programi tjetër. Pamja dritares së Excel përmban elementet sikur edhe dritaret e tjera, por në dritaren e Excel-it ekziston shiriti i adresave, ndërsa hapësira punuese ka pamjen e një tabele e cila krijohet prej kolonave (A, B, C, D...) dhe rreshtave (1, 2, 3...).

Prerja e kolonës me rreshtin formon celulën. Bashkimi i dy a më shumë celulave formon bllokun e celulës. Në hapësirën punuese mund të vendosen të dhënat, si : tekst, numër, formula etj.

Në dritaren e Excel-it në shirit të emërtimit kompjuteri fillimisht propozon librin e punës (Book1), në fund të hapësirës punuese ndodhen fletët e punës të emëruara si Sheet1, Sheet2 etj., të cilat mund të shtohen, të fshihen,të riemërohen dhe të zhvendosen.

Pasi të jetë krijuar dokumenti në Excel libri i punës ruhet.