Microsoft Windows

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Microsoft Windows
Windows logo
Autor: Microsoft Corporation
Zhvillues: Microsoft Corporation
Gjuhët e mundshme: Multi gjuhë
Përdoret për: Sistem operativ
Licenca: MS-EULA
Faqja zyrtare: Microsoft Windows

Microsoft Windows është emri i sistemit operativ nga Microsoft-i për personal computer. Qysh në vitin 1985 lancohet verzioni Windows 95 dhe dominon në treg, si sistemi operativ për komjuterët për përdorim personal. Në vitin 2004 Microsoft kishte 90% të tregut të kompjuterëve personal në duart e veta.krijimi i një sistemi operativ nga Microsofti (versioni i parë Windows) me siguri ishte i frymëzuar nga iniciativat e Xerox-it dhe Apple, në atë kohë në komjuterët e tyre kishin sisteme operative të cilët përmbanin grafikën.

Përmbajtja

[redakto] Emri

Fjala Angleze 'Windows' do të thotë 'dritaret'. Dritaret janë një nga katër pjesët përberëse të konceptit të interface-s WIMP, (Window, Icon, Menu, Pointing device) të definuara ma herët nga Xerox PARC në fillim të viteve të 80-ta.

[redakto] Kronologjia

Gjatë këtyre viteve dolën verzione të ndryshme të Windowsit nga koncerni Micrisoft. Këto verzione mund të ndahen në:

[redakto] sistemet operative 16 bit

[redakto] sistemet operative 16/32 bit

  • Këto sisteme hibride kishin një lidhje të fortë mes sistemit operativ dhe grafikës. Këto verzione të Windowsit kishin edhe më tutje nevojë për MS-DOS , për “detyra” të caktuara, mirëpo kjo nuk vërehej nga përdoruesi. Ja disa shembuj:
    • Windows 95, katër verzione:
      • verzioni i parë në gusht 1995 (versioni 4.00.950, MSDOS 7.0)
      • Windows 95A në dhjetor 1995 (versiioni 4.00.950A, MSDOS 7.0)
      • Windows 95B në vitin 1996 (versioni 4.00.950B, MSDOS 7.0)
      • Windows 95C në vitin 1997 (versioni 4.00.950C MSDOS 7.1)
    • Windows 98, dy verzione:
      • verzioni i parë në vitin 1998 (versioni 4.10.1998 MSDOS 7.1)
      • Windows 98 Second Edition në vitin 1999 (versioni 4.10.2222 MSDOS 7.1)
    • Windows Me në vitin 2000 (versioni 4.90.3000 MSDOS 8.0)

Të gjitha këta sisteme operative kan emrin e përbashkët Windows 9x.

  • Me lancimin e Windows 95 në vitin 1995, për të cilin mund të thuhet se është një zgjerim i MS-DOS në treg u bë e qartë që Microsofti do të merr primatin dhe nuk do të kishte konkurrent tjetër t denjë sa i përket kompjuterëve personl (PC).I vetmi konkurrent i vërtetë i Windows 95 OS/2 nuk ishte në gjendje të përdorte programet e Windows 95 –shit dhe humbi në popullaritet dhe u bë gati i padëshiruar. Përderisa për DOS sistemet operative kishte ende konkurrent si për shembull Novell, DR-DOS dhe PC-DOS-i i IBM-it
  • Me Windows 98 (1998) Microsofti intergron në sistemin operativ edhe web shfletuesin Internet Explorer.

Tanimë për shkak të konkurrencës jolojale Microsoft është dënuar, nga gjykata të ndryshme, disa herë.

[redakto] sistemet operative 32 bit

  • Në vitin2001, Microsoft solliWindows XP një kombinim ky i sistemeve operative të besueshme, por të kufizuara që kanë për qëllim bizneset (Windows NT, 2000), me versionet e Windowsave të cilët kishin hardware mbështetje e të cilët ishin të dedikuar për për konsumatorët (95, 98, ME). Fillimi e suksesshëm u shoqërua me protesta në media të ndryshme kundër integrimit të aktivizimit të produktit dhe Privacy sigurisë së intimitetit.

[redakto] sistemet operative 64 bit

Ka tre versione të Windowsit 64-bit mbështetje. I pari është një 64-bit version i Windowsit NT 4.0 për DEC Alpha. I dyti është një variant i Intel Itanium-it me IA-64 "pako udhëzim" të vendosur, dhe i fundit është "64-bit extended" verzion për x86-64 "pako udhëzim". Procesorët e zgjeruar (extended-procesor) 64 bit të bërë nga AMD, përkatësisht Athlon 64 dhe Opteron. Këta procesor përdorin AMD64 një "pako udhëzim" të vendosur, i njohur edhe si x86-64. Të gjithë AMD procesorët që dolën nga Athlon 64 përdorin këtë pako udhëzim. Athlon 64 X2, Sempron dhe të gjithë pasardhësit e Barcelona, i përdorin këto "pako udhëzime". Intel përdor të njëjtën metodë në 64-bit zgjerim në Pentium 4 (6-serik) procesorët, por Intel këtë e quan x86-64 verzioni EM64T. Edhe procesorët e gjeneratave të reja Xeon procesorët për server mund të përdorin këtë opcion. Të gjithë procesorët që nga Intel Pentium 4 janë gjithashtu duke përdorur këtë teknologji.Procesori i vetëm 64-bit për Windows i cili ka mbështetje për Windows burimorë (native) në këtë kohë është Itanium Intel 2.

Aktualisht 64-bit versionet e procesorëve janë në zhvillim e sipër.

[redakto] I tanishmi

Windows 7 doli më 22 tetor, 2009..

[redakto] Mobil

[redakto] Të integruar

  • Windows XP Embedded është një version për sisteme te integruara.
  • Windows CE është një version për sisteme te integruara me mbështetje për lloje të ndryshme procesorësh.
  • Windows Mobile 6 është një version për sisteme te integruara.

[redakto] Sistemet e fundit të Windowsit32-bit për servera

Microsoft njoftoi WinHEC se Windows Server 2008 do të jetë Windowsi i fundit 32-bit për server. Pas Windows 2008 kompania do të kaloj plotësisht në verzionet 64 bit për server. Verzioni i ardhshëm i Windows desktop i njohur si Windows 8 do të jetë vetëm në 64 bit.

Një numër i produkteve, duke përfshirë edhe Exchange Server 2007 dhe Microsoft Office Groove Server tani më janë vetëm në verzionin 64-bit.

[redakto] Verzionet

Pavarësisht nga emrat të gjitha versionet e Windowsit, kanë gjithashtu një numër:

  • Verzioni 1.00: Microsoft Windows 1983
  • Verzioni 1.xx: Microsoft Windows 1.x
  • Verzioni 2.xx: Microsoft Windows 2.x
  • Verzioni 3.00: Microsoft Windows 3.0
  • Verzioni 3.10: Microsoft Windows 3.1
  • Verzioni 3.11: Microsoft Windows 3.11 For Workgroups
  • Verzioni 3.20: Microsoft Windows 3.2 (Verzion Kinez i Windows 3.10)
  • Verzioni 4.00: Microsoft Windows 95
  • Verzioni 4.10: Microsoft Windows 98
  • Verzioni 4.90: Microsoft Windows Me

Të bazuar në NT:

  • Verzioni 3.10: Microsoft Windows NT 3.1
  • Verzioni 3.50: Microsoft Windows NT 3.5
  • Verzioni 3.51: Microsoft Windows NT 3.51
  • Verzioni 4.00: Microsoft Windows NT 4.0
  • Verzioni 5.00: Microsoft Windows 2000
  • Verzioni 5.10: Microsoft Windows XP & Windows Fundamentals for Legacy PCs
  • Verzioni 5.20: Microsoft Windows XP, Windows Server 2003 & Home Server (I bazuar në Windows Server 2003 pasi që doli Vista)
  • Verzioni 6.00: Microsoft Windows Vista & Server 2008
  • Verzioni 6.10: Microsoft Windows 7 (Windows 7 është verzion 6.10, por quhet 7) & Windows Server 2008 R2
  • Verzion i panjofshëm: Microsoft Windows 8 (në zhvillim, pritet të dal në vitin 2012)

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera