Ezani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Thirrja e cila përdoret për të shpall kohën e faljes së Namazit quhet Ezan. Personi i cili thërret ezanin quhet Muezin. Ezani ka disa fjalë dhe shprehje specifike që recitohen me zë të lartë. Anembanë botës ezani thirret në një gjuhë të përbashkët: gjuhën Arabe.

Përmbajtja e ezanit është si vijon: (Arabisht)

(4): Allahu Ekber الله أكبر
(2) Eshedu en la ilahe illa Allah أشهد أن لا إله إلا الله
(2) Eshedu en-ne Muhammeden resullullah أشهد أن محمدا رسول الله
(2) Hajje ales salah حى على ال صلوت
(2) Hajje alel felah حي على الفلاح
(2) Allahu Ekber اللاه اكبر
(1) La ilahe illa Allah لا إله إلا الله

Kuptimi Shqip:

All-llahu është më i madhi
Nuk ka zot përveç Allahut
Muhammedi është i dërguar i All-llahut
Eja në namaz
Eja në shpëtim
All-llahu është më i madhi
All-llahu është i vetmi Zot

Në ezanin e Sabahut shtohet "Es salatu hajrun min en nevm" pas "Hajje alel felah" që do të thotë "Namazi është më i dobishëm se sa gjumi".

Emri Koha Sunnet Farz Sunnet të fundit Vitër
Sabahu (فجر) Para lindjes së Diellit 2 Rekat 2 Rekat s'ka s'ka Namaz.jpg
Dreka (ظهر) Pasdite gjer ne Ikindi 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat s'ka
Ikindia (عصر) Pas dreke gjer në perëndim të Diellit 4 Rekat 4 Rekat ska s'ka
Akshami (مغرب) Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci s'ka 3 Rekat 2 Rekat s'ka
Jacia (عشاء) Nga akshami gjer në mesnatë 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat 3 Rekat