Jump to content

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës

Coordinates: 41°20′04″N 19°48′57″E / 41.334565°N 19.815791°E / 41.334565; 19.815791
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°20′04″N 19°48′57″E / 41.334565°N 19.815791°E / 41.334565; 19.815791

Fakulteti i Shkencave Natyrore
LlojiPublik. Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë
Themelimi1957
NdihmaFinancohet nga Qeveria Shqiptare
RektoriProf. Dr. Spiro Drushku
Location,
Faqja zyrtarewww.fshn.edu.al

Fakulteti i Shkencave të Natyrës është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe informatikë; ai është nga institucionet më të rëndësishme për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në këto disiplina.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës përbëhet nga departamentet e Biologjisë (3 Seksione), Fizikës , Informatikës , Matematikës , Kimisë së Përgjithshme dhe Kimisë Industriale . Pranë kryejnë aktivitetin e tyre edhe dy qendra studimore: Kopshti Botanik i Tiranës (KB) dhe Muzeu i Shkencave Natyrore (MShN), si dhe tri Qendra Kualifikimi të Mësuesve: për matematikë, për fizikë, dhe për biologji dhe kimi. Fakulteti ka një staf akademik të brendshëm prej mbi 125 punonjësish, prej të cilëve mbi rreth 70 profesorë ose profesorë shoqërues. Ai drejtohet nga Dekani, i zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit, i cili zgjidhet nga bashkësia e punonjësve akademikë dhe e studentëve.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës studiojnë çdo vit mbi 2.600 studentë, rreth 2.250 prej të cilëve në kohë normale.
Gjithsej ofrohen mbi 10 diploma universitare: 2 në matematikë, 2 në fizikë, 2 në biologji, 3 në kimi, 1 në informatikë. Gjithashtu, në mjediset e Fakulteti i Shkencave të Natyrës-së kryejnë laboratorët dhe seminaret, shpesh edhe leksionet në lëndët e Biologjisë së Përgjithshme, Kimisë, Fizikës dhe Botanikës, gjithë studentët e degëve Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji, të Fakultetit të Mjekësisë, UT.

Organizimi i Fakultetit në Departamente

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës gjenden këto departamente[1]:

  • Departamenti i Biologjisë - Përgjegjëse Prof. Dr. Mirela Lika
  • Departamenti i Bioteknologjisë - Përgjegjëse Prof. Dr. Klementina Puto
  • Departamenti i Fizikës - Përgjegjës Prof. Asoc. Polikron Dhoqina
  • Departamenti i Informatikës - Përgjegjës Prof. Asoc. Endrit Xhina
  • Departamenti i Kimisë - Përgjegjëse Prof. Dr. Kozeta Vaso
  • Departamenti i Kimisë Industriale - Përgjegjëse Prof. Dr. Rozana Troja
  • Departamenti i Matematikës - Përgjegjës Prof. Dr. Artur Baxhaku
  • Departamenti i Matematikës së Aplikuar - Përgjegjës Prof. Dr. Fatmir Hoxha
  • Qendra Kërkimore e Florës dhe e Faunës - Përgjegjës Prof. Dr. Alfred Mullai.
  1. ^ Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tiranës. "Fakulteti i Shkencave Natyrore". Universiteti i Tiranës. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2018. Marrë më 29 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Website: wwww.fshn.edu.al[lidhje e vdekur]