Familja Gjika
Familja Gjika (rumanisht: Familia Ghica) është një nga familjet më të vjetra fisnike të Rumanisë, anëtarët e së cilës ishin aktiv në Vllahi, Moldavi dhe në Mbretërinë e Rumanisë. Kjo familje ka prejardhje shqiptare nga Velesi.[1][2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të parët e familjes Gjika largohen prej Velesit dhe vendosen në Kostandinopojë në kërkim të një jete më të mirë. Ata u morën me tregti dhe arritën të hynin në lagjen fanari, ku qëndronin të krishterët e pasur të perandorisë. E vazhduan profesionin e tregtarit, madje edhe Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisë, e ushtronte këtë profesion kur u njoh me kryevezirin me origjinë shqiptare, Mehmed Pashë Qyprilliu, i cili e ndihmoi të ngjiste shkallët e rangut shoqëror dhe i hapi dyert e pushtetit. Familja Gjika, ndoshta në kohën e Gjergjit, shpërngulet nga Kostandinopoja dhe vendoset në territoret rumune, që përfitonin prej statusit të Dar al sulli, toke e pajtimit, që u lejonte këtyre territoreve të kishin strukturat e tyre politike, administrative dhe ushtarake, pra të kishin vetëqeverisje të plotë të brendshme, ndërsa politikën e jashtmen ishin të detyruar ta harmonizonin me shtetin osman, sipas parimit se principata danubjane do të ishin miku i mikut dhe armiku i armikut të Perandorisë Osmane. Me ndihmën e kryevezirit shqiptar Mehmet Pashë Qypriliut dhe princit shqiptar Vasil Lupi, natyrisht duke pasur edhe miratimin e sulltanit, themeluesi i dinastisë Gjika u përzgjodh për të sunduar Moldavinë dhe pastaj Vllahinë. Përgjegjshmëria në kryerjen e detyrës, respekti i madh që kjo familje fitoi, si dhe kontributet që dhanë në konsolidimin e të dyja principatave bënë që pjesëtarë të tjerë të familjes, njëri pas tjetrit, për dyqind e pesëdhjetë vjet radhazi, të drejtojnë fillimisht në principata e Vllahisë dhe të Moldavisë dhe pastaj në Rumaninë e bashkuar. Pjesëtarë të familjes Gjika u lidhën me anë të martesave me shumë familje të shquara aristokratike evropiane dhe dhanë personalitete të shumtë. Për arsye politike, pas vendosjes në Rumani të regjimit komunist, shumë prej tyre u larguan nga Rumania dhe emigruan në qendrat e mëdha botërore: Nju Jork, Uashington, Berlin, Drezden, Vjenë etj., duke lënë gjurmët e tyre në këto qytete. Megjithatë, gjurmët e familjes Gjika në Rumani janë të pranishme kudo dhe pjesëtarët e kësaj dinastie, krenarë për origjinën e tyre, vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin e shtetit dhe të shoqërisë rumune.[4]
Anëtarët e familjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Princat e Vllahis
- Gjergj Gjika: 1659-1660 dhe 1673-1678
- Grigor Gjika i I: 1660-1664 dhe 1672-1673
- Grigor Gjika i II: 1733-1735 dhe 1748-1752
- Matei Gjika: 1752-1753
- Scarlat Gjika: 1758-1761 dhe 1765-1766
- Alexandru Gjika: 1766-1768
- Grigor Gjika i III: 1768-1769
- Grigor Gjika i IV: 1822-1828
- Alexandru II Gjika: 1834-1842
Princat e Moldaviës
- Gjergj Gjika: 1658-1659, 1735-1741 dhe 1747-1748
- Matei Gjika: 1753-1756
- Scarlat Gjika: 1757-1758
- Grigore III Gjika: 1764-1767 dhe 1774-1777
- Grigore IV Gjika: 1849-1853 dhe 185-1856
Kryeministrat e Rumanisë
- Gjon Gjika: 1866-1867 dhe 1870-1871
- Dhimitër Gjika: 1868-1870
Të tjerët
- Elena Gjika
- Ioan Grigore Gjika
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2014. Marrë më 15 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://books.google.se/books?id=haFlGXIg8uoC&printsec=frontcover&dq=robert+elsie&hl=sv&sa=X&ved=0ahUKEwio7tP2yanKAhVI3CwKHXAOBUgQ6AEIVjAG#v=onepage&q=robert%20elsie&f=167
- ^ https://books.google.com.au/books?id=vWpMAAAAMAAJ&q=george+Ghika&dq=george+Ghika&hl=en&sa=X&ei=HexbUoT4BoLilAWQoYHYAw
- ^ http://www.arkivalajmeve.com/Gjika-dinastia-shqiptare-qe-shkelqeu-ne-Rumani.240963/