Jump to content

Fatbardha Saraçi Mulleti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fatbardha Saraçi gjatë Ditës Përkujtimore të Viktimave të Sistemeve totalitare, 2018

Fatbardha Saraçi Mulleti (lindur më 8 nëntor 1939 në Tiranë) është një studiuese, shkrimtare shqiptare dhe një ish-e përndjekur politike[1] gjatë regjimit komunist në Shqipëri.[2] Ajo ka shkruar librin me titull Kalvari i grave në burgjet e komunizmit të botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve Komuniste, duke koleksionuar dëshmitë gojore të rreth 250 grave dhe vajzave (kryesisht nga Shkodra) të cilat u internuan,ranë martire gjatë atij regjimi.[3][4] Fatbardha është mbesa e Qazim Mulletit, ish-prefekti i Tiranës.

Arsimimi dhe internimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fatbardha vjen nga familja e vjetër Shkodrane Saraçi, e bija e Haki Mullletit dhe bashkëshorte e Kolindo Saraçit.[5] Ajo është mbesa nga ana e vëllait të Qazim Mulletit, ish-prefekt i Tiranës. Kur ky i fundit u arratis nga Shqipëria, nis internimi për gjithë familjarët e tij si dhe për faktin se shumë prej pinjollëve të kësaj familjeje ishin shkolluar në shkollat e Perëndimit. Kështu nis dhe internimi për familjen Saraçi, duke u konsideruar familje borgjeze dhe reaksionare nga regjimi komunist.[6] Fillimisht u arrestuan dy vëllezërit: Pjetri dhe Angjelini.

Fatbardha u internua që në moshën 5 vjeçare. Babai i burgoset në vitin 1945, ndërsa familja internohet në Kavajë, ku dhe kreu shkollën 7 vjeçare në vitin 1952. Të afërmit e mamasë së Fatbardhës arritën ta merrnin në Shkodër për të përfunduar gjimnazin. Fatbardha mbaron gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër në vitin 1957. Pas largimit të babait nga jeta, Fatbardha u shpërngul në Lezhë ku punoi si arsimtare në fshatrat e Lezhës: Kallmet, Manati, Blinisht dhe në Dajç të Zadrimës. Në këtë kohë Fatbardha nis plotësimin e dokumenteve për të ndjekur Fakultetin e Shkencave Natyrore në degën Biologji-Kimi.

Vazhdoi studimet e larta pa shkëputje nga puna dhe mbaroi Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë, dega biologji-gjeografi-kimi në vitin 1963, ndërsa më 1970-tën mbaron Universitetin e Tiranës po pa shkëputje nga puna në degën Kimi-Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Fatbardha thirret në komitetin ekzekutiv të Lezhës dhe largohet nga puna në vitin 1975 për shkak “biografie”, sepse nuk pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin e Shtetit.[7] Më vonë punoi punëtore në repartin e kapsave të rrobave në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Për këtë gjë ajo dëshmon në faqen 396 të librit "Kalvari i grave në burgjet e komunizmit":[8]

“Më thirrën në komitetin Ekzekutiv të Lezhës. […] nënkryetari […] më tha:
-E kuptoni vetë, e dini vetë, nuk keni vend më në arsim…/ Asnjë shpjegim… Fytyra e tij ishte si një copë akulli, nuk i lëvizte asnjë muskul, ishte shkëmbi i granitit socialist, ishte njeriu i ri komunist. […], “

Fatbardha pati një jetë të shkurtër bashkëshortore (mbasi i shoqi Kolindo Saraçi vdiq pas 8 vitesh martese), me të cilin ka një djalë, Peter Saraçi.

Puna kërkimore pas komunizmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studiuesja Saraçi ka mbledhur të dhëna dhe dëshmi gojore duke shkruar librin me dy vëllime “Dhimbje”, që fokusohet në internimin dhe burgosjen e grave gjatë periudhës së komunizmit. Studiuesja është një ndër të vetmet që ka marrë nismën për të treguar vuajtjet e grave dhe të fëmijëve në kampin e Tepelenës.[9][10]

Duke qenë vetë një nga gratë e përndjekura gjatë regjimit komunist, Fatbardha Saraçi ka kontribuar në historiografinë shqiptare përmes librit me titull Kalvari i grave në burgjet e komunizmit. Në brendinë e librit shkruhet për gra që lidhen me Ballin Kombëtar, me Legalitetin, me Fashizmin, me të tjera qëndrime politike, grave të cilësuara si komuniste, të internuara dhe burgosura nga komunizmi, në këtë vepër u janë dedikuar kryesisht faqet 548 deri 570.

Fatbardha u nderua me titullin e larte “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” akorduar nga ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me motivacionin “Në vlerësim të punës së palodhur në fushën e arsimit për përgatitjen e brezave të rinj, duke u kthyer në simbol të figurës së ndritur të mësuesit, si dhe për qëndresën dinjitoze ndaj persekutimit nga sistemi komunist”.[11]

  1. ^ https://kujto.al/personat/fatbardha-saraci/
  2. ^ http://opinion.al/video-opinion-femijet-e-diktatures/
  3. ^ https://www.voal.ch/rreth-vellimit-kalvari-i-grave-ne-burgjet-komuniste-me-autore-fatbardha-saraci-mulleti-nga-eugjen-merlika/
  4. ^ http://www.observatorikujteses.al/saraci-libri-im-eshte-liber-jete-qe-te-trondit/
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 4 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ http://www.panorama.com.al/fatbardha-saraci-mbesa-e-qazim-mulletit-persekutimi-i-mulleteve-dhe-fati-i-hidhur-i-hajries-gruas-se-prefektit/
  7. ^ http://www.shoqataeshkrimtareveshkoder.com/index.php?option=com_k2&view=itemlist&task=category&id=124:fatbardha-mulleti-saraci&Itemid=732[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 4 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ http://shqiptarja.com/lajm/fatbardha--gjele-e-mrike-gjikola-pas-55-vjetesh-gjejne-eshtrat-e-femijeve-ne-tepelenw
  10. ^ https://sot.com.al/kultura/mbesa-e-qazim-mulletit-n%C3%AB-internim-q%C3%AB-5-vje%C3%A7e-ju-rr%C3%ABfej-jet%C3%ABn-e-grave-dhe-vajzave-n%C3%AB-burgjet
  11. ^ http://www.starplus-tv.com/nderohet-nga-presidenti-fatbardha-saraci-mulleti/

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]