Fati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fati (nga lat. fatum - bëmë, gjë e kryer), sipas shumë njerzve, është rrjedha e ngjarjeve dhe rrethanave që duhet të ndodhin në botë ose në jetën e njeriut, e parapërcaktuar dhe e paravendosur nga një qënie e mbinatyrshme ose perëndi. Fati mund të përshkruhet edhe si një fuqi apo veprues i papërballueshëm që përcakton të ardhmen e gjithçkasë si edhe të një individi të vetëm. Ky koncept bazohet në besimin se ka një rend natyror të paravendosur në gjithësi.

Fati në gjuhën e përditëshme njihet edhe si "rrisku", pjesa e parapërcaktuar e kushteve, rrethanave dhe ngjarjeve që do të ndodhin në jetën e një njeriu. Poashtu edhe fjala me prejardhje turke "kismet", përdoret në gjuhën shqipe me të njëjtin kuptim me rriskun.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Fati është një term që rrjedh nga fjala latine "fatum" - bëmë, fakt; që në zanafillën e saj tregonte vendimin e pakthyeshëm të një perëndie. Më vonë u përdor për të përshkruar Destinin, të birin e Kaosit dhe të Natës, prej të cilit askush, as edhe perëndite vetë me Jupiterin, nuk mund t´i shpëtonin rriskut të tyre të parapërcaktuar nga Fati.

Fati si perëndi përfytyrohej si i verbër.

Fati në kulturën popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

gjuhën shqipe perëndeshat e fatit të njeriut njihen si Vitore.

Hyjnizimi i fatit[redakto | redakto tekstin burimor]

Thënie[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Fati i lartë i individit është të shërbejë sesa të sundojë.". — Albert Ajnshtajn
  • "Çfarë di unë për fatin e njeriut? Unë do t´ju tregoja më tepër për rrepkat." — Samuel Beket
  • "Fati nuk është çështje e rastësisë, është çështje e zgjedhjes; nuk është një gjë që duhet pritur, është një gjë që duhet arritur." — Uilljam Gjenings Brajan
  • "Ne jemi bërë për kufinj më të mëdhenj se sa toka mund të rrokë. Oh, le të jemi të vërtetë me fatin tonë të lartësuar." — Katerin Buth

Shprehje[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Fatmirësisht
  • Fatkeqësisht
  • Fatmir(ë), -e
  • Fatlum (ë), -e
  • Fatkeq
  • Paq fat! Fat të mirë (të mbarë)!

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]