Fermentimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në kuptimin më shkencor, fermentimi (tharmimi) është reaksioni anaerobik, metabolik, energji lëshues i një molekule ushqyese si glukoza. Gjatë këtij procesi nuk ndodh oksidim. Fermentimi prodhon laktaze, acid acetik, etanol, ose ndonjë produkt tjetër të thjeshtë.

Fermentimi përdoret edhe për tju referuar rritjes së disa mikroorganizmave në disa materiale. Kur fjala përdoret në kuptimin e saj normal, nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm midis metabolizmit aerobik dhe atij anaerobik.

Ky proces shpesh përdoret për të konservuar (ruajtur) ushqimin. Fermentimi zakonisht i referohet fermentimit te sheqerit ose alkoolit duke përdorur maja, por procese të tjera fermentuese përfshijnë prodhimin e kosit. Shkenca e fermentimit njihet si zimologjia.

Fermentimi zakonisht pranon që aksioni i mikroorganizmave gjatë procesit është i qëllimshëm nga ai që po kryen këtë proces.